Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes           ///            Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse nė shqip > Bashkimi Evropian > Kėrkimet nė Internet rreth BE > Instrumentat e kėrkimit

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online mbi BE:

Hyrje

Rėndėsia e BE

Ēfarė ėshtė BE?

Zhvillimi i BE

Institucionet e BE

Kėrkimet nė internet rreth BE


 Instrumentat e kėrkimit

 Kėrkimi social

 Kėrkimi i dokumentave

 Kėrkimi semantik

 Kėrkimi Deep Web
 


Kėrkimet nė internet rreth BE

Instrumentat e kėrkimit (tipi 1)

Instrumentat e kėrkimit karakterizohen nga njė shkallė e lartė pėrdorimi. Ju mjafton tė jepni vetėm termin apo termat kryesor/ė tė kėrkimit dhe menjėherė do t'Ju paraqitet njė listė rezultatesh me linke faqesh interneti, qė pėrmbajnė kėto terma kėrkimi. Nė numrin tejet tė madh tė rezultateve  bėhet me rėndėsi vendimtare ēėshtja, se si pėrcaktohet relevanca e tyre dhe cilat prej tyre paraqiten nė faqet e para tė rezultateve tė kėrkimit. Pasi pjesa dėrrmuese e pėrdoruesve shikon vetėm njė apo dy faqet e para tė rezultateve.

Kjo renditje realizohet me ndihmėn e algoritmeve tė pėrllogaritura, tė cilat nga njė instrument kėrkimi te tjetri kanė pjesėrisht dallime shumė tė mėdha mes njėri-tjetrit, gjė qė bėn pastaj, qė pėr tė njėjtin kėrkim nė instrumentat e pėrgjithshėm tė kėrkimeve si p.sh. Google, Bing ose Exalead - tė kemi pamje tė ndryshme tė rezultateve, pra kanė vetėm shumė pak pėrputhje nė burimet e paraqitura. Nė rastin e instrumentave speciale tė kėrkimit, tė cilėt kėrkojnė nė segmente tė ndryshme (blogs, lajme, literaturė etj), do tė merrni rezultate krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri.


 

Instrumentat e kėrkimit ndahen nė katėr nėnkategori:
 

Instrumetat e kėrkimit tė pėrgjithshėm

Instrumentat e Meta-Kėrkimit

Kėrkim-
Interfaces

Instrumentat e kėrkimit special

Ato pretendojnė se e mbulojnė krejt internetin nė tė gjithė gjerėsinė e tij. Shumica e pėrdoruesve pėrdorin vetėm instrumentat e kėrkimit tė kėsaj nėnkategorie.

Kėto kėrkojnė nė tė njėjtėn kohė inventarin e  informacioneve tė disa instrumentave tė tjerė kėrkimorė, dhe Jua paraqesin tė gjitha tė renditura sipas algoritmeve tė veta.

Ata Ju mundėsojnė qė prej njė pozicioni dhe duke dhėnė vetėm njė herė termat kyē tė kėrkimit tė kontrollohen njėri pas tjetrit qindra instrumenta kėrkimorė.

Ata janė tė specializuar nė lloje tė ndryshme mediash (Blogs, News, Video, figura etj.) apo sektorėsh (drejtėsi, letėrsi, shkencė, BE etj.) dhe nė segmentin e tyre mund tė gjejmė informacione mė relevante se ē'mund tė gjenden me anė tė instrumentave tė kėrkimit tė pėrgjithshėm.

Shembuj: Google, Bing, Exalead

Shembuj: AllPlus, Scour

Shembuj: Browsys Finder, Zuula

 

...mė shumė

...mė shumė

...mė shumė

...mė shumė

 


 



Pėrdorimi i instrumentave tė kėrkimit rreth temės sė BE


Instrumenta tė kėrkimit tė pėrgjithshėm


Pėr arritjen e rezultateve tė mira nė pėrdorimin e instrumentave tė kėrkimit tė pėrgjithshėm ėshtė me rėndėsi vendimtare, qė tė realizoni kėrkime tė pėrparuara, qė domethėnė se nuk duhet kurrsesi tė veproni si nė screenshot-in e mėposhtėm – sikurse veprojnė pėr fat tė keq shumica dėrrmuese e pėrdoruesve.



Arsyen pėr kėtė dėshirojmė t'Jua tregojmė me anė tė njė kėrkimi pėr informacione reth efekteve tė zgjedhjeve nė Bosnje Hercegovinė, datė 3.10.2010, mbi procesin e zgjerimit. Me kėrkesėn e  bėrė nė Screenshot shihni, se si termat e kėrkimit lidhen njėri pas tjetrit me fjalen "dhe". Kjo do tė thotė pėrhembull qė duhen gjetur edhe ato faqe, ku diku shfaqet "EU" dhe diku "enlargement" - por, nuk ėshtė kjo ajo qė duam tė gjejmė ne. Pėr ne ėshtė i rėndėsishėm termi ekzakt "eu enlargement".

Krahas kėsaj ky lloj kėrkimi nuk merr nė konsideratė faktin, qė pėr ne tė rėndėsishme janė zgjedhjet e datės 3.10.2010, ndėrkohė qė rezultatet pėrfshijnė tė gjitha burimet e informacioneve edhe rreth zgjedhjeve tė mėparshme nė Bosnje-Hercegoinė. Kjo bėn qė tė na shfaqen njė mori rezultatesh jorelevante.



Pėrdorni gjithmonė  "advanced search" dhe filtrat


Pikėrisht kėto probleme mund tė zgjidhen pėrmes shfrytėzimit tė kėrkimit tė pėrparuar, tek i cili mbėrrini me njė tė klikuar tė mausit nė linkun "Advanced Search". Atje vihen nė dispozicion mundėsi tė shumta, tė ashtuquajtra filtra, tė cilat do t'ju ndihmojnė tė bėni kėrkesėn tuaj nė google shumė mė tė qartė dhe mė tė saktė, duke thėnė me saktėsi, pėr se jeni tė interesuar. Nėse ne atje do tė pėrdorim vetėm dy prej kėtyre filtrave, duke kėrkuar fillimisht pėr shprehjen e saktė "eu enlargement" dhe sė dyti do pėrdorim filtrin e datave duke kėrkuar vetėm burime informacioni tė muajit tė fundit, atėherė rezultati ėshtė njė pėrmirėsim tėrėsor, sikurse mund tė shihet nė Screenshot: prej mė shumė se 43.000 bėhen rreth 500 rezultate.


 



Instrumentat e meta-kėrkimit

Kėta kėrkojnė nė tė njėjtėn kohė inventarin e  informacioneve tė disa instrumentave tė tjera kėrkimorė, dhe Jua paraqesin tė gjitha tė renditura sipas algoritmeve tė veta. Mjė kėrkim shembull me Scour - njė instrument i Meta-Kėrkimit, i cili pyet njėkohėsisht Google, Yahoo! dhe Bing si dhe kėrkon rezulate nė kohė reale te Twitter - synon tė sqarojė, se ē'do tė thotė kjo dhe ku qėndrojnė pėrparėsitė. Termi kryesor i kėrkimit ishte "eu enlargement serbia".



Ky screenshot Ju tregon 3 rezultatet e para tė faqes sė parė. Nėse vini re ikonat e anės sė djathė nė kuadrat tė kuq tė ēdo rezultati kėrkimi, rezultati i parė tek Yahoo! ėshtė gjithashtu nė vend tė parė te Bing – ndėrsa tek  Google as nuk do ta kishit gjetur! Rezultati i dytė te Scour ishte nė vend tė dytė edhe te Google dhe Bing – por me Yahoo! nuk do ta kishit gjetur.

Me instrumentat e meta-kėrkimit kėrkimet realizohen, pra thėnė shkurt, njėsoj si me instrumentat e kėrkimit tė pėrgjithshėm. Gjithsesi kėrkimet e zgjeruara vihen nė dispozicion vetėm nė shumė pak prej instrumentave tė meta-kėrkimit. Arsyeja pėr kėtė ėshtė fakti, qė nė kėrkimin e njėhershėm tė disa inventarėve tė dhėnash duhet operuar nė tė njėjtėn kohė me emėruesin mė tė vogėl tė mundshėm si dhe tė hiqet dorė  nga mundėsitė e filtrave specialė, qė nė instrumenta tė ndryshme kėrkimi  dallojnė nga njėri-tjetri.

Shkruani pra, sikurse paraqitet edhe nė  Screenshot-in e mėposhtėm pėr AllPlus Clusty, termin Tuaj tė kėrkimit nė dritaren e kėrkimit nė faqen hyrėse. Lini fillimisht mėnjanė mundėsitė e selektimit pėrmes fushės sė kėrkimit (web, news, images etj.), lini pozicionin standard (web) dhe klikoni mbi "Search". Pas kėsaj do t'Ju shfaqet lista me rezultatet e mėposhtme, qė nė kėtė rast janė 125 (16.10.2010).



Ajo, qė bie nė sy fillimisht ėshtė pjesa e majtė e dritares, e cila i kategorizon kėto rezultate nė tė ashtuquajturit Cluster. Kėto janė rezultate tė lidhura relativisht ngushtė me njėri-tjetrin, tė cilat kanė elemente qendrore tė ngjashme. Kėtu bėhet fjalė pėr njė funksion tejet tė dobishėm, pasi ai Ju mundėson qė me njė klikim tė mausit  mbi linkun pėrkatės tė pėrqendroheni nė rezultatet e pakta tė njė Clusteri tė caktuar.

Pra, nėse fillimisht kėrkoni tė merreni tė themi me situatėn nė Irlandė, klikoni mbi linkun "Irish referendum" (1) – dhe pastaj nė anėn e djathtė do t'Ju shfaqen tė 54 rezultatet e kėtij Clusteri. Nė kėtė mėnyrė, nė shumė raste, mund tė kurseni shumė kohė.

Por, krahas kėsaj, ka edhe mundėsi tė tjera interesante dhe tė efektshme pėr tė ngushtuar mė tej fushėn e rezultateve dhe pėr t'ua pėrshtatur atė nevojave Tuaja. Le tė supozojmė se pėr Ju ka rėndėsi para sė gjithash debati aktual rreth referendumit irlandez. Nė kėtė rast, nė pjesėn e sipėrme do tė zgjidhnit nė vend tė “web” opsionin tjetėr “news” (2) dhe do t'ju shfaqen kėshtu informacione tė shumta rreth kėsaj tematike qė prej tetorit 2010.



Pėrparėsitė dhe mangėsitė e pėrdorimit tė Instrumentave tė Meta-Kėrkimit


Ku qėndrojnė epėrsitė dhe mangėsitė e kėrkimit me intrumentat e meta-kėrkimit? Fillimisht, epėrsitė qėndrojnė  nė faktin, qė rreziku, qė mund t'Ju shpėtojnė rezultate tė rėndėsishme, ėshtė mė i pakėt. Krahas kėsaj funksionet e shumta shtesė, sikurse shpjegova me anė tė shembullit AllPlus, venė nė dispozicion mundėsi shumė tė dobishme  pėr ta bėrė procesin e kėrkimit mė efektiv dhe mė tė shkurtėr.

Pėr kėtė arsye nė shumicėn e rasteve do tė ishte e rekomandueshme tė punohej jo me instrumenta tė veēantė tė kėrkimit tė pėrgjithshėm, por me instrumenta tė meta-kėrkimit, me pėrjashtim tė rasteve, kur kėrkoni tė realizoni njė kėrkim shumė special dhe kompleks, pėr tė cilin do t'Ju duheshin domosdoshmėrisht filtrat e kėrkimit tė pėrparuar, sikurse i ofrojnė Google & Co. Krahas instrumentave tė prezantuar deri mė tani tė Meta-Kėrkimit ka natyrisht edhe instrumenta tė tjerė  me vlerė pėr t'u rekomanduar, si pėr shembull Yippy ose Metacraėler, por me dy tė parėt pėr ēdo rast keni bėrė njė zgjedhje tė mirė.





Pėrdorimi i Kėrkim-Interfaces



Kėrkim-Interfaces

Si kėrkohet me Kėrkim-Interfaces? Kėtė duam t'Jua tregojmė duke marrė shembullin e Browsys Finders (shih  Screenshot). Filloni, si gjithmonė, duke dhėnė termat e kėrkimit nė fushėn pėrkatėse tė kėrkimit - lisbon treaty (1. Pas kėsaj zgjidhni njė nga kategoritė e mėdha - nė shembullin tonė zgjidhet "News" (2). Dhe nė mbyllje zgjidhni  instrumentin e kėrkimit (news) tė treguar poshtė dritares sė kėrkimit, qė dėshironi tė pėrdorni. Ne po zgjedhim Google Archive, i cili ofron njė funksion veēanėrisht interesant, prej prezantimit tė tė cilit nuk duam t'ju privojmė (3).



Google Archive Ju tregon te rejat nė njė bosht kohor, mbi te cilin mund tė klikoni, nė mėnyrė qė t'ju paraqiten rezultatet pėrkatėse nė rrjedhė kronologjike pėr njė periudhė tė caktuar kohore. Nė shembullin tonė do tė kishte qenė vėrtetė shumė e lehtė pėr tė kuptuar tė gjithė diskutimin rreth Traktatit tė Lisbonės nė periudhėn 2006-2010. Njė mundėsi kjo, pėr tė cilėn njė shkencėtar nė fakt vetėm mund tė ėndėrrojė!

Mbani nė konsideratė, ju jutem, qė rezultatet shfaqen nė dritaren Browsys. Pra, nėse Ju nuk jeni tė kėnaqur me rezultatet e instrumentit tė kėrkimit tė zgjedhur fillimisht, thjesht klikoni mbi njė tjetėr, pa u dashur tė rijepni edhe njėherė termat e kėrkimit. Madje mund tė ndėrroni edhe kategorinė, pra nė vend tė "news" tė zgjidhni pėr shembull "Academic" dhe pastaj tė klikoni mbi njėrin prej intrumentave tė kėrkimit shkencor, qė ju shfaqen.

Krahas Browsys Finder dėshirojmė t'ju prezantojmė edhe Zuula. Epėrsia kryesore e Zuula qėndron nė faktin, qė pėrmes saj bėhet njė seleksioni dubletash, qė do tė thotė, rezultatet qė keni gjetur tek Google, nuk do t'ju rishfaqen njė herė tė dytė tek Bing. Ky ėshtė njė fundksion tejet i dobishm nė praktikė. Scrrenshot-i vijues jua demonstron kėtė pėrmes njė kėrkimi shembull me termin "eu enlargement macedonia".



Epėrsitė dhe mangėsitė e pėrdorimit tė Kėrkim-Interfaces


Ku qėndrojnė epėrsitė dhe mangėsitė e punės me kėrkim-Interfaces? Epėrsia kryesore i kėrkim-Interfaces ėshtė fakti, qė mė kėtė lloj kėrkimi Ju vihen nė dispozicion qindra instrumenta speciale tė kėrkimit, disa prej tė cilėve do t'i njohim nė pjesėn pėrmbyllėse: fjalorė, enciklopedi, news, instrumenta sociale tė kėrkimit, instrumenta tė kėrkimit shkencor etj.

Mangėsia e vetme qėndron nė faktin qė, duke provuar shumė, ekziston rreziku i humbjes sė kohės. Krahas kėsaj nuk mund tė pėrdorni funksionet e filtrave komplekse tė njė kėrkimi tė pėrparuar, qė janė tė nevojshėm nė kėrkimet e veēanta. Kėrkim-Interfaces me vlerė pėr t'u rekomanduar krahas Browsys Finder dhe Zuula do tė ishte  edhe Trovando.


 



Instrumenta tė kėrkimit  special

Nė pjesėn mė tė madhe tė asaj morie instrumentash kėrkimi qė ekzistojnė, mė shumė se 500.000, bėhet fjalė pėr instrumenta tė kėrkimit, qė mbulojnė praktikisht tė gjitha tipet e mediave (video, audio, blogs etj.) dhe sektorėve (shkencė, drejtėsi etj.). Ndaj nė kėtė pikė do tė duhet tė pėrqendrohemi nė njė fragment tė vogėl, pikėrisht nė atiotipe tė instrumentave tė kėrkimit special, qė kanė njė rėndėsi tė veēantė pėr kėrkimet rreth BE:

- Instrumentat e kėrkimit shkencor
- Fjalorė dhe enciklopedi
- Instrumenta kėrkimi tė news
- Instrumenta kėrkimi tė literaturės
- Bankat e tė dhėnave rreth BE





pėrdorni "advanced search"



Instrumentat e kėrkimit shkencor

Si mund tė kėrkojmė me instrumentat e kėrkimit shkencor? Nė thelb funksionon njėsoj si tek instrumentat e kėrkimit tė pėrgjithshėm, pra, duhet qė edhe kėtu tė pėrdorni kėrkimin e pėrparuar. Nė shembullin e Scirus, pėrfaqėsuesi mė i njohur e mė i mirė i llojit tė vet, kjo do tė thotė, qė Ju fillimisht duhet tė kaloni direkt atje me njė klikim mbi "Advanced Search.

Dritarja, qė shfaqet pas kėsaj, Ju ofron njė sėrė filtrash, prej tė cilave nė Screenshot-in e mėposhtėm jepet vetėm njė pjesė. Si me anė tė mundėsive tė pėrzgjedhjes pėrmes sektorėve Dropdown nė pjesėn e sipėrme (1), ashtu edhe pėrmes mundėsive tė pėrzgjedhjes tė shfaqur poshtė tyre (2) bėhet menjėherė e qartė, qė kėtu ėshtė fjala pėr njė instrument tė kėrkimit shkencor, qė i njeh kėrkesat dhe nevojat e veēanta nė kėtė fushė si dhe i merr ato nė konsideratė (kėrkim pėr titullin e njė reviste shkencore, njė autor,  njė kodi ISBN etj).



Edhe mė e qartė bėhet kjo, nėse i hidhni njė vėshtrim pjesės sė rezultateve lidhur me kėrkesėn tonė tė marrė si shembull nė lidhje me Traktatin e Lisbonės. Sikurse mund ta vini re pa problem (1), nė kėtė rast bėhet fjalė – ndryshe nga ē'ndodh te Google – pėr burime shkencore tė vogla sikurse janė artikujt, librat etj. Vini re gjithashtu edhe mundėsitė pėr ta bėrė kėrkimin Tuaj mė tė detajuar pėrmes Cluster-it (2) si dhe pėr t'i dėrguar rezultatet Tuaja me e-mail, pėr t'i memorizuar apo eksportuar ato (3) si dhe pėr t'i pėrfshirė drejtpėrdrejti nė dorėshkrimin Tuaj.


Epėrsitė e instrumentave tė kėrkimit shkencor


Pyetja, se cilat janė epėrsitė e kėrkimit me instrumentat e kėrkimit shkencor e ka marrė tashmė pėrgjigjen. Dobia e tyre pėr njė artikull specifik shkencor, njė punė diplome apo publikime mė tė mėdha  rreth njė teme (mbi BE) ėshtė absolutisht e detyrueshme pėr tė pėrpunuar nivelin e kėrkimeve rreth tematikės nė fjalė. Pėr t'u rekomanduar krahas Scirus do tė ishte edhe Google Scholar, njė instrument i shkėlqyer plotėsues.


 



Fjalorėt dhe enciklopeditė

Le tė jemi tė sinqertė – shfletimi i herėpashershėm gjatė trajtimit tė BE, njė objekti i cili ndodhet nė shndėrrim tė vazhdueshėm, do tė bėnte pjesė, edhe pėr profesionistėt, nė mundėsitė mė tė rėndėsishme, qė ofron interneti. Sa deputetė ka tani Parlamenti Evropian? Si quhet komisionerja suedeze? Kush e ka patur para dy vjetėsh presidencėn e BE? Ēfarė parashikonte Plani i Werner-it? - tė gjitha kėto e shumė tė tjera nuk ka njeri, qė t'i mbajė mend.

Por
pėr informacione tė kėtij lloji ka gjithmonė nevojė - dhe pėr fat kėto janė tė disponueshme nė internet vetėm duke klikuar.  Njė nga burimet mė voluminoze tė informacionit, me njė numėr tė jashtėzakonshėm artikujsh rreth BE, ėshtė versioni nė anglisht i Wikipedia-s. Qė Wikipedia dhe enciklopedi tė tjera nuk mund, nuk duan dhe nuk duhet tė zėvendėsojnė marrjen e hollėsishme me literaturė shkencore, por vetėm t'i plotėsojnė ato nė sensin e pėrshkruar mė sipėr, kjo – shpresoj – vetėkuptohet.

Mė poshtė do tė prezantohet njė mundėsi interesante aksesi dhe kėrkimi nė inventarin e dijes sė enciklopedisė mė tė madhe, pikėrisht pėrpara se tė fillojmė tė flasim rreth disa burimeve tė tjera tė rekomandueshme duke mbajtur nė konsideratė pikėrisht kėrkimin rreth BE.


 


Wikimindmap – Artikujt e Wikipedia-s rreth njė teme si Mindmap

E veēanta e Wikimindmap qėndron nė faktin, qė tė gjitha informacionet e regjistruara tė njė versioni gjuhėsor tė caktuar tė Wikipedia Ju shfaqen nė formėn e njė Mindmap, sikurse e bėn tė qartė edhe Screenshot-i vijues.



Epėrsitė e Wikimindmap


Termat tanė tė kėrkimit shfaqen nė qendėr tė njė Mindmap (1). Degėt kryesore tregojnė artikujt, qė u referohen kėtyre. Duke klikuar mbi shenjėn e plusit degėt kryesore mund tė hapen mė tej dhe pėrmbajtjet e tyre diferencohen(2). Nėse klikoni me anė tė mausit mbi shigjetat e gjelbėrta pranė njė termi, do tė gjenerohet njė Map i ri me objektin e degės kryesore nė qendėr, nė shembullin tonė mė Parlamentin Evropian (3). Nėse klikoni direkt nė tekstin e njė nėndege, atėherė Wikimindmap do t'ju tregojė artikullin pėrkatės tė Wikipedia; nė Screenshot pėr shembull ėshtė shfaqur artikulli rreth Traktatit tė Amsterdamit (4).

Lojėra? Aspak! Pėrkundrazi, njė ndihmė shumė e madhe, pėr shembull pėr tė krijuar njė ide tė pėrgjithshme mbi aspektet mė tė rėndėsishme tė njė teme si dhe pėr tė patur akses nė  objektin pėrkatės brenda fraksionit tė kohės, qė do tė na ishte nevojitur nė ndonjė rast tjetėr. Njė ndihmė e paēmueshme pikėrisht nė njohjen e sistemit kompleks tė BE!

Enciklopedi tė tjera

Natyrisht nuk ekziston vetėm Wikipedia; Inventari i enciklopedive nė Internet ėshtė i parrokshėm. Por shumė prej tyre ose janė tė shfrytėzueshme vetėm me pagesė ose japin vetėm informacione tė shkurtra dhe sipėrfaqėsore rreth BE. Ndaj le tė mjaftohemi me referencėn ndaj dy enciklopedive tė tjera – vėrtet tė shkėlqyera. Pra, gjithsej kėto tre enciklopedi do tė mbulojnė nevojat Tuaja nė lidhje me shfletimin rreth tematikės sė BE:

a) Answers.com
ofron informacione tė bazuara; shpesh pėrmban edhe artikuj pėrkatės nga Wikipedia – por jo vetėm.

b) Das Europa Glossar Fjalor i
shkėlqyer dhe specifik rreth koncepteve tė rėndėsishme tė BE.

c) Wikipedia - Klasiku.





Kėrkimi i news -  shpesh vendimtar pėr punėt shkencore mbi BE





Epėrsitė e Addict-o-matic



Instrumenta tė kėrkimit tė tė rejave (kėrkimi i news)

Fakti, qė pikėrisht nė rastin e  njė objekti kaq shpejt tė ndryshueshėm, sikurse ėshtė BE, kėrkimet e detajuara dhe gjithėpėrfshirėse tė proceseve aktuale kanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme, ėshtė po aq i vetėkuptueshėm sa edhe fakti tjetėr, qė pikėrisht nė kėtė pikė kėrkohen instrumenta tė kėrkimit special. Dhe tė tillė ka plot, si pėr shembull ata tė dy instrumentave tė mėdha tė kėrkimit tė pėrgjithshėm: Google News dhe Yahoo! Nachrichten.

Addict-o-matic

Por pėrse duhet tė kėnaqemi me zgjidhjen e dytė mė tė mirė, ndėrkohė qė ka edhe njė mundėsi tjetėr shumė mė tė mirė pėr tė kėrkuar tė rejat, pikėrisht si njė lloj meta-instrument i kėrkimit news Addict-o-matic. Epėrsitė e tij kryesore janė:

  • Ai pėrdor njė sėrė burimesh tė ndryshme e tė shumta duke ofruar kėshtu pėr Ju nė mėnyrė komode njė agregat informacionesh tė shumėllojshme.

  • ai u kthehet e burimeve “sociale”, sikurse ėshtė Twitter, ku gjenden udhėzime rreth artikujsh, raportesh dhe burimesh tė kategorizuara si interesante dhe veēanėrisht tė rėndėsishme, para sė gjithash nga pėrdorues tė tjerė tė intenetit.

  • Gjithashtu, mund tė kėrkohet edhe nė elementėt e Blog-ut, tė cilėt jo vetėm plotėsojnė mediat tradicionale ne njė sėrė sektorėsh dhe vendesh, por pjesėrisht janė edhe mė aktuale.

  • Ai pėrmbledh jo vetėm tekste, por edhe foto apo video relevante, qė pėrcjellin pėr shembull pėrshtypjet nė kuadėr tė njė prezantimi, gjė qė nuk mund tė realizohet vetėm me anė tė njė teksti.

  • Ai lejon njė shkallė tė lartė personalizimi, qė do tė thotė se Ju mund ta pėrshtatni Addictomatic nė njė pjesė tė madhe nė varėsi tė nevojave tuaja, mes tė tjerash edhe duke zgjedhur se cilat burime duhen pėrfshirė nė kėrkim, sikurse e tregon edhe Screenshot-i vijues, nė tė cilin gjithsesi mund tė shihet vetėm njė pjesė e mundėsive tė pėrzgjedhjes.



Funksione tė ngjashme me Addict-o-matic ofron edhe Surchur. Ndėrsa mundėsitė e veēanta tė Google News Archive Search, qė pėrshtatet mė sė miri pėr ndjekjen e kujdeshme tė tė rejave lidhur me njė temė (BE) pėr njė periudhė mė tė gjatė kohore duke i shfaqur ato edhe nė njė bosht kohor, tanimė i kemi pėrmendur.


 



Shėrbimet e Informacionit tė BE: Euractiv dhe EU-Observer

Krahas instrumentave tė rekomanduar tė kėrkimit tė tė rejave dėshirojmė tė tėrheqim vėmendjen edhe nė lidhje me dy shėrbime speciale tė BE, qė ofrojnė shumė mė tepėr se sa thjesht kėrkimin e tė rejave nė lidhje me BE, pikėrisht njė grumbull me informacione, dosje dhe analiza aktuale. Pėr kėtė ofertė tė shkėlqyer nuk duhet as tė mundoheni vetė, pasi ajo Ju dėrgohet gratis dhe automatikisht nė formė Newsletter-i ose me anė tė RSS-Feed. Ata, qė merren nė mėnyrė disi mė intensive me BE, duhet tė abonohen domosdoshmėrisht nė faqet e mėposhtme tė internetit:

- EurActiv.com

- EUObserver


 



Instrumenta pėr kėrkimin e literaturės

Tė gjithė ata, qė duan tė merren nė mėnyrė shkencore me BE, duhet, natyrisht, tė njihen me literaturėn ekzistuese pėrkatėse. Pėr tė gjetur literaturėn e njė fushe tė caktuar nė mėnyrė tė mirėorientuar dhe pėrmbledhėse, sot praktikisht nuk do tė ishte mė e mundur pa ndihmėn e internetit. Sigurisht, ekzistojnė biblioteka tė shumta (dixhitale) tė fushave tė caktuara, nė tė cilat grumbullohet me qėllim tė qartė literatura pėrkatėse tė kėrkimit rreth BE, parė nga perspektiva e disiplinave tė ndryshme shkencore. Prezantimi i tyre i hollėsishėm kėtu nuk do tė ishte i mundur.

Ndaj, duam tė pėrqendrohemi nė njė instrument tė veēantė e tė spikatur tė kėrkimit tė literaturės,  Worldcat, qė zotėron njė inventar aq tė gjerė e gjithėpėrfshirės, sa qė Ju mund tė gjeni nė mėnyrė tė besueshme, pėrtej kufijve tė fushave specifike, pjesėn mė tė madhe tė titujve, qė korespondojnė me fushėn e interesit dhe tė punės Suaj. Veē kėsaj, ky instrument ofron edhe shumė funksione tė tjera shtesė, qė kalojnė kufijtė e njė kėrkimi tė pastėr, dhe lejojnė pėr shembull edhe pėrgatitjen e listave tė literaturės online, si dhe Ju ofrojnė mundėsi tė thjeshta tė kėtyre bibliografive nė formėn e tekstit, sikurse punoni zakonisht.

Pra, nė shumė pak raste do tė keni nevojė mė shumė sesa pėr shėrbimin online tė prezantuar mė poshtė. Dhe boshllėqet, qė eventualisht ekzistojnė, mund tė mbyllen pa problem duke pėrdorur njėrin prej instrumentave tė kėrkimit trajtuar mė sipėr.


Worldcat apo mė shumė se 1.5 miliardė me njė godtje

Ajo, qė sapo thamė theksohet edhe mė shumė nga fakti, qė Worldcat realizon kėrkime nė njė inventar prej  plot 1.5 miliardė titujsh (tetor 2010). Kėtu pėrmblidhen kryesisht monografi dhe artikuj revistash, por Ju mund tė kėrkoni edhe pėr DVD apo CD qė Ju duhen.

E nėse mė nė fund futemi nė Worldcat, e para gjė qė duhet bėrė ėshtė hapja e njė llogarie, e cila Ju ofron mundėsinė e aksesit nė funksionet e pėrparuara, si p.sh. pėrgatitja dhe memorizimi i bibliografive. Nėse dėshironi, mund tė vendosni edhe njė fotografi Tuajėn, tė shkruani pak rreshta rreth Jush dhe fushave tė interesit Tuaj, duke krijuar kėshtu njė profil, qė do tė ndihmonte tė gjeni kolegė dhe kolege me sektorė tė ngjashėm pune dhe aktivitetesh. Nė kėtė mėnyrė, do tė kishit akses nė Bibliografinė tonė rreth marrėdhėnieve BE - Ballkani Perėndimor - edhe pse vetė nuk keni bėrė kėrkime as edhe pėr njė titull tė vetėm!



Kėrkimet me Worldcat


Pasi tė keni hyrė dhe tė keni krijuar profilin Tuaj, atėherė duhet qė, - sikurse e njihni edhe nga instrumentat e kėrkimit tė pėrgjithshėm – tė kaloni nė kėrkimin e  pėrparuar duke klikuar mbi "Advanced Search" dhe tė jepni atje nė dritaret e duhura termat Tuaj tė kėrkimit si dhe, nė rast se duhet, tė pėrdorni filtrat pėrkatės. Kėshtu, si shembull, kemi shėnuar nė dritaren "Key" termat "eu enlargement western balkans" dhe filtrin kohor e kemi vendosur nė 2005-2010. Qė kėtej paraqiten rezultatet e mėposhtme, qė duken nė tėrėsi bindėse pėrsa i pėrket relevancės.



Edhe kėtu, sikurse mund ta dalloni nga ana e majtė, Clustering- u realizohet nga pikėpamje tė ndryshme  (autori, formati, viti, etj) (1), qė e lehtėson shumė punėn Tuaj. Dritarja Dropdown nė qendėr ofron mundėsinė, pėr tė vėnė kryqin nė tituj tė veēantė, nė mėnyrė qė t'i rendisni mė pas nė njė listė tė re apo ekzistuese literature (2), Nėse ju nevojiten detaje tė mėtejshme rreth njė titulli, mjafton tė klikoni mbi link; dhe pas kėsaj ju hapet njė faqe me informcione tė mėtejshme.










Pėrdorimi i bazave tė tė dhėnave mbi BE



Bazat e tė dhėnave mbi BE

Njė pėrshtypje tė parė lidhur me numrin e madh dhe shumėllojshmėrinė e bazave tė tė dhėnave rreth BE mund t'Jua japė faqja pėrkatėse e Portalit nė Serverin e Evropės, ku kėto ose janė tė kategorizuara sipas sektorėve  - sikurse tregohet nė Screenshot-in e mėposhtėm – ose paraqiten nė renditje alfabetike.

Pėr fat tė mirė nėpėrmjet zgjedhjes sė gjuhės (vetėm pėr listat e bazave tė tė dhėnave!!! pėrsa u pėrket pėrmbajtjeve tė pjesės mė tė madhe tė bazave tė tė dhėnave, ato janė tė disponueshme nė anglisht – e ndonjėherė edhe nė frengjisht), pėrshkrimeve tė shkurtra dhe mundėsitė e seleksionimit mund tė gjeni vėrtetė shpejt bazat e tė dhėnave, pėr tė cilat keni nevojė. Gjithsesi, kjo nuk vlen pėr vendosjen dhe pėrdorimin e burimeve vetiake tė informacionit; ndaj ju duhet tė kaloni nė bazėn pėrkatėse tė tė dhėnave pėrmes Hiperlink-ut nė listė-pėrmbajtje dhe tė kėrkoni atje pėr udhėzime tė tjera pėrdorimi, qė ekzistojnė shumėfish.



Ėshtė bėrė e qartė tashmė, qė pėrpjekja pėr t'Ju dhėnė qoftė edhe vetėm njė ide tė pėrgjithshme orientuese, do tė kishte dashur njė libėr tė trashė. Ndaj duam tė kufizohemi vetėm me paraqitjen e dy bazave mė tė rėndėsishme tė tė dhėnave, pikėrisht EUR-Lex dhe PreLex.

EUR-Lex

EUR-Lex
ofron akses gratis nė kuadrin ligjor dhe rregullues tė Bashkimit Evropian. Pėrmes kėtij sistemi Ju mund tė njiheni me fletoren zyrtare tė BE, si dhe marrėveshjet, aktet ligjore, jurisdiksionin dhe dispozitat ligjore pėrgatitore. Shpjegime nė lidhje me faqen e internetit gjeni nė njė  faqe mė vete. Krahas kėsaj, pėrmes link-eve nė bordurėn e sipėrme tė dritares “Udhėrrėfyesit", "FAQ" dhe "Ndihmė" nė Faqen hyrėse tė EUR-Lex Ju vihen nė dispozicion informacione tė tjera.

PreLex

Vėshtrime tejet interesante nė procesin e vendimmarrjes brenda BE mundėson PreLex. Kjo bazė tė dhėnash pėrmban informacione qė prej vitit 1976 (!) dhe aktualizohet ēdo ditė. Aty pėrshkruhen procedurat, qė janė vėnė nė lėvizje me anė dokumentash zyrtare (propozime, rekomandime, njoftime etj.), dhe qė Komisioni ua ka pėrcjellė Kėshillit, Parlamentit Evropian dhe organeve e institucioneve tė tjera. Ēdo dosje pėrmban etapat pėrkatėse (pėrcjellja Kėshillit, pozicionimi i PE, pranimi formal pėrmes Kėshillit etj).

Dokumentat e cituara, qė gjenden nė formė elektronike nė faqet e internetit tė Komisionit apo nė faqe tė tjera interneti, mund tė thirren pėrmes link-eve pėrkatėse. Edhe kėtu ėshtė ndėr tė tjera linku "Description of the database", i cili hap njė dritare tė re tė vetėn dhe vė nė dispozicion informacione rreth pėrgatitjes dhe pėrdorimit tė bazės sė tė dhėnave.


... shko mė tej te Tipi 2: Kėrkimi social


[© Teksi dhe grafikėt: Shoqėria Agora]
 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

© 1998-2010 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora