Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes           ///            Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse nė shqip > Bashkimi Evropian > Zhvillimi i BE > Etapa 6

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online mbi BE:

Hyrje

Rėndėsia e BE

Ēfarė ėshtė BE?

Zhvillimi i BE

 Hyrje

 Etapa 1

 Etapa 2

 Etapa 3

 Etapa 4

 Etapa 5

 Etapa 6

Institucionet e BE

Kėrkimet nė internet rreth BE
 


Zhvillimi i BE

Etapa 6: Risitė e Traktatit tė Lisbonės nė njė vėshtrim

Kjo pjesė, e cila pėrmbyll shtjellimin e zhvillimit tė BE dhe nė tė njėjtėn kohė pėrcjell edhe njė pėrmbledhje tė bazave juridike aktualisht tė vlefshme tė BE, ndahet nė katėr nėnkapituj:

Nėnkap. 1: Ndryshimet krahasuar me Marrėveshjen e Kushtetutės

Nėnkap. 2: Ndryshimet nė institucione

Nėnkap. 3: Ndryshimet nė pėrcaktimet kushtetuese

Nėnkap. 4: Ndryshimet nė sektorė tė veēantė tė politikės


 


Ndryshimet krahasuar me Marrėveshjen e Kushtetutės


Njė dallim i parė qėndron nė faktin, qė me Lisbonėn, ndryshe nga ē'ishte parashikur qė bazat kontraktuale ekzistuese tė zėvendėsoheshin krejtėsisht me tė reja, ndodhi qė pėrrkundrazi – sikurse kishte qenė edhe rasti i ndryshimeve tė mėparshme – Traktatet ekzistuese do tė vazhdonin tė mbeteshin tė vlefshme dhe vetėm sa do tė pėsonin disa ndryshime. Kjo do tė thotė, qė vazhdon tė ekzistojė njė Trakat i Bashkimit Evropian dhe njė marrėveshje tjetėr, e cila pėrmban tėrėsinė e kuadrit rregullator tė Komunitetit Evropian tė deritanishėm me sektorėt politikė tė komunitarizuar, por qė tanimė quhet ndryshe, pikėrisht:  „Traktati rreth mėnyrės sė funksionimit tė Bashkimit Evropian“.

Termi "Kushtetutė" eliminohet, po kėshtu ndėrmerren edhe disa ripėrkufizime tė tjera, si pėr shembull Pėrfaqėsues i Lartė pėr politikat e Jashtme dhe tė Sigurisė nė vend tė termit tė planifikuar "Ministėr i Jashtėm i Unionit" apo urdhėresa nė vend tė "ligje evropiane". Kėtu bėhet e qartė pėrpjekja pėr tė minimizuar disi rėndėsinė e kėtyre ndryshimeve, pėr t'iu pėrgjigjur kėshtu rezervave tė shprehura nga disa shtete anėtare.

Edhe fakti tjetėr, qė Karta e tė Drejtave Themelore nuk pėrfshihet drejtpėrsėdrejti nė Traktat, por qė bėhet e detyrueshme vetėm nėpėrmjet njė referimi nė nenin 6, kreu 1 i Traktatit tė Bashkimit Evropian, vlerėsohet si tentativė pėr tė shmangur ngjashmėritė me kushtetutat kombėtare, tė cilat shpesh pėrmbajnė katalogje tė tė drejtave themelore.

Ndėrsa ndryshimet e Traktatit tė pėrmendura deri mė tani kanė patur mė shumė karakter kozmetik, kėta dy qė do tė paraqesim mė poshtė kanė tė bėjnė me thelbin.



Procedurat e votimit nė Kėshillin e BE do tė ndryshohen jo mė parė se viti 2017


Jo reduktim i Komisionit


Sikurse do tė diskutojmė edhe mė poshtė nė Kėshillin e BE ndryshon pėrllogaritja e shumicės sė cilėsuar. Modeli i ri i shumicės sė dyfishtė, i cili merr nė konsideratė nė mėnyrė mė tė pėrshtatshme numrin e ndryshėm tė popullsisė nė vendet anėtare dhe pėr tė cilin (fillimisht) u mendua tė ishte menjėherė i vlefshėm, do tė aplikohet nė mėnyrė tė pakufizuar jo mė parė se viti 2017 – kjo veēanėrisht pėr arsye tė rezistencės sė Polonisė.

Krahas kėsaj nuk do tė realizohet reduktimi i parashikuar i Komisionit, qė mendohej se do tė sillte rritjen e efikasitetit tė kėtij organi, por do tė kishte bėrė qė jo ēdo shtet anėtar do tė mund tė kishte nė ēdo kohė njė komisar tė vetin si pėrfaqėsues. Pėr shkak tė kundėrshtimit nga ana e disa shteteve tė vogla, por dhe duke supozuar se kjo pikė kishte qenė ndėr arsyet kryesore, qė kishin ēuar nė dėshtimin e referendumit tė parė, Kėshilli Evropian vendosi nė dhjetor 2008 tė mos e merrte mė nė konsideratė. Kėtu duket shumė e qartė linja e konfliktit „i madh kundėr i vogėl“, tė cilėn e sollėm nė vėmendjen Tuaj edhe te Hyrja.






Qėllimet e ndryshimeve institucionale






Shpėrndarja e kompetencave mes BE dhe shteteve anėtare



Ndryshime nė institucione

Pėrpara se tė pėrqendrohemi te ndryshimet, qė ka sjellė ky traktat pėr institucione tė veēanta, duhen prezantuar fillimisht disa risi tė rėndėsishme mbiinstitucionale. Qėllimi i ndryshimeve nė gjithsej shtatė institucionet (Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, Gjykata Evropiane, Kėshilli i BE dhe Kėshilli i Evropės, Banka Qendrore Evropiane dhe Zyra e Revizionimit tė BE – neni 13 Traktati i BE) ėshtė, pėr ta risjellė edhe njėherė nė kujtesė, pėrmirėsimi i efiēiencės sė punės sė institucioneve tė veēanta dhe tė bashkėveprimit tė tyre si dhe rritja e transparencės sė aktiviteteve tė tyre pėr qytetarėt e BE.

Njė kontribut pėr kėtė mund tė japė, sigurisht, edhe shpėrndarja tanimė shumė mė e qartė e kompetencave mes BE dhe shteteve anėtare – pėrcaktuar kjo me nenin 2 tė Traktatit rreth mėnyrės sė funksionimit tė Bashkimit Evropian – ku pėrmblidhen vetėm tre tipe tė ndarė qartazi nga njėri-tjetri, sikurse e ilustron tabela e mėposhtme.
 

Kompetencė ekskluzive e BE

Kompetenca tė ndara
(BE - shtetet anėtare)

Kompetencė mbėshtetėse e BE

Kėtu ėshtė vetėm Unioni, qė operon nė mėnyrė legjislative dhe qė mund tė lėshojė akte tė detyrueshme ligjore.

Shtetet anėtare mund tė hynė nė veprim, vetėm nėse autorizohen pėr kėtė nga Unioni, apo pėr tė zbatuar aktet ligjore tė Unionit.

Kėtu mund tė operojnė nė mėnyrė legjislative si Unioni ashtu edhe shtetet anėtare.

Shtetet anėtare ushtrojnė kompetencat e tyre, nėse dhe pėrsa kohė Unioni nuk i ushtron ato.

Kėtu Unioni ka kompetencėn tė marrė masa pėr mbėshtetjen, koordinimin apo plotėsimin e masave tė caktuara tė shteteve anėtare, por pa lejuar, qė kompetencat e Unionit nė kėta sektorė tė zėvendėsojė kompetencat e shteteve anėtare.

Shembuj:

Shembuj:

Shembuj:


Unioni doganor

Pėrcaktimi i rregullave tė konkurrencės tė domosdoshme pėr funksionimin e Tregut tė Brendshėm

Politika monetare (pėr vendet e Euros)

Ruajtja e pasurive biologjike ujore

Politika e pėrbashkėt tregtare


Tregu i Brendshėm

Politika Sociale

Bujqėsia dhe Peshkimi

Mjedisi

Mbrojtja e Konsumatorit

Energjia

Hapėsirė lirie, sigurie dhe ligji

etj.


Mbrojtja dhe pėrmirėsimi i shėndetit tė njerėzve

Industria

Kultura

Turizmi

Formimi i pėrgjithshėm dhe profesional, rinia dhe sporti

Mbrojtja nga katastrofat

Bashkėpunimi administrativ

 



Shpėrbėrja e tre Kolonave



Qė prej Traktatit tė Mastrihtit, i cili shėnoi krijimin e BE, kjo e fundit pėrbėhej nga tre kolona (shih Etapėn 3 tė Zhvillimit tė BE), prej tė cilave vetėm e para, Kolona e Komunitetit Evropian, dispononte njė personalitet juridik tė vetin, gjė qė ndėr tė tjera kishte pėr pasojė faktin, qė Unioni nė Politkat e Pėrbashkėta tė Punėve tė Jashtme dhe tė Sigurisė mund tė shfaqej vetėm nė profilin e shteteve anėtare dhe jo si institucion mė vete. Por kjo ndryshon tanimė me Traktatin e Lisbonės.

Pėrmes kėtij Traktati shpėrbėhet struktura 3-kolonėshe dhe BE merr personalitetin juridik tė Komunitetit Evropian, nė sajė tė tė cilit BE mund tė nėnshkruajė tani marrėveshje ndėrkombėtare nė emrin e vet dhe me ndihmėn e Shėrbimit tė Jashtėm Evropian, qė do tė krijohet, – mė shumė rreth kėsaj teme mė poshtė – do tė mundė tė lidhė marrėdhėnie diplomatike me shtetet e tjera.





PE edhe mė i fortė



Parlamenti Evropian (PE)

PE ėshtė organi i vetėm i zgjedhur drejtpėrsėdrejti dhe nė kėtė mėnyrė edhe njė organ me legjitimiet tė veēantė, tė cilit me Traktatin e Lisbonės i ėshtė njohur njė rritje e konsiderueshme e kompetencave. Kjo ka tė bėjė me faktin, qė procedurat e mėparshme tė bashkėvendosjes – tė cilėsuara tanimė si „procedura tė rregullta legjislative“ - gjejnė zabtim tani nė mė tė shumtėn e rasteve, edhe nė politikat e pėrbashkėta bujqėsore dhe nė bashkėpunimin policor dhe tė sistemit tė drejtėsisė nė kuadėr tė ēėshtjeve penale (mė parė Kolona e Tretė). Kėto procedura tė rregullta legjislative, pėrshkruar me hollėsi nga neni 294 i Traktatit rreth mėnyrės sė funksionimit tė Bashkimit Evropian, e bėn PE nė kontekstin e procedurave ligjvėnėse njė lojtar me tė drejta tė barabarta me Kėshillin e BE. Kjo, e shprehur mė thjesht, do tė thotė qė askush nuk mund tė nxjerrė njė ligj pa miratimin e tjetrit.

Edhe lidhur me njė kompetencė klasike parlamentare, sikurse ėshtė ligji pėr buxhetin, PE i njihen mė shumė kompetenca tė reja, sikurse u duk nė rastin e  sektorit bujqėsor, tė cilin, pasi ky kishte zėnė  nė vitin 2009 jo mė pak se 42 % tė shpenzimeve (plot 43 mrd. euro),  PE e pėrfshiu nė Ligjin mbi buxhetin duke patur kėshtu fjalėn e fundit mbi tė gjitha shpenzimet e BE.

Nė pėrfundim Traktati i Lisbonės ndryshon edhe mėnyrėn e shpėrndarjes sė vendeve mes shteteve anėtare. Tabela e mėposhtme tregon shpėrndarjet e deritanishme qė prej zgjedhjes sė parė tė drejtpėrdrejtė (burimi: Faqja e internetit mbi PE):
 

 

1979

1981

1986

1994

1995

2004

2007

2009

Belgien BE

24

24

24

25

25

24

24

22

Dänemark DK

16

16

16

16

16

14

14

13

Deutschland DE

81

81

81

99

99

99

99

99

Irland IE

15

15

15

15

15

13

13

12

Frankreich FR

81

81

81

87

87

78

78

72

Italien IT

81

81

81

87

87

78

78

72

Luxemburg LU

6

6

6

6

6

6

6

6

Niederlande NL

25

25

25

31

31

27

27

25

Vereinigtes Königreich UK

81

81

81

87

87

78

78

72

Griechenland EL

 

24

24

25

25

24

24

22

Spanien ES

 

 

60

64

64

54

54

50

Portugal PT

 

 

24

25

25

24

24

22

Schweden SE

 

 

 

 

22

19

19

18

Österreich AT

 

 

 

 

21

18

18

17

Finnland FI

 

 

 

 

16

14

14

13

Tschechische Republik CZ

 

 

 

 

 

24

24

22

Estland EE

 

 

 

 

 

6

6

6

Zypern CY

 

 

 

 

 

6

6

6

Litauen LT

 

 

 

 

 

13

13

12

Lettland LV

 

 

 

 

 

9

9

8

Ungarn HU

 

 

 

 

 

24

24

22

Malta MT

 

 

 

 

 

5

5

5

Polen PL

 

 

 

 

 

54

54

50

Slowenien SI

 

 

 

 

 

7

7

7

Slowakei SK

 

 

 

 

 

14

14

13

Bulgarien BG

 

 

 

 

 

 

18

17

Rumänien RO

 

 

 

 

 

 

35

33

Europäische Union EU

410

434

518

567

626

732

785

736


Me Lisbonėn numri maksimal i deputetėve pėr njė vend u reduktua nga 99 nė 96 (mas
ė, prej tė cilės u prej edhe Gjermania), ndėrsa numri minimal u ngrit nga 6 nė 6 (masė, prej tė cilės pėrfituan Estonia, Luksemburgu, Malta dhe Qipro). Numri i pėrgjithshėm u pėrcaktua 750 plus Kryetarin e Parlamentit (nė vend tė 736, qė ishin pas zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian 2009).










asnjė reduktim i madhėsisė sė Komisionit



Komisioni Evropian

Ndryshimet nė Komisionin Evropian mbeten shumė tė kufizuara. Me rėndėsi pėr ēėshtjet tona dhe panoramėn e pėrgjithshme duket tė jetė para sė gjithash pėrforcimi i tė drejtės sė tij ekskluzive pėr tė ndėrmarrė iniciativa duke reduktuar rastet e pėrjashtimeve, nė tė cilat edhe Kėshilli mund tė bėjė propozime ligjesh pėr BE. Kjo ka tė bėjė pėr shembull me politikat e brendshme dhe tė drjetėsisė, pra mė ish-Kolonėn e tretė.

Ndryshimi i dytė i parashikuar nė nenin 17, kreu 5 i Traktatit tė BE, reduktimi i anėtarėve tė Komisionit nė dy tė tretat e numrit tė shteteve anėtare, nuk do tė realizohet. Kėshilli Evropian kishte vendosur pas referendumit tė parė nė Irlandė tė mos lejonte hyrjen e tij nė fuqi.

Mbetet pėr tu pėrmendur edhe fakti, qė roli i Kryetarit tė Komisionit forcohet edhe mė tej nė raport me komisarėt e tjerė. Kėshtu pėr shembull neni 17, kreu 6a, parashikon tė jetė ai, qė do tė vendosė linjat kryesore nė tė cilat Komisioni do tė zhvillojė aktivitetin e vet.










Kėshilli pėr Punėt e Jashtme


Pėrfaqėsuesi i lartė pėr Politikat e Jashtme dhe tė Sigurisė nė BE



Kėshilli i Bashkimit Evropian

Risitė nė Kėshillin e Bashkimit Evropian, detyra kryesore  e tė cilit ėshtė ligjvėnia (sė bashku me PE), kanė tė bėjnė para sė gjithash me procedurat e vendimmarrjes, tė cilat nė funksion tė njė paraqitjeje mė tė qartė prezantohen nė pjesėn „Ndryshimet proceduriale“. Krahas kėsaj duhen pėrmendur edhe pikat e mėposhtme:

Ndryshe nga Kėshilli Evropian, pėr tė cilin me Traktatin e Lisbonės pėrcaktohet njė kryetar fiks, i cili zgjidhet ēdo dy vjet e gjysmė, kėtu ky element mbetet brenda ritmit gjashtėmujor tė ndėrrimit tė Presidencės. Pėrjashtimin e vetėm kėtu e bėn Kėshilli pėr Punėt e Jashtme, i krijuar rishtaz, kryesia e tė cilit merret pėrsipėr nga posti i sapokrijuar i Pėrfaqėsuesit tė Lartė pėr Politikat e Jashtme dhe tė Sigurisė sė Bashkimit Evropian – aktualisht Catherine Ashton.

Kjo na sjell nė risinė e dytė, pikėrisht faktin, qė Kėshilli i deritanishėm pėr Ēėshtje tė Pėrgjithshme dhe Marrėdhėniet me Jashtė, nė tė cilin mblidheshin ministrat e jashtėm, me Traktatin e Lisbonės ndahet nė njė Kėshill pėr Ēėshtje tė Pėrgjithshme dhe nė njė Kėshill pėr Marrėdhėniet me Jashtė. Nė tė parin kryesia ndėrrohet sikurse deri mė tani ēdo gjashtė muaj mes shteteve anėtare; ndėrsa nė tė dytin kjo drejtohet nė mėnyrė permanente nga Pėrfaqėsuesi i Lartė.





Kėshilli Evropian tanimė institucion i BE me kryetar tė pėrcaktuar



Kėshilli Evropian

Kėshilli Evropian, nė tė cilin mblidhen kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive tė shteteve anėtare tė BE, i cili deri mė tani ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, kur bėhej fjalė pėr tė vendosur linjat qendrore tė procesit tė integrimit, merr mė nė fund statusin e njė institucioni tė BE. Krahas kėsaj atij i njihet pozicioni i njė kryetari tė zgjedhur me shumicė tė cilėsuar pėr njė periudhė dy vjet e gjysmė. Nė kėtė mėnyrė mendohet t'u jepet fund mangėsive tė rregullores sė deritanishme, sipas sė cilės kryetarėt e qeverive tė shteteve anėtare ndėrroheshin nė kėtė detyrė ēdo gjashtė muaj (mungesė kontinuiteti, mbingarkesė pune para sė gjithash pėr vendet e vogla etj.).










Pėrfshirje mė e madhe e Parlamenteve Kombėtare



Parlamentet kombėtare tė shteteve anėtare

Natyrisht qė nė rastin e parlamenteve tė shteteve anėtare nuk bėhet fjalė pėr institucione tė BE, por me Traktatin e Lisbonės atyre u njihen njė sėrė kompetencash lidhur me poltiikėn e BE. Ky ėshtė njė tjetėr tregues pėr domosdoshmėrinė e tė kuptuarit tė BE si njė sistem disanivelesh, sikurse e prezantuam edhe nė kapitullin "Ēfarė ėshtė BE?" .

Por si paraqitet pamja nė detaje? Nė protokoll (Nr. 1, Rreth rolit tė Parlamenteve Kombėtare tė Bashkimit Evropian) pėrcaktohet, qė projektet pėr aktet ligjore i duhen paraqitur jo vetėm Kėshillit tė BE dhe PE, por edhe parlamenteve kombėtare. Kėto pastaj mund t'u drejtohen kryetarėve tė Komisionit, Kėshillit dhe PE me njė pozicionim tė argumentuar rreth pėrputhshmėrisė me parimin e subsidiaritetit. Do tė thotė qė ato duhet tė verifikojnė, nėse ky akt ligjor i BE ėshtė i nevojshėm apo nėse do tė ishin mė tė pėrshtatshme aktivitetet respektive nė nivel tė shteteve anėtare. Nė kėtė mėnyrė mendohet t'i vihet njė lloj kufiri zgjerimit eventual tė pakontrolluar tė kompetencave tė BE. Pėr kėtė proces verifikimi vihen nė dispozicion zakonisht tetė javė pas dorėzimit tė dokumentit.

Nėse njė e treta e parlamenteve kombėtare – apo njė e katėrta nė rastin e masave, qė kanė tė bėjnė me lirinė, sigurinė dhe drejtėsinė – ėshtė e mendimit, qė parimi i subsidiaritetit ėshtė shkelur, Komisioni ėshtė i detyruar ta verifikojė kėtė dhe eventualisht tė sqarojė me argumenta, pėrse ai nė kundėrshtim mė qėndrimin e parlamenteve kombėtare gjykon, se ky akt ligjor ėshtė nė pėrputhje me parimin e subsidiaritetit (Protokolli nr. 2, Rreth zbatimit tė parimeve tė subsidiaritetit dhe relativitetit, Neni 7).

Krahas kėsaj kėto pėrcaktime (Protokoll nr. 1, titulli II) nxisin nė parim njė bashkėpunim tė ngushtė dhe shkėmbim pėrvojash mes PE dhe parlamenteve kombėtare.








Procedura tė rregullta legjislative



Ndryshimet proceduriale


Aplikimi i procedurės sė rregullt tė ligjvėnies

Procedura e mėparshme tė bashkėvendosjes shndėrrohet tanimė nė procedurė tė rregullt legjislative si dhe zgjerohet edhe me sektorė tė tjerė. Pamja e mėposhtme e ilustron kėtė procedurė:



Se sa komplekse ėshtė kjo procedurė nė rastin kur dy ligjvėnėsit kryesorė tė BE, Kėshilli dhe PE (fillimisht) nuk janė dakord, mund tė shihet mjaft mirė nė kėtė figurė. Informacione tė mėtejshme do tė gjeni nė njė kapitull nė faqen e internetit rreth Komisionit Evropian vendosur enkas pėr shpjegimin e procedurave vendimmarrėse si dhe nė Kapitullin rreth Institucioneve tė BE.

 



Shpėrndarja e votave nė Kėshill

Pasi votimet me shumicė tė cilėsuar janė shpėrndarė nė njė sėrė sektorėsh tė ndryshėm, atėherė shpėrndarja e votave nė Kėshill, parė nga kėndvėshtrimi i shteteve anėtare bėhet edhe mė e rėndėsishme se mė parė. Se sa e rėndėsishme ka qenė kjo ēėshtje deri mė tani, duket ndėr tė tjera nė faktin qė nė konferencat qeveritare rreth traktatit tė Amsterdamit (shih kapitullin pėrkatės tė Zhvillimit tė BE) dhe Nisės (shih kapitullin pėrkatės tė Zhvillimit tė BE) ka pasur debate tė ashpra. Edhe mė e qartė bėhet kjo, nėse sjellim ndėr mend qė zgjidhja e gjetur tani hyn nė fuqi nė masė tė plotė jo mė parė se viti 2017.




Rėndėsia e shpėrndarjes sė votave nė Kėshill
 


Po pėrse ėshtė kaq thelb
ėsore dhe e diskutueshme kjo pikė? Ajo ėshtė kaq domethėnėse, pasi bėhet fjalė pėr njė kategori qendrore nė politikė, bėhet fjalė pėr ndikim dhe pushtet, dhe kjo brenda njė kuadri ku shtetet kombėtare (sovrane) bashkėpunojnė me njėri-tjetrin.

Kėshtu tė vendosėsh me shumicė tė cil
ėsuar do tė thotė, qė shtete kombėtare tė caktuara tė kenė epėrsi ndaj tė tjerėve. Dhe ata mund tė kenė epėrsi edhe kur shumica e popullsisė sė tyre ėshtė kundėr njė rregulli apo urdhėrese tė caktuar tė BE. Njė procedurė e paimagjinueshme nė forume tė tjera tė bashkėpunimit ndėrshtetėror, qė bėn tė dallueshėm edhe njėherė mjaft qartė karakterin "sui-generis" tė BE (shih Kapitullin "Ēfarė ėshtė BE?").

Por ēėshtja e shpėrndarjes sė votave ėshtė e diskutueshme edhe pėr njė motiv tjetėr, sikurse ilustrohet edhe nė njė tabelė pėrmbledhėse nė gjuhėn angleze tė Wikipedia-s (kolona e djathtė). Ajo tregon shpėrndarjen e votave, sikurse ishte rregulluar me Traktatin e Nisės.

Atje paraqitet numri i votave, qė ka ēdo vend nė dispozicion gjatė votimeve, numri pėrkatės i popullsisė si dhe pesha relative  e kėtij numri votash nė raport me numrin e popullsisė. Si nivel reference ėshtė zgjedhur Gjermania dhe ky raport atje ėshtė pėrcaktuar me faktorin 1.0.

Nėse i hidhni njė sy listės, do tė konstatoni se referuar kėsaj peshe relative ekzistojnė pabarazi tė mėdha. Kėshtu, pėr shembull, Polonia dhe Spanja, vende mė njė popullsi mė tė paktė se gjysma e asaj tė Gjermanisė (qė ka 29 vota), kan
ė 27 vota nė dispozicion, dhe kjo pabarazi relative duket, se ėshtė edhe mė e thellė nė shumė prej vendeve tė vogla.

Kėto raporte pabarazie janė bėrė tė mundura fillimisht pėrmes zgjerimeve tė njėpasnjėshme, dhe nga ana tjetėr pėrmes faktit, qė shtete tė caktuara anėtare nė rastin e ndryshimeve tė marrėveshjes, qė duheshin marrė nė mėnyrė unanime, ēka i jepte ēdo vendi tė drejtėn e vetos, e kanė shfrytėzuar kėtė pėr tė pėrftuar sa mė shumė vota pėr vete.

Me Traktatin e Lisbonės hiqet ky sistem i ponderimit tė votave. Ēdo anėtar i Kėshillit (pra edhe ēdo shtet anėtar) ka nė tė ardhmen njė votė, por nė tė njėjtėn kohė merret nė konsideratė edhe numri i banorėve tė vendit tė pėrfaqėsuar prej tij.

Pėr tė arritur shumicėn e cilėsuar ėshtė e nevojshme qė 55% e tė gjithė anėtarėve tė Kėshillit – qė korespondon me 15 vende – tė jenė pro njė rregulloreje, por nė mėnyrė tė tillė qė kjo shifėr tė pėrfaqėsojė 65% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė BE.

Duke u nisur nga sa u tha mė sipėr, nuk pėrbėn ndonjė surprizė fakti, qė ky rregull i ri ėshtė debatuar ashpėr dhe se atė e kanė sulmuar para sė gjithash nė mėnyrė masive pėrfituesit e Traktatit tė Nisės. Nė fakt ata nuk mundėn ta ndalnin kėtė rregull tė ri plotėsisht, por bėnė qė ajo tė hyjė nė fuqi jo mė parė se viti 2014. Dhe jo vetėm kaq. Veē kėsaj njė shtet anėtar mund edhe tė kėrkojė, qė deri nė vitin 2017 tė vazhdojnė tė zbatohen rregullat e vjetra.








Element i ri i demokracisė direkte



Iniciativa e qytetarėve evropianė

Ndėr risitė bėn pjesė edhe Iniciativa e Qytetarėve Evropianė, qė e plotėson BE me njė element tė ri tė drejtpėrdrejtė demokratik. Saktėsisht nė Traktat thuhet:

"Qytetarė dhe qytetare tė Unionit, nė numėr jo mė pak se njė milion, nė rastin e tė cilėve duhet tė bėhet fjalė pėr shtetas tė njė numri tė konsiderueshėm shtetesh anėtare, mund tė ndėrmarrin iniciativėn dhe tė kėrkojnė prej Komisionit Evropian tė paraqesė brenda kompetencave tė veta propozime rreth temash, pėr tė cilat qytetaret dhe qytetarėt e pėrmendur gjykojnė, se nevojitet njė akt ligjor i BE nė mėnyrė qė tė mundėsohet zbatimi i marrėveshjeve." (Neni 11, Kreu 4, Traktati i BE)

Mundėsia e iniciativės qytetare nė nivel BE ėshtė e rėndėsishme pasi me anė tė saj qytetarėve tė Unionit iu njoh pėr herė tė parė e drejta direkte e bashkėvendosjes. Se ēfarė efektesh ka ky instrument nė praktikė, mbetet ende pėr tu parė.

 



Pėrforcim i bashkėpunimit mes njė grupi shtetesh anėtare

Bashkėpunim i pėrforcuar do tė thotė njė formė veēanėrisht intensive e bashkėpunimit mes njė grupi shtetesh anėtare, e cila nuk mund tė realizohet (ende) nė tėrėsinė e Unionit apo nė tė cilėn vende tė caktuara nuk duan tė apo nuk mundin tė marrin pjesė. Edhe nėse ju mund tė mos e keni dėgjuar ndonjėherė kėtė shprehje, me siguri duhet tė njihni shembuj tė famshėm tė kėtij rasti sikurse ėshtė Marrėveshja Schengen apo natyrisht Bashimi Ekonomik apo Monetar. E gjithė kjo rregullohet nė mėnyrė shumė mė tė detajuar se mė parė me Traktatin e Lisbonės, konkretisht me nenin 20 tė Traktatit tė BE si dhe me nenin 326-324 tė Traktatit rreth Mėnyrės sė Funksionimit tė Bashkimit Evropian.





Procedurė e rregullt dhe e thjeshtuar e ndryshimeve



Procedura e ndryshimit tė Traktatit

Ndėrsa ndryshimet e deritanishme tė Traktatit – pėrjashtuar kėtu Traktatin e dėshtuar pėr Kushtetutėn – janė ndėrmarrė gjithmonė sipas tė njėjtės metodė, pikėrisht pėrmes thirrjes sė njė konference qeveritare, gjatė sė cilės kėto ndryshime diskutoheshin dhe pėrgatiteshin, tanimė pėr kėtė qėllim hapen dy rrugė tė reja (neni 48 i Traktatit tė BE). Fillimisht e ashtuquajtura "procedurė ndryshimi". Nė kėtė rast pėrfaqėsues tė parlamenteve kombėtare, kryetarė tė shteteve dhe tė qeverive tė vendeve anėtare si dhe pėrfaqėsues tė Parlamentit dhe tė Komisionit thėrrasin njė Konventė, e cila pėrpunon propozime ndryshimesh me konsens. Kėto shkojnė mė pas - si deri mė tani - nė njė konferencė qeveritare, e cila koncepton marrėveshjen e ndryshuar, e cila gjithashtu duhet, si zakonisht, tė ratifikohet nga tė gjitha shtetet anėtare.

Krahas kėsaj ekziston edhe njė "procedurė e thjeshtuar ndryshimi", e cila i referohet vetėm ndryshimeve eventuale nė pjesėn e tretė tė Traktatit tė Mėnyrės sė Funksionimit tė BE, pjesė kjo qė rregullon sektorėt politikė tė BE pėrveē Politikave tė Pėrbashkėta nė Punėt e Jashtme dhe tė Sigurisė. Kėtu ndryshimet mund tė realizohen edhe pėrmes vendimeve tė njėzėshme tė Kėshillit tė Evropės, por kėto nuk duhet tė pėrfshijnė zgjerimin e kompetencave tė BE dhe - nė varėsi tė pėrcaktimeve tė legjislacionit shoqėrues - duhen ratifikuar eventualisht nga parlamentet kombėtare.

 



Pasarela apo klauzolat urė

Ndryshimet e rregullave tė vendimmarrjes mundėsohen krahas kėsaj edhe pėrmes tė ashtuquajturave pasarela apo klauzolave urė. Ato bėjnė tė mundur qė Kėshilli Evropian tė vendosė njėzėri, qė nė fusha tė caktuara  tė kalojė nga parimi i unanimitetit  nė vendimmarrjen me shumicė tė cilėsuar, apo nga njė procedurė e veēantė nė procedur
ėn e rregullt legjislative (Neni 48, Kreu 7 Traktati i BE).


Dalja nga BE dhe anėtarėsimi nė tė

Pėr herė tė parė nė historinė e KEE, Komunitetit Evropian dhe BE, procedura e daljes sė njė shteti anėtar nga Unioni rregullohet me Traktatin e Lisbonės, pik
ėrisht nė nenin 50 tė Marrėveshjes sė BE. Deri mė tani ka patur vetėm njė rast daljeje - ai i Grėnlandės (si pjesė e Danimarkės) nė vitin 1985. Ndėrsa neni 49 i Marrėveshjes sė BE rregullon procedurat nė rastin e njė kėrkese pėr anėtarėsim.













Pėrfaqėsues i Lartė pėr Politikat e Jashtme dhe tė Sigurisė






Detyrat e Pėrfaqėsuesit tė Lartė



Ndryshime nė sektorė tė veēantė politikė

Nė kėtė pjesė do tė bėhet fjalė para sė gjithash pėr ēėshtjen e rregullave qė parashikon Traktati i Lisbonės nė kuadėr tė politikave tė Pėrbashkėta nė Punėt e Jashtme dhe tė Sigurisė si dhe nė Bashkėpunimin nė Politikat e Brendshme dhe Drejtėsi, pas rėnies sė strukturės 'kolonėshe'.


Politikat e Pėrbashkėta tė Jashtme dhe tė Sigurisė

Faktin, qė PPJS vazhdon tė luajė njė rol tė veēantė dhe funksionon sipas rregullave tė veēanta, e dėshmon Kapitulli 2 i Marrėveshjes sė BE i kushtuar i tėri kėtij sektori me mbishkrimin "Pėrcaktime tė veēanta  rreth Politikave tė Pėrbashkėta tė Jashtme dhe tė Sigurisė".

Njė ndryshim tė parė institucional me rėndėsi qendrore pėrbėn angazhimi i postit tė Pėrfaqėsuesit tė Lartė, nė tė cilin u bashkuan dy postet e mėparshme, ai i ish-Pėrfaqėsuesit tė Lartė dhe i Komisarit pėr Marrėdhėniet me Jashtė. Veē kėsaj Pėrfaqėsuesi i Lartė ėshtė njėkohėsisht edhe Zv.Kryetar i Komisionit Evropian dhe Kryetar i Kėshillit pėr Punėt e Jashtme. Prej tij varet edhe Shėrbimi i Jashtėm Evropian, krijuar rishtaz me nenin 27, kreu  3 i Marrėveshjes sė BE, i cili ėshtė nė fazėn e ndėrtimit.

Ndėr detyrat e Pėrfaqėsuesit tė Lartė bėjnė pjesė mes tė tjerash edhe konceptimi dhe paraqitja e propozimeve  rreth formėsimit tė PPJS si dhe garantimi, qė vendimet e nxjerra nga Kėshilli Evropian dhe Kėshilli i BE do tė realizohen. Ai pėrfaqėson Unionin sė jashtmi nė raport me tė tretėt, nė organizata ndėrkombėtare  dhe konferenca ndėrkombėtare. Se ē'pamje do tė ketė nė kėtė kontekst ndarja e detyrave mes tij dhe postit gjithashtu tė krijuar rishtazi tė Kryetarit tė Kėshillit Evropian, i cili edhe ai nė cilėsinė dhe nivelin e tij ėshtė i ngarkuar me pėrfaqėsimin e Unionit sė jashtmi nė kuadėr tė ēėshtjeve, qė kanė tė bėjnė me PPJS (neni 15, kreu 6 Marrėveshja e BE), kjo mbetet pėr tu parė.




Vijim i bashkėpunimit ndėrqeveritar nė PPJS


Edhe pse pėrmes realizimit nga ana e Pėrfaqėsuesit tė Lartė edhe i rolit tė Zv.Kryetarit tė Komisionit, vendoset kontakti i drejtpėrdrejtė me kėtė organ mbikombėtar, PPJS edhe pas shpėrbėrjes sė strukturės tri-kolonėshe vazhdon tė ruajė karakterin e vet primar ndėrshtetėror. Kjo tregohet, pėr shembull, nė faktin qė Kėshilli Evropian i pėrcakton nė mėnyrė unanime linjat e pėrgjithshme nė kėtė sektor, dhe, duke u nisur sė kėtejmi, Kėshilli i Ministrave tė Jashtėm formulon mė pas vendimet e veēanta, ku duhet thėnė se edhe ky i fundit vendos me unanimitet. Vetėm nė pak raste - paraqitur nė nenin 31  kreu 2 i Marrėveshjes sė BE - pėr shembull, kur pėrpilohet njė vendim i pastėr zbatues lidhur me njė akt tė vendosur paraprakisht nė mėnyrė unanime - vlen si modalitet vendimmarrjeje shumica e cilėsuar.

Roli special dhe karakteri ndėrshtetėror i PPJS tregohen gjithashtu edhe nė tė drejtat shumė tė reduktuara tė bashkėvendosjes sė PE nė kėtė kontekst, i cili dėgjon dhe informohet rreth tij prej Pėrfaqėsuesit tė Larte (neni 36 i Marrėveshjes sė BE - por pa tė drejtė bashkėvendosjeje - si dhe nė faktin qė ky sektor nuk bėn pjesė nė kompetencat e Gjykatės Evropiane (neni 275 i Traktatit rreth Mėnyrės sė Funksionimit tė BE).




Politika t
ė Pėrbashkėta tė Sigurisė dhe Mbrojtjes


Pjesė e PPJS ėshtė edhe Politika e Pėrbashkėt pėr Sigurinė dhe Mbrojtjen (PPSM), ardhur me Traktatin e Nisės, atėherė nėn emėrtimin Politka Evropiane pėr Sigurinė dhe Mbrojtjen (PESM). PPSM dėshmon njė karakter edhe mė tė fortė ndėrshtetėror se sa PPJS. Kėshtu nė pėrcaktimet respektive tė  Traktatit tė BE duket qartė pėrpjekja pėr t'iu pėrshatur situatės sė ndryshme mes shtetesh tė veēanta anėtare (neni 42-46), ku bėnin pjesė si shtete anėtare tė NATO-s ashtu edhe shtete asnjanjėse (si Irlanda).

Si i ri vjen rregulli sipas tė cilit, nė rast sulmi tė territorit sovran tė njė shteti anėtar, shtetet e tjera anėtare janė tė detyruara ta mbėshtesin kėtė shtet (neni 42, kreu 7). Agjencia Evropiane e Mbrojtjes - vendosur pėr herė tė parė tanimė nė nivelin primar juridik tė BE - ėshtė e ngarkuar me koordinimin e politikave tė armatimit tė shteteve anėtare. Por pėrveē kėsaj, atyre vendeve, qė kėrkojnė tė ecin mė shpejt me PPSM, u jepet mundėsia e njė bashkėpunimi tė pėrhershėm tė strukturuar - e krahasueshme kjo me bashkėpunimin e diferencuar edhe nė sektorė tė tjerė tė politkės (neni 46 Marrėveshja e BE).





Mbikombėtarizimi nė sektorin e ish-Kolonės sė Tretė



Hapėsirė lirie, sigurie dhe ligji (Titulli V, Traktati pėr Mėnyrėn e Funksionimit tė BE)

Ky sektor pėson me Traktatin e Lisbonės njė sėrė ndryshimesh, shumica e tė cilave shohin drejt Mbikombėtarizimit. Kėtu bėn pjesė fillimisht fakti, qė nė pjesėn mė tė madhe tė sektorėve tė pjesshėm aplikohet vetėm procedura e rregullt e ligjvėnies dhe se nė Kėshill vendimet merren me shumicė tė cilėsuar. Gjithashtu Komisoni ėshtė pėrforcuar dhe ka tanimė mundėsinė, qė nė rast mosrespektimi tė rregullave tė BE tė hapė proces kundėr shteteve anėtare nė fjalė, gjė qė deri mė tani nuk ka qenė e mundur nė kėtė formė brenda Kolonės sė Tretė dhe qė ka pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme koherencėn dhe efektivitetin e politikės nė kėtė sektor tė rėndėsishėm.

Interes meriton nė kėtė kontekst edhe fakti, qė tanimė bėhet i mundur njė bashkėpunim mė i ngushtė mes njė grupi shtetesh anėtare nė fushėn e ndėrveprimit policor dhe tė tė drejtės penale. Krahas kėsaj duhet pėrmendur edhe ngritja e njė Komisioni tė Pėrhershėm nė Kėshill, i cili mendohet tė kontribuojė nė nxitjen dhe konsolidimin e bashkėpunimit nė fushėn e sigurisė sė brendshme (neni 71 Marrėveshja pėr Mėnyrėn e Funksionimit tė BE).

Dhe nė fund pėrmendim si njė risi tjetėr institucionale ngritjen e postit tė njė Prokurori Evropian (neni 86 Traktati pėr Mėnyrėn e Funksionimit tė BE), i cili do tė jetė kompetent pėr hetimin dhe ndjekjen penale si dhe ngritjen e padisė pėrkatėse kundėr personave, qė kanė kryer vepra penale nė dėm tė interesave financiare tė Unionit. Nė kėtė mėnyrė Prokurori i BE do tė ketė mundėsi tė jetė njė post i rėndėsishėm nė raste krimesh ndėrkufitare, terrorizmi ndėrkombėtar apo trafik lėndėsh narkotike.

 



Ndryshime nė sektorė tė tjerė tė politikės

Edhe pse nė Traktatin e Lisbonės nė plan tė parė qėndrojnė ēėshtje dhe rregulla institucionale lidhur me ndėrveprimin e organeve tė ndryshme, pėr tu shėnuar janė edhe njė sėrė ndryshimesh tė tjera tė shumta nė numėr referuar politikave konkrete. Kėtu bėjnė pjesė ndėr tė tjera futja e disa rrgullave tė reja me bazė kontraktuale lidhur me mbrojtjen e pasurisė intelektuale, mbrojtjen e informacionit, kėrkimet shkencore dhe mbrojtjen ndaj katastrofave. Krahas kėsaj evidentohet shumė mė tepėr se mė parė politika mjedisore dhe madje pėr herė tė parė pėrfshihet, edhe nė sajė pėrpjekjesh ndėrkombėtare, si objektiv mė vete lufta kundėr ndryshimeve klimaterike (neni 191, kreu 1, Traktati pėr Mėnyrėn e Funksionimit tė BE).

Edhe polititikės energjetike, rėndėsia e jashtėzakonshme e sė cilės pėr BE kujtohet me vėshtirėsitė nė furnizimin me gaz vitet e fundit, i kushtohet njė vėmendje e veēantė. Traktati pėrmban rreth kėtij elementi njė kapitull mė vete, nė tė cilin pėrkufizohen objektivat sipėrorė, qė do tė thotė ndėr tė tjera funksionimi i tregjeve tė energjisė, siguria e furnizimit, kursimi i energjisė dhe zhvillimi i energjive tė rigjenerueshme. Pėr herė tė parė kemi pėrdorimin e parimit tė solidaritetit tė energjisė, i cili garanton qė nė rast ngushticash dramatike nė sektorin e energjisė nė njė vend anėtar, tė tjerėt janė t
ė detyruar tė ndihmojnė.

Fjala kyēe 'solidaritet' shfaqet edhe nė kontekste tė tjera nė mėnyrė prominente, dhe sigurisht, para sė gjithash, nė klauzolėn e solidaritetit, e cila pėrcakton qė Unioni ve nė gatishmėi tė gjitha instrumentat qė ka nė dispozicion, nėse njė vend anėtar goditet nga njė atentat terrorist, katastrofė natyrore apo katastrofė t
ė shkaktuar nga njerėzit (neni 222, Traktati pėr Mėnyrėn e Funksionimit tė BE).

Kemi mbėrritur kėshtu nė fund tė kėtij vėshtrimi tė pėrgjithshėm mdi ndryshimet mė tė rėndėsishme, qė solli Traktati i Lisbonės. Pėr trajtimin e mėtejshėm tė kėsaj tematike rekomandohet faqja pėrkatėse nė internet nė portalin e BE: http://europa.eu/lisbon_treaty/index_en.htm. Ajo ofron njė trajtim tė qartė e tė kuptueshėm tė tė gjitha aspekteve si dhe ndjek zhvillimet e rėndėsishme nė zbatimin e dispozitave tė reja, si pėr shembull nė ngritjen e Shėrbimit tė Jashtėm Evropian apo tė Iniciativės Qytetare Evropiane.

... shko mė tej te Kapitulli 4: Institucionet e BE


[© Teksti dhe grafikėt: Shoqėria Agora]
 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

© 1998-2010 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora