Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes           ///            Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse nė shqip > Bashkimi Evropian > Institucionet e BE

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online mbi BE:

Hyrje

Rėndėsia e BE

Ēfarė ėshtė BE?

Zhvillimi i BE

Institucionet e BE

 Kėshilli i BE

 Komisioni Evropian

 Parlamenti Evropian

 Gjykata e BE

 Kėshilli Evropian

 Niveli kombėtar

 Ndėrveprimi

Kėrkimet nė internet rreth BE
 


Institucionet e BE

Hyrje

Nė kapitujt e tjerė nė kuadėr tė kėtij libri metodik online kemi ndeshur nė veēori qendrore tė BE. Gjatė analizės sė  Zhvillimit tė BE pėr shembull kemi konstatuar se,

  • nė rastin e KEQĒ, KEE, Komunitetit Evropian dhe BE bėhet fjalė pėr forma tė reja dhe unike tė bashkėpunimit;

  • kėtu vihet re njė bashkėekzistencė shumė e veēantė elementesh mbikombėtare dhe ndėrqeveritare;

  • ėshtė realizuar njė proces zhvillimi, pėr t’u vlerėsuar, nga njė bashkėpunim i kufizuar sektoral nė njė gjithėpėrfshirės si dhe nga njė bashkėpunim ndėrshtetėror nė njė mbikombėtar;

  • shumė masa mundėn tė realizoheshin vetėm pas njė vonese kohore, nė njė pjesė tė tyre deri edhe prej disa dekadash;

  • rrethi i shteteve anėtare ėshtė zgjeruar jashtėzakonisht shumė.


 

Nė kėtė kapitull duam tė merremi mė hollėsisht me strukturėn institucionale tė BE, duke ndjekur tė njėjtat qėllime, ndaj po fillojmė me dy pikat e para tė listės, duke analizuar mė nga afėr, se ēfarė pėrbėn konkretisht risi nė fushėn e institucioneve dhe se ku mund tė identifikohen kėto elemente mbikombėtare dhe ndėrshtetėrore. Nisur nga kėto ide paraprake  rrjedhin tre qėllime:

  • tė krijojmė fillimisht njė ide tė pėrgjithshme nė lidhje me karakteristikat kryesore strukturore tė BE-sė, veēanėrisht rreth atyre karakteristikave, tė cilat ēojnė nė klasifikimin e saj si organizatė mbikombėtare, pra si njė  organizatė, e cila ndryshon nga marrėdhėniet thjesht ndėrshteterore apo organizatat klasike.

  • sė dyti, tė mbajmė parasysh tė gjithė kontekstin dhe kompleksitetin e ndėrtimit strukturor.

  • kjo do tė thotė, qė ne nuk duhet tė mbetemi nė nivelin mbikombėtar, por duhet tė bėjmė objekt tė analizės sonė edhe shtetet anėtare.

Po pėrse duhen analizuar tė gjithė kėta faktorė dhe nivele? Kėtė na e bėn tė qartė diagrama e mėposhtme, por e sqaron nė mėnyrė tė hollėsishme edhe kapitulli "Ēfarė ėshtė BE?".




Ndėrthurje e niveleve nė sistemin disanivelesh






Diagrama tregon se si, nga njėra anė, aktorėt e nivelit kombėtar dhe nėnkombėtar janė tė pėrfaqėsuar nė nivel BE-je dhe mund tė ndikojnė nė vendimmarrje – qeveritė kombėtare pėrfaqėsohen nė Kėshillin e BE dhe nė Kėshillin Evropian, pra, nė njė pozicion qendror; strukturat nėnkombėtare tė qeverisjes nė Komisionin e Rajoneve; shumė ndėrthurje tė tjera nuk janė paraqitur nė diagramė, si pėr shembull shoqatat  nė Komisionin Social-Ekonomik, dhe krahas kėsaj popullsitė e shteteve anėtare zgjedhin deputetėt e Parlamentit Evropian.

Nga ana tjetėr mund tė vihet re, qė vendimet e BE, "ligjet" e tij, kanė efekt tė drejtpėrdrejtė dhe tė detyrueshėm nė shtetet anėtare – njėsoj sikurse ligjet kombėtare – dhe kjo nė njė masė dhe cilėsi gjithnjė e mė tė konsiderueshme. Me fjalė tė tjera: tre nivelet janė tė ndėrthurura aq ngushtė me njėri-tjetrin, sa qė detyrimisht ato duhet tė merren nė shqyrtim dhe tė analizohen bashkarisht dhe nė ndėrveprim. Pėr kėtė arsye nė debatin shkencor flitet pėr sistem tė BE apo pėr sistemin disanivelesh tė BE. Qė kėtej rrjedh njė ndarje e tillė e kapitullit:



Ndarja e kapitullit


Do tė pėrqendrohemi fillimisht nė institucionet nė nivel mbikombėtar duke parė mė nga afėr institucionet e veēanta, pėrbėrjen dhe detyrat e tyre, si dhe ndėrveprimin reciprok. Fillimisht do tė flasim pėr trekėndėshin institucional Komision – Kėshill - Parlament, pėrgjegjės pėr ligjvėnien. Me trajtimin e Gjykatės dhe Kėshillit Evropian plotėsojmė kėshtu panoramėn e nivelit mbikombėtar. Nė kuadėr tė kėtij teksti, i cili synon tė jetė hyrje nė njohuritė bazė, nuk do tė trajtohen Zyra Evropiane e Revizionit dhe Banka Qendrore Evropiane, tė cilat gjithashtu janė organe tė BE.

Nė vėzhgimin e nivelit kombėtar do tė bėhet fjalė pėr premisat kryesore strukturore si dhe pėr kushte tė tjera qendrore pėrcaktuese tė politikės komunitare tė shteteve anėtare. Njė kapitull tjetėr do t'i kushtohet ndėrveprimit tė aparatit institucional tė BE. Nė kėtė kontekst do tė sqarohet edhe rendi ligjvėnės.


 


... shko mė tej te Kėshilli i Bashkimit Evropian


[© Teksti dhe grafikėt: Shoqėria Agora]
 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

© 1998-2010 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora