Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes           ///            Pyetje, kritika, komente?

 
 

Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse nė shqip > Bashkimi Evropian > Ēfarė ėshtė BE?

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online mbi BE:

Hyrje

Rėndėsia e BE

Ēfarė ėshtė BE?

Zhvillimi i BE

Institucionet e BE

Kėrkimet nė internet rreth BE
 


Ēfarė ėshtė BE?

Sikurse sqaruam nė Hyrje, ka njė sėrė arsyesh, qė e vėshtirėsojnė mė shumė marrjen me BE: kompleksiteti i tij, fakti qė ndodhet nė ndryshim tė vazhdueshėm, dhe shumė e shumė tė tjera.

Por tė gjitha kėto kalojnė nė plan tė dytė krahasuar me problemin qendror, pikėrisht qė BE nuk mund tė trajtohet duke u bazuar nė kategori tė njohura mė parė pėr ne si p.sh. politika e brendshme, politika e jashtme, politika ndėrkombėtare.

Gjatė njė diskutimi rreth ndryshimeve nė informimin mbi politikat  e BE, qė zhvilluam para pak kohėsh me gazetarė nga Evopa Juglindore, njė pjesėmarrės e tematizoi kėtė pikė si mė poshtė:


 

"Informimi rreth politikės kombėtare ėshtė mė i thjeshtė, pėr shkak se njė pjesė e konsiderueshme e lexuesve tanė ka tė paktėn njohuri bazė rreth mėnyrės se si funksionon politika kombėtare, dhe di se ē'ėshtė njė qeveri, njė parlament, njė parti apo grup interesi dhe se si bashkėveprojnė ato nė njė proces ligjvėnieje. Pra, me fjalė tė tjera, ata kanė njė model, qė u lejon tė kategorizojnė dhe kuptojnė lajme dhe informacione tė caktuara. Ndėrsa nė rastin e BE mungon njė model i tillė, mungon njė bazė e tė kuptuarit".

Dhe pikėrisht kjo ėshtė pika vendimtare: mungesa e tė kuptuarit nga ana e qytetarėve dhe qytetareve, pikėrisht ai lloj refuzimi pėr t'u marrė me BE, ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me faktin, qė atyre u mungon njė skemė bazė, nė mėnyrė qė tė fillojnė tė kuptojnė diēka nga kjo strukturė.

Ky kapitull ka pėr qėllim, qė kjo mangėsi tė mėnjanohet. Ne duam tė provojmė, qė duke u nisur nga njė terren kombėtar i njohur tashmė, tė kristalizojmė tiparet qendrore tė BE dhe tė ngremė njė model, qė do tė bėjė tė mundur tė kuptojmė BE si njė fenomen tė pavarur tė njė lloji tė ri. Ne duam ta zhvillojmė kėtė model nė katėr hapa:

Hapi 1: Si funksionon njė sistem politik?

Hapi 2: Pėrse modeli ynė nuk ėshtė mė ai i duhuri.

Hapi 3: BE si sistem disanivelesh

Hapi 4: Dobia e modelit tė sistemit disanivelesh






Modeli ynė (i pavetėdijshėm) i politikės



Hapi 1: Si funksionon njė sistem politik?

Sa herė qė bėhet fjalė pėr njė sistem politik, shumė prej nesh kanė njė model nė mendje, qė ne duam t'Jua kujtojmė kėtu. Bazėn e tij e formon shteti kombėtar i kufizuar me pjesėn tjetėr jashtė tij, nė tė cilin ekzistojnė institucione dhe mekanizma tė caktuara. Ne shkencėtarėt e politikės e quajmė kėtė njė "sistem politik". Ky sistem politik formulon ligje tė detyrueshme pėr tė gjithė, qė rregullojnė bashkėjetesėn nė njė shoqėri. Grafiku i mėposhtėm bėn tė qartė kėtė varėsi nė njė formė tejet tė thjeshtėzuar.

Grafiku 1: Pėrcaktimi i regullave tė detyrueshme nė njė shtet kombėtar



Mekanizmin e paraqitur kėtu e gjejmė nė tė gjitha llojet e sistemeve, si nė ato autoritare ashtu edhe nė ato demokratike. Por pėrtej kėsaj, sistemet demokratike dallojnė nga fakti, qė qytetarėt dhe qytetaret marrin pjesė nė kėtė proces. Ata zgjedhin deputetėt nė parlament, mund tė aderojnė nė parti politike dhe/ose grupe interesi, dhe krahas kėsaj u ofrojnė mediave tė lira mundėsinė, qė qeveria dhe parlamenti tė marrin feedback nė lidhje me ligjet e miratuara prej tyre.

Grafiku 2: Shtetet kombėtare demokratike



Ky ėshtė modeli, qė kanė nė mendje - shpesh nė mėnyrė tė pavetėdijshme - pjesa mė e madhe e qytetarėve dhe qytetareve, gazetarėve dhe politikanėve, kur bėhet fjalė pėr BE.







KEQĒ si formė e re mbikombėtare e bashkėpunimit ndėrkombėtar



Hapi 2: Pėrse modeli ynė nuk ėshtė mė ai i duhuri

Nė datėn 23 korrik 1952 hyri nė fuqi Traktati i Parisit, me anė tė tė cilit u themelua Komuniteti Evropian pėr Qymyrin dhe Ēelikun (KEQĒ). Ky traktat mes gjashtė shtetesh kombėtare (vendeve tė Benelux-it, Republikės Federale tė Gjermanisė, Francės dhe Italisė) mundėsoi krijimin e njė tregu tė pėrbashkėt pėr qymyrin dhe ēelikun. Por a bėhej fjalė kėtu pėr njė organizatė tjetėr ndėrkombėtare si kuadėr tė bashkėpunimit tė disa shteteve kombėtare nė njė fushė tė caktuar?

Aspak, KEQĒ ishte diēka e re. Jo vetėm sepse mundėsoi njė treg tė pėrbashkėt, pra mė shumė se njė zonė e tregtisė sė lirė, nė njė sektor me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr kohėn, por para sė gjithash sepse shtetet pjesėmarrėse nė kėtė mėnyrė u kishin kaluar njė pjesė tė konsiderueshme tė sovranitetit tė tyre nė kėtė sektor institucioneve tė sapokrijuara mbikombėtare. Grafiku i mėposhtėm, i cili bazohet nė modelin tonė tė pėrdorur deri mė tani, e bėn veēanėrisht tė qartė kėtė.

Grafiku 3: KEQĒ si organizatė mbikombėtare



Prej grafikut rezulton, se me themelimin e KEQĒ sistemet politike tė shteteve pjesėmarrėse e humbėn tė drejtėn e tyre, deri mė atėherė ekskluzive, pėr tė vendosur rregulla drejtpėrsėdrejti tė detyrueshme pėr qytetarėt dhe qytetaret e tyre - gjithsesi fillimisht vetėm pėr njė sektor: qymyrin dhe ēelikun. Kjo strukturė ka dallime thelbėsore nė krahasim me ndikimin shumė tė kufizuar tė organizatave ndėrkombėtare, si p.sh. ajo e Kėshillit tė Evropės, themeluar pak kohė mė parė (1949).

Megjithėse edhe kjo organizatė ka struktura institucionale, qė mendohet tė lehtėsojnė bashkėpunimin e shteteve anėtare me njėri-tjetrin (Komisioni i Ministrave, Asambleja Parlamentare etj.), ajo nuk ka asnjė lloj kompetence pėr tė marrė vendime, qė do tė ishin direkt tė detyrueshme pėr shtetet pjesėmarrėse apo deri edhe qytetarėt dhe qytetaret e tyre. Ndaj KEQĒ e quajmė organizatė mbikombėtare, kurse Kėshillin e Evropės organizatė ndėrkombėtare.

Ndėrsa nė fillim kjo situatė e pazakontė qėndroi e kufizuar vetėm nė njė sektor, kjo gjė ndryshoi nė mėnyrė rrėnjėsore nė dekadat pasuese, dhe grafiku ynė sot merr kėtė pamje:

Grafiku 4: BE sot



Nė kėtė kontekst lindin njė sėrė problemesh dhe ēėshtjesh teoriko-analitike por edhe tė karakterit praktik. Fillimisht duhet tė bėhet e qartė, qė analiza e proceseve politike apo e vetė politikės nė njėrin prej shteteve anėtare pa marrė nė konsideratė BE pothuaj nuk ėshtė mė logjikisht e mundshme. Shumė raporte varėsie do tė ishin pėr ne thjesht tė pakuptueshme dhe do tė na shpinin drejt konkluzioneve tė gabuara, pėr shembull nė lidhje me hapėsirat e veprimit tė qeverive.

Por edhe e anasjellta ėshtė e vėrtetė. Nėse do tė pėrqendroheshim vetėm te "Brukseli", pra te institucionet e BE, do tė linim pas dore faktin, qė tė paktėn disa prej kėtyre organizatave, sikurse janė para sė gjithash Kėshilli i Ministrave dhe Kėshilli Evropian, pėrbėhen nga pėrfaqėsues tė shteteve anėtare, performanca e tė cilėve pėrcaktohet nė njė masė jashtėzakonisht tė madhe nga kuadri pėrkatės kombėtar. Krahas kėsaj do tė linim jashtė vėmendjes faktin, qė vendimet e BE zbatohen nga shtetet anėtare.

Pėrsa i pėrket dimensionit praktik, duhet pėrcaktuar qė, edhe pse ka patur ndryshime rrėnjėsore nė lidhje me mėnyrėn se si merren vendimet politike, shpesh dhe nė mėnyrė ende tė pavetėdijshme merret pėr bazė modeli i paraqitur nė grafikun 2, nėse ėshtė fjala pėr trajtimin dhe gjykimin e politikės.

A e mbani mend fushatėn e fundit elektorale nė vendin tuaj? A keni dėgjuar atėherė nė ndonjė rast nga mediat - pėr tė mos folur pėr aktorėt politikė - qė hapėsirat e tyre tė veprimit janė shumė tė kufizuara dhe se vendimet kryesore politike mund tė merren vetem sė bashku me shtetet e tjera anėtare nė kuadėr tė BE? Krejt e kundėrta! Gjatė fushatės keni dėgjuar - njėsoj si nė kohėt e vjetra tė shteteve kombėtare sovrane - para sė gjithash se ēfarė mund tė vėnė nė levizje, tė ndryshojnė apo tė bėjnė mė mirė partitė e ndryshme politike.

Kėshtu nuk duhet tė befasohemi, kur qytetarėt dhe qytetaret t'i marrin kėto fjalė pėr kapital dhe tė zhgėnjehen e zemėrohen gjithnjė e mė shumė, kur gjėrat dalin ndryshe. Dhe nė kėtė rast zakonisht faji nuk u ngelet politikanėve kombėtarė, por i ngecet BE, tė cilin e pėrfshijnė pa e pyetur nė ēdo gjė. Por si mund tė ndryshohet kjo? Ne jemi tė bindur qė mund tė bėhet vetėm duke pėrgatitur njė model tjetėr, i cili tė bėjė tė kuptueshme pėr njerėzit varėsitė e reja dhe Bashkimin Evropian si njė strukturė tė llojit tė ri mes shteteve kombėtare dhe politikės ndėrkombėtare. Dhe pikėrisht pėr njė model tė tillė do tė bėhet fjalė tani.








Sistemi disanivelesh i BE si model i ri



Hapi 3: BE si sistem disanivelesh

Grafiku i mėposhtėm paraqet modelin e ri, i cili e koncepton BE si njė sistem disanivelesh. Nė pamje tė parė kjo mund tė duket gjithēka tjetėr pėrveē se spektakolare, dhe duket sikur nuk pėrēon pikėpamje tė reja. Qė ekziston njė organizatė me emrin BE, qė ka shtete kombėtare dhe qė nė disa prej tyre pushteti shtetėror ndahet nė nivel kombėtar dhe rajonal – sikurse nė rastin e Gjermanisė mes Federatės dhe Landeve – kėtė me siguri e keni ditur edhe mė parė. Por nėse shikoni mė me kujdes, duke e krahasuar me modelin e vjetėr, dhėnė nė grafikun 2, mund tė dalloni ndryshime thelbėsore.

Grafiku 5: BE si sistem disanivelesh



Sė pari BE, shtetet anėtare dhe njėsitė e tyre rajonale nuk trajtohen mė si njėsi tė ndara, por si njė sistem i tėrė. Kjo ka pasoja tė thella, sikurse do ta bėjmė tė qartė me shembullin e referendumit tė Irlandės rreth Traktatit tė Lisbonės. Nė shumė artikuj rezultati i referendumit ėshtė cilėsuar si "fitore e demokracisė"; njė vlerėsim sigurisht bindės – nėse do tė merrnim pėr bazė modelin tonė tė vjetėr tė grafikut. Por le ta kalojmė kėtė proces edhe njėherė pėrmes optikės sė idesė sonė pėr BE si njė sistem disanivelesh.



Grafiku 6: Referendumi irlandez, i pari refuzues ndaj Traktatit tė Lisbonės, parė nga kėndvėshtrimi i BE si sistem disanivelesh



Sikurse mund tė shikoni, qė kėtej rrjedh njė imazh krejtėsisht i ri. Duke mbajtur parasysh ndėrvarėsitė lehtėsisht tė dallueshme brenda pėr brenda sistemit, pasojat e thella tė „Jo!“-sė irlandeze bėhen veēanėrisht tė qarta. Ajo ka penguar pėrshtatjen e kuadrit institucional tė BE me realitetin e 27 shteteve anėtare, duke vonuar dhe penguar nė kėtė mėnyrė edhe anėtarėsimin vendeve tė Ballkanit Perėndimor, dhe – duke qenė se nė rastin e ndryshimeve kushtetuese kėrkohet miratimi i tė gjithėve - mbivendoset nė raport me 23 shtetet e tjera anėtare, tė cilat kanė rėnė dakord me traktatin nė momentin e referendumit. A ėshtė kjo njė „fitore e demokracisė“?

Me anė tė kėtij shembulli nuk duam absolutisht tė diskutojmė, nėse vendimi i popullit irlandez ishte i drejtė apo i gabuar. Pėrkundrazi, e pėrmendėm pėr tė bėrė tė qartė, qė realiteti i ri disanivelesh, qė ėshtė rezultat i miratimit tė herėpas'hershėm tė tė gjitha shteteve anėtare, na detyron tė lėmė mėnjanė modelet e vjetra dhe tė marrim nė analizė tė kujdesshme njė sėrė elementesh, si demokracinė, pjesėmarrjen qytetare por edhe mėnyrėn e mėsimdhėnies sė politikės. Rreth faktit, qė modeli i sistemit disanivelesh mund tė kontribuojė nė kėtė drejtim, dhe rreth mėnyrės se si realizohet ky kontribut, do tė flasim nė pjesėn vijuese duke pėrmendur disa shembuj tė tjerė.







Kundėrshtimi i paragjykimeve tė zakonshme



Hapi 4: Dobia e modelit tė sistemit disanivelesh

Nė paragjykimet mė tė shpeshta rreth BE bėn pjesė edhe vlerėsimi, sipas tė cilit burokratė tė huaj tė Brukselit tė largėt – pa njohur fare rrethanat dhe kushtet e pėrgjithshme nė shtetet anėtare, pra edhe pa marrė nė konsideratė problemet dhe nevojat e qytetarėve tė tyre – marrin vendime, qė ndikojnė rėndė nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Njė analizė e fakteve mbi bazėn e modelit tonė disanivelesh, duke marrė Gjermaninė si shembull, tregon se sa nuk korespondon me realitetin ky (para)gjykim.

Ky gjykim ėshtė i gabuar, pėr arsye se pėrfaqėsuesit e shteteve anėtare formojnė njė pjesė pėrbėrėse integrale tė institucioneve qendrore tė BE, sikurse janė para sė gjithash Kėshilli i Ministrave dhe Kėshilli i Evropės. Krahas kėsaj Kėshilli Evropian emėron Kryetarin e Komisionit Evropian, i cili nga ana e tij zgjidhet nga Parlamenti Evropian. Dhe kjo pėrfaqėson vetėm majėn e ajsbergut. Veē kėsaj shtetet anėtare marrin pjesė drejtpėrsėdrejti nė vendimmarrjen e BE edhe nė nivel administrativ me nėpunėsit e tyre nė tė gjithė sektorėt nė kuadėr tė qindra komisioneve tė Kėshillit dhe Komisionit, duke patur kėshtu mundėsi qė tė sjellin  kėtu idetė e tyre – pra edhe interesat e qytetareve dhe qytetarėve tė tyre.

Por pjesėmarrja nė vendimmarrjen e BE nuk mbetet e kufizuar vetėm nė aktorėt shtetėrorė tė shteteve anėtare. Faktorėt kombėtarė, joshtetėrorė luajnė njė rol  po aq tė rėndėsishėm. Edhe pse kėta tė fundit nuk mund t'i nxjerrin vetė ligjet e BE, ata janė gjithsesi nė gjendje tė ndikojnė nė njė masė tė konsiderueshme nė pėrmbajtjet e tyre. Le tė shohim pėr kėtė njė grafik tjetėr. Pėrsa u pėrket qytetareve dhe qytetarėve tė BE, pjesėmarrja e tyre realizohet nė momentin, kur ata zgjedhin deputetėt pėr nė Parlamentin Evropian, njė institucion, qė ushtron njė ndikim tė madh. Krahas kėsaj ata kanė edhe mundėsinė t'i drejtohen Gjykatės Evropiane – zakonisht nėpėrmjet angazhimit tė njė gjykate kombėtare -  vendimet e sė cilės, nė tė shkuarėn,  e kanė ndikuar dhe ndryshuar nė njė masė vendimtare sistemin e BE, madje nė disa raste kundėr vullnetit tė shteteve anėtare.

E sė fundmi, shumė qytetarė bėjnė pjesė edhe nė shoqata (kombėtare), tė cilat nga ana e tyre ndikojnė nė mėnyrė shumė aktive nė proceset e  vendimmarrjes sė BE. Ato pėrcjellin idetė dhe dėshirat drejtpėrsėdrejti nė Parlamentin Evropian dhe nė Komision, e krahas kėsaj zotėrojnė kanale tė rėndėsishme ndikimi pėrmes anėtarėsisė sė tyre nė shoqatat pėrkatėse tė BE, tė cilat gjithashtu u drejtohen zyrave pėrkatėse nė Komision. Nė kėtė kontekst sigurisht nuk bėhet fjalė pėr rrugė me njė kalim (Lobbying i Komisionit pėrmes shoqatave), por pėrkundrazi, Komisioni ėshtė i varur edhe nga informacionet, pėrvoja dhe nė disa raste edhe nga angazhimi i grupeve tė ndryshme tė interesit pėr vėnien nė zbatim tė rregulloreve dhe veēanėrisht udhėzimeve.

Veē kėsaj pėr shoqatat kombėtare ekziston mundėsia, qė tė marrin ndikim tė drejtpėrdrejtė mbi pėrfaqėsuesit e qeverive tė veta kombėtare, tė cilat pastaj pėrmes anėtarėsimit tė tyre nė institucionet e BE mund tė ēojnė mė tej argumentet dhe dėshirat pėrkatėse. Njė strategji qė premton sukses tė veēantė sidomos, nėse vendoset nė mėnyrė unanime, pra me fjalė tė tjera kur secila prej qeverive tė vendeve anėtare ka de facto nė dispozicion tė drejtėn e vetos. Me hyrjen nė fuqi tė Traktatit tė Lisbonės u pėrforcua ndėr tė tjera pozicioni i parlamenteve kombėtare nė sistemin disanivelesh si dhe u krijua mundėsia e njė iniciative qytetare evropiane.

 



Pėrmbledhje

Nė kėtė kapitull  kemi dashur t'Ju tregojmė, se ēfarė ėshtė BE dhe se si mund ta kuptojmė atė. Ju keni mundur tė shikoni, qė vėshtirėsitė e shumta qė hasen nė lidhje me kėtė, kanė pėr shkak faktin, qė BE ėshtė njė sistem i llojit tė ri, e megjithatė pėrpiqemi ta shpjegojmė me modelet e derimėtanishme.

Pėr kėtė arsye Ju paraqitėm njė model tė ri (disanivelesh), i cili, sipas bindjes sonė, nė bazė tė sė cilės janė shumė vite pėrvojė nė mėsimdhėnien akademike dhe nė arsimimin e tė rriturve, mund tė ndihmojė pėr tė kuptuar mė mirė objektin BE nė tė gjithė kompleksitetin e vet dhe pėr tė gjykuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme lidhur me tė – sikurse u pėrpoqėm tė tregonim me shembullin e burokratėve tė largėt e tė huaj tė Brukselit.

Tanimė shtrohet para sė gjithash njė pyetje, qė kėrkon pėrgjigje: Si u arrit tė mbėrrihej nė krijimin – dhe nė zhvillimin e mėtejshėm – tė njė sistemi disanivelesh? Pėrse shtetet anėtare kanė vazhduar t'i kalojnė BE kompetenca nga tė tyret, edhe pse shumė qeveri ankohen vazhdimisht nė lidhje me pėrzierjen e  herpas'hershme tė BE nė ēėshtjet e tyre? Me fjalė tė tjera: Cilat ishin dhe vazhdojnė tė jenė forcat lėvizėse tė kėtij procesi integrimi? Kėsaj pyetje duam t'i pėrkushtohemi nė kapitullin vijues.

... shko mė tej nė Kapitullin 3: Zhvillimi i BE


[© Teksti dhe grafika: Shoqėria Agora]
 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

© 1998-2010 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora