Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes           ///            Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse nė shqip > Bashkimi Evropian > Kėrkimet nė internet reth BE > Kėrkimi social

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online mbi BE:

Hyrje

Rėndėsia e BE

Ēfarė ėshtė BE?

Zhvillimi i BE

Institucionet e BE

Kėrkimet nė internet rreth BE


 Instrumentat e kėrkimit

 Kėrkimi social

 Kėrkimi i dokumentave

 Kėrkimi semantik

 Kėrkimi Deep Web
 


Kėrkimet nė internet rreth BE

Kėrkimi social (tipi 2)

Pėrpara se tė merremi me instrumentat e kėrkimit tė kėtij tipi rreth BE, le tė shohim fillimisht parahistorinė qė u ka dhėnė kuptim kėtyre instrumentave dhe i ka bėrė ata shumėpremtues. Kėtu ėshtė fjala pėr faktin, qė lidhjet mė tė shpejta me internetin dhe teknologjitė u kanė mundėsuar pėrdoruesve tė internetit tė prodhojnė me shumė lehtėsi pėrmbajtjet e tyre dhe t'i publikojnė ato aty.

Kėto pėrmbajtje duke nisur qė nga shėnimet personale pėr faqet e preferuara – pra link-e me burime tė internetit, qė na duken veēanėrisht interesante dhe tė rėndėsishme – deri te dokumentat, fotot apo videot e ndryshme dhe shumė e shumė tė tjera, mund tė ndahen me tė tjerėt, madje edhe mund tė pėrpunohen nė mėnyrė tė pėrbashkėt.


 

Vetėm kėto predispozita kanė bėrė tė mundur fenomene tė tilla si Wikipedia, enciklopedia mė e madhe online nė botė me diferencė tė dukshme nga tė tjerat, si dhe Flickr, YouTube, Facebook etj. Tė gjitha kėto kanė ēuar nė krijimin e asaj, qė nė pėrgjithėsi e quajnė Web 2.0, si dhe nė rritjen nė njė masė tė pabesueshme tė informacioneve tė disponueshme nė internet. Nė kėrkimin social bėhet fjalė pėr mėnyrėn, se si tė kėrkojmė dhe tė bėjmė tė dobishėm pėrmbajtje tė gjeneruara nga pėrdoruesit, prezenca e tė cilave nė masėn e pėrgjithshme tė informacioneve tė disponueshme vjen gjithnjė duke u rritur.

Nė kėtė kontekst, kėrkim social do tė thotė, qė agregacionet, qė realizojnė pėrdoruesit e internetit gjatė mbledhjes sė burimeve tė informacioneve online, tė bėhėn tė shfrytėzueshme, p.sh. duke i 'tagguar' – ose ndryshe duke i lidhur ato me terma kyēe -, duke krijuar lista publike etj. dhe duke na e bėrė kėshtu tė gjithėve mė tė lehtė aksesin dhe tė kuptuarit e informacioneve.


 





Le tė fillojmė me njė shembull, nė tė cilin bėhet fjalė pėr social bookmarking. Screenshot-i i mėposhtėm Ju tregon faqen hyrėse nė  Bookmarksammlung auf Diigo, me akses publik,  njė shėrbim shenjimi (bookmarking) online. Vitet e fundit kemi grumbulluar aty tė gjitha burimet, qė na janė dukur tė rėndėsishme dhe interesante (literaturė, burime interneti, news etj.) nė lidhje me BE. Pėr momentin (tetor 2010) bėhet fjalė pėr mė shumė se 1.200 regjistrime, tė cilat na janė shfaqur – dhe kjo ėshtė me rėndėsi qendrore – pėrmes taggimit apo termave kyē. Krahas kėsaj, sikurse mund ta kuptoni edhe nga Screenshot, janė memorizuar jo vetėm linket, por edhe fragmente tė pėrzgjedhura nga kėto burime.

Ēfarė dobie sjell kjo nė kuadrin e kėrkimeve rreth BE? Le tė supozojmė, se ju keni interes pėr dy referendumet irlandeze lidhur me Traktatin e Lisbonės. Nėse jepni termin e kėrkimit "lisbon treaty ireland referendum" nė Google, do t'ju shfaqen mė shumė se  200.000 rezultate. Por nėse bėni njė kėrkim tė filturar nė koleksionin e Bookmarking me ndihmėn e termave kryesorė tė kėrkimit "lisbon-treaty", "ireland", "referenda", atėherė do t'ju shfaqen pikėrisht 35 burime shumė relevante, tė pėrzgjedhur nga ekspertė, tė cilat do t'ju mundėsojnė tė informoheni shpejt dhe nė mėnyrė tė mirėorientuar rreth tė gjitha aspėkteve tė rėndėsishme. Dhė pikėrisht kėtu, nė faktin qė ju mund tė shfrytėzoni informacione tė pėrzgjedhura dhe tė tagguar nga ekspertė, kjo ėshtė edhe epėrsia e madhe e kėrkimit social.



Kėrkimi social me Delicious


Pėr kėtė qėllim ju, natyrisht, nuk duhet tė dini, se kush mbledh informacione dhe nė cilėn fushė, pėr ta shfrytėzuar kėtė mundėsi. Ju thjesht duhet tė surfoni nė faqen hyrėse tė shėrbimit bookmarking, tė jepni aty sikurse zakonisht termat tuaj tė kėrkimit dhe mė pas do t'ju shfaqen rezultatet. Por, me anė tė pėrdorimit tė  Delicious, sikurse e bėn tė qartė edhe Screenshot i mėposhtėm – krahas ēdo rezultati, tregohet edhe se sa pėrdorues e kanė memorizuar kėtė burim nė koleksionin e tyre bookmarking, gjė qė sigurisht mund tė jetė njė tregues i relevancės sė informacionit.




Epėrsitė e kėrkimit social


Ku qėndrojnė epėrsitė e kėrkimit me kėto shėrbime? Fillimisht nė faktin, qė ato paraqesin njė pėrzgjedhje tė rrokshme e tė seleksionuar burimesh. Pra, nuk ka nevojė tė pėrballemi me qindra mijėra rezultate njėherėsh. Me shumė dobi mund tė jetė mundėsia e kalimit me klikim te personat, qė kanė memorizuar link-un pėrkatės. Te Diigo, pėr shembull, kjo do t'Ju ēonte nė koleksionon tonė tė shenjimeve, duke Ju dhėnė mundėsinė pėr tu abonuar tek ky i fundit nėpėrmjet njė RSS-Feed. Kjo do tė thotė, qė sa herė qė unė do tė memorizoj njė burim, Ju do tė njoftoheni pėr kėtė nė mėnyrė automatike duke qenė kėshtu nė korrent tė zhvillimeve pa u dashur tė realizoni vetė kėrkime! Sė treti e sė fundmi – nėse Ju do tė kishit njė Account nė kėtė shėrbim – do tė mjaftonte tė klikonit mbi "save this", pėr tė shtuar  burimin pėrkatės nė koleksionin Tuaj tė shenjimeve.

Pra, kėrkim social do tė thotė tė mund tė hysh dhe shfrytėzosh rezultatet e grumbulluara dhe tė kategorizuara nga pėrdoruesit e tjerė tė internetit, duke kursyer nė kėtė mėnyrė kohė si dhe duke bėrė mė efektive kėrkimet Tuaja. Por, kėtu duhet tė mbahet parasysh, qė kjo nuk ėshtė rrugė me njė kalim, pasi shumė prej tyre qė pėrdorin kėto shėrbime dhe instrumente, mund tė kontribuojnė nė inventarin gjithnjė e nė rritje tė fakteve nė internet, duke krijuar dhe vėnė nė dispozicion tė tė tjerėve grupe tė tilla rezultatesh rreth fushave tė interesit apo kėrkimeve shkencore tė caktuara


... shko mė tej te Tipi 3: Kėrkimi i dokumentave


[© Teksti dhe grafikėt: Shoqėria Agora]
 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

© 1998-2010 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora