Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes           ///            Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse nė shqip > Bashkimi Evropian > Rėndėsia e BE

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online mbi BE:

Hyrje

Rėndėsia e BE

Cfarė ėshtė BE?

Zhvillimi i BE

Institucionet e BE

Kėrkimet nė internet rreth BE
 


Rėndėsia e BE

Nė kuadėr tė kėtij kapitulli duam tė marrim pak kohė pėr tė menduar rreth objektit, me tė cilin kėrkojmė tė merremi, sistemit politik tė BE. Pra, pėrse duam tė merremi me BE, ēfarė e bėn atė interesant dhe tė rėndėsishėm? Cilat janė kėrkesat, qė duhen pėrmbushur gjatė pėrballjes mė kėtė strukturė kaq tė veēantė?

Njė pikė e parė qė e bėn BE kaq interesant, ėshtė rėndėsia e tij praktike e jashtėzakonshme: ai pėrcakton jo vetėm politikėn dhe ekonominė, por edhe tė pėrditshmen e qytetarėve nė gjithnjė e mė shumė fusha. Si shembull pėr kėtė mund tė marrim vėnien nė pėrdorim tė monedhės euro si mjet pagese nė datėn 1.1.2002.


 

Ndėrkohė jemi nė stadin, kur sistemi politik i njė shteti anėtar nuk mund tė kuptohet pa njohur BE. Vendimet e rėndėsishme nuk merren mė vetėm nė kryeqytetet e shteteve anėtare, por nė Bruksel, sikurse e bėn tė qartė edhe tabela e mėposhtme:


Zhvillimi i kompetencave tė BE

Legjenda e tabelės:
1 = nuk ėshtė kompetencė e BE
2 = kompetencė e kufizuar e BE
3 = ndarje e kompetencave mes BE dhe shteteve anėtare
4 = kompetencė ekskluzive e BE

[burimi: Simon Hix, The Political System of the European Union, Palgrave Macmillan, Basingstoke u.a. 20052, 20-21]
 

Fushat e politikės

1950

1957

1968

1993

2007

Tregu i brendshėm/lėvizja e lirė

Lėvizja e lirė e mallrave dhe shėrbimeve

1

2

3

4

4

Lėvizja e lirė e kapitalit

1

1

1

4

4

Lėvizja e lirė e personave

1

2

3

4

4

Rregullat e konkurrencės

1

2

3

4

4

Standardet mjedisore

1

2

2

3

3

Rindarja/shpėrndarja e financave

Politika agrare

1

1

4

4

4

Politika rajonale

1

1

1

3

3

Kėrkimet shkencore dhe zhvillimi

1

1

2

2

2

Politika sociale

1

1

1

2

2

Sistemi arsimor

1

1

1

1

2

Politika nė sistemin e banimit

1

1

1

1

1

Politika monetare dhe fiskale

Pėrcaktimi  i pėrqindjeve tė interesit

1

1

2

3

4

Nxjerrja e valutės

1

1

1

1

4

Pėrcaktimi i pėrqindjes sė tatimit mbi tė ardhurat

1

1

1

1

1

Politikat e brendshme dhe ato ligjore

Politikat e migracionit dhe tė azil-kėrkimit

1

1

1

2

3

Mbrojtja e tė drejtave tė qytetarėve

1

1

1

2

3

Sistemi policor dhe rendi publik

1

1

1

2

2

Politika e Jashtme

Politika e tregtisė me jashtė

1

1

3

4

4

Politika e mbrojtjes

1

1

1

1

2

Ndihma pėr zhvillim

1

1

1

3

3






Zgjerimet: nga 6 nė 27 shtete anėtare



Zona ekonomike mė e madhe nė botė

Rėndėsia e BE ėshtė rritur edhe pėr shkak se ai ka ardhur gjithnjė nė rritje. Nga njė komunitet i pėrbėrė fillimisht prej gjashtė shtetesh anėtare me anė tė zgjerimit gradual ėshtė arritur te BE-27 i ditėve tė sotme, zona mė e madhe ekonomike e botės. Nė kėto kushte nuk pėrbėn ndonjė befasi, qė ai ėshtė shndėrruar nė njė aktor tė rėndėsishėm tė politikės ndėrkombėtare, pėr shembull nė bisedimet e OBT (World Trade Organisation, www.wto.org) ose nė misionet e Kombeve tė Bashkuara nė Bosnje-Hercegovinė dhe Kosovė.


Zgjerimet e BE nė njė vėshtrim
 

 

6

Anėtarė themelimi: 1951/1957 Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda

 

9

Zgjerimi nė veri: 1973 Danimarka, Britania e Madhe, Irlanda

 

12

Zgjerimi nė jug: 1981 Greqi, 1986 Portugali, Spanjė

 

15

Zgjerimi me shtete tė EFTA-s: 1995 Finlanda, Austria, Suedia

 

27

Zgjerimi nė lindje: 2004 Estonia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Ēekia, Hungaria, Qipro, 2007 Bullgaria, Rumania

 

?

Kandidatėt: Islanda, Kroacia, Maqedonia, Turqia
Kandidatė potencialė: Shqipėria, Bosnje-Hercegovina, (Kosova), Mali i Zi, Serbia

 






Integrim pėrmes ligjit



Sistem juridik unik

Kuadri ligjor i BE vepron - sipas vendimeve tė Gjykatės Evropiane nė vitet '60 - drejtpėrsėdrejti nė vendet anėtare. Nė kėtė mėnyrė sistemi juridik i BE ėshtė unik nė fushėn e politikės ndėrkombėtare. Dhe BE ia detyron rėndėsinė e vet tė jashtėzakonshme, jo mė pak se tė tjerave, edhe integrimit pėrmes ligjit. Krahas kėsaj ai ėshtė edhe organizata e vetme ndėrkombėtare, qė ka njė parlament tė vetin tė zgjedhur drejtpėrsėdrejti nga qytėtarėt/et e BE (mė shumė rreth veēorive tė BE nė Kapitullin "Ēfarė ėshtė BE?").





BE ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr qytetarėt e vendeve jo-anėtare


Qė BE ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr qytetarėt/et e shteteve anėtare, kjo duket edhe nėse u hedhim njė vėshtrim gazetave (edhe pse nė to gjithesi shkruhet mė pak rreth BE, se sa do tė duhej, nisur nga rėndėsia e tij). Por qė BE luan njė rol shumė tė madh edhe pėr qytetarėt e vendeve tė tjera, kjo ėshtė mė pak e njohur. E gjithė kjo bėhet e qartė nė momentin, kur njė shtet bėhet anėtar i BE (kandidatė pėr kėtė aktualisht janė Islanda, Kroacia, Maqedonia dhe Turqia; Kandidatė potencialė janė Shqipėria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia).

Ato, qė gabimisht cilėsohen si bisedime anėtarėsimi, praktikisht nuk ėshtė gjė tjetėr, vetėm se tė ashtuquajturit acquis communautaire, qė vendet kandidate duhet tė marrin pėrsipėr. Pas kėtij termi fshihen mė shumė se 80.000 faqe ligjesh! Rreth acquis nuk negociohet, ai duhet tė merret si ėshtė nė sistemet pėrkatėse kombėtare juridike dhe administrative. Fakti, qė nė kėtė mėnyrė shtetet do tė ndryshojnė rrėnjėsisht, ėshtė i qartė. E qartė ėshtė gjithashtu edhe qė anėtarėsimi nė BE po bėhet gjithnjė e mė i vėshtirė, pasi acquis po bėhet gjithnjė e mė i zgjeruar (Informacione rreth politikės sė zgjerimit nė Serverin mbi BE).

BE ka rėndėsi shumė tė madhe, pra, jo vetėm pėr qytetarėt/et e shteteve anėtare, por edhe pėr ata/o tė shteve kandidate. Dhe nė kuadėr tė politikės sė fqinjėsisė sė BE ai ėshtė duke u zgjeruar. Marrėdhėniet me fqinjėt nė lindje (Armeni, Azerbaixhan, Gjeorgji, Moldavi, Ukrainė, Bjellorusi) dhe jug (Algjeri, Egjipt, Izrael, Jordani, Liban, Libi, Marok, zona palestineze, Siri, Tunizi) janė duke u bėrė gjithnjė dhe mė tė ngushta, nė mėnyrė qė tė garantohet stabiliteti (Informacione rreth politikės sė fqinjėsisė nė Serverin mbi BE).






Integrimi si strategji e suksesshme paqeje



Shembull pėr njė menaxhim tė suksesshėm konfliktesh

Mė tej, integrimit evropian
meriton t’i kushtohet interes maksimal si njė eksperiment i arrirė nė menaxhimin paqėsor tė konflikteve, njė aspekt ky, tė cilin brezi i ri duket se e ka humbur disi nga sytė. Ndaj kėtu duhet tė kujtojmė, qė shtetet, tė cilat sot bashkėpunojnė intensivisht me njėri tjetrin, nė njė mėnyrė unikale dhe kanė krijuar institucione tė pėrbashkėta e zotėrojnė tanimė njė monedhė tė pėrbashkėt, deri nė gjysmėn e parė tė shek. tė XX  ishin kundėrshtarė lufte tė pėrbetuar. Kjo do tė thotė gjithashtu, qė trajtimi i kėtij procesi tranzicioni nga lufta nė bashkėpunim mund tė na hapė perspektiva tė reja nė lidhje me premisat pėr njė bashkėpunim paqėsor.

Pėr t’u pėrmendur ėshtė gjithashtu fakti, qė BE pėr shkencėn e politikės pėrfaqėson njė objekt veēanėrisht atraktiv dhe kureshtje-ndjellės kėrkimesh. Ai ndodhet nė pozicionin lidhės tė disiplinave tė pjesshme tė kėrkimeve tė sistemit dhe politikės ndėrkombėtare dhe, parė nėn lupė, lė tė kuptohet, qė kufiri mes tyre po daravitet gjithnjė e mė shumė.

Nėse vėrejmė Zhvillimin e BE, ndryshimet e shpejta tė kuadrit kushtetues dhe gjendjes sė anėtarėve, lindin njė sėrė pyetjesh teorike tejet interesante: Cilat janė forcat lėvizėse tė kėtyre ndryshimeve? Nė ēfarė drejtimi lėvizin ato? Si mund tė perceptohen kėto procese nga ana analitike dhe konceptuale? Ka, pra, mė shumė se disa arsye pėr t'u marrė me BE dhe pėr ta kuptuar atė.






BE si institucion-risi



Vėshtirėsitė dhe kėrkesat nė trajtimin e BE

Kėshtu kemi mbėrritur nė pyetjen, se cilat janė ato kėrkesa tė veēanta, qė dalin gjatė trajtimit tė BE. Ēfarė e bėn kaq tė vėshtirė pėrballjen me tė?



Fillimisht kėtu kemi tė bėjmė me institucione tė njė natyre krejtėsisht tė re, tė panjohur si prej shtetit kombėtar ashtu edhe prej politikės kombėtare, tė cilėt bashkėpunojnė nė njė mėnyrė tė tillė, e cila gjithashtu nuk ka precedentė dhe pėrveē kėsaj u nėnshtrohet ndryshimeve tė vazhdueshme. Qoftė edhe vetėm pėr tė krijuar njė ide tė pėrgjithshme lidhur me kėtė, kėrkohet njė investim i jashtėzakonshėm.




BE si sistem disanivelesh


Por kjo nuk mjafton. Diagrama e ardhshme lė tė kuptohet, qė nė rastin e BE nuk bėhet fjalė aspak pėr nja dy institucione tė reja, tė panjohura nga shteti kombėtar, por pėr njė sistem disanivelesh, pikėrisht me tre tė tilla. Vetėm tė gjitha kėto marrė sė bashku pėrbėjnė atė qė quhet BE, pėrcaktojnė politikėn e tij dhe vijimėsinė e zhvillimit tė tij. Ky sistem kompleks disanivelesh luan duke u alternuar nė mėnyra tė ndryshme nė fusha tė ndryshme politike.  Mėnyrat e vendimmarrjes, proceset e vendimmarrjes dhe pesha e aktorėve dhe institucioneve tė veēanta variojnė shumė nė varėsi tė faktit, se pėr cilėn fushė tė politikės bėhet fjalė.










Qeverisje pėrtej shtetit kombėtar



Rreth dobisė sė trajtimit tė BE

Pas kėtij vėshtrimi pėrmbledhės tė shkurtėr, qė, tė shpresojmė se nuk Jua ka hequr dėshirėn, nė lidhje me kėrkesat e veēanta, qė presupozon trajtimi i BE, natyrisht qė na ngacmon pyetja, se ēfarė do tė na sillte tė mirė pėrballja me kėtė sfidė intelektuale dhe tė vėshtirė nė njė masė tė konsiderueshme, dhe, se cili ėshtė rezultati i pritshėm i gjithė kėsaj.

Sė pari, Ju do tė njiheni me njė organizatė, e cila qė sot pėrcakton jetėn tonė tė pėrditshme nė mėnyrė vendimtare, dhe pa njohjen e sė cilės Ju nuk do tė mund ta kuptonit dhe, ca mė pak, tė kishit njė gjykim Tuajin nė lidhje me politikėn, qoftė edhe me politikėn e bėrė brenda kufijve tė shtetit Tuaj kombėtar.

Njė aspekt shumė i rėndėsishėm ėshtė fakti qė Ju do tė njihni politikėn nė dimensionin e saj institucional, procesual dhe atė tė pėrmbajtjes, sikurse e ndeshim sot gjithnjė e mė shumė, pikėrisht pa njė ndarje tė qartė mes politikės sė brendshme dhe asaj tė jashtme. Politika, nė fakt, karakterizohet nga njė ndėrthurje e ngushtė e niveleve tė ndryshme, si edhe nga njė masė tejet e madhe kompleksiteti. Ju do tė njhni fenomenin e ri tė "qeverisjes pėrtej shtetit kombėtar ", nė trajtimin e tė cilit, dihet, qė shkencat politike kanė vėshtirėsi ende tė dukshme. Kėto vėshtirėsi rrjedhin ndėr tė tjera nga fakti, qė ndarja tradicionale mes disiplinave tė Kėrkimit Shkencor Krahasues nga njėra anė dhe e Marrėdhėniėve Ndėrkombėtare nga ana tjetėr, ėshtė vendosur nė pikėpyetje.

Kėtu natyrisht nuk bėhet fjalė pėr njė fenomen, i cili kufizohet vetėm mė BE-nė. Edhe nė aspekte tė tjera tė pjesshme, qofshin kėto funksionale apo rajonale, vihet re njė tendencė nė rritje pėr vendosje rregullash nė fushėn e  politikės ndėrkombėtare dhe shkenca politike e sheh veten tashmė tė pėrballet me faktin, qė shteti kombėtar po humbet gjithnjė e mė shumė rolin e njė qendre politike vendimmarrėse tė padiskutueshme, e cila ndėrmerr si e vetme vlerėsime autoritare. Njė pėrballje me BE, pra, do t’Ju udhėheqė pėrtej kufijve tė kėtij objekti, drejt njė problematike themelore tė politikės (shkencės politike) sė ditėve tona nė njė mjedis, qė ndryshon vazhdimisht e nė mėnyrė dramatike.

... shko mė tej te Kapitulli 2: Ēfarė ėshtė BE?


[© Texti dhe grafika: Shoqėria Agora]
 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

© 1998-2010 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora