Faza 3
Lart Model analize Faza 1 Faza 2 Faza 3

 


 

Bashkimi Evropian

Faza 3: Procesi i zgjerimit nė vijim (Stadi tetor 2005)

Kėshtu kemi mbėrritur nė pjesėn e fundit tė kursit bazė 5 nė lidhje me procesin e anėtarėsimit nė vijim. Si pikėnisje pėr kėtė do tė shėrbejė njė pėrmbledhje gjeografike e zhvillimeve nga KEE fillestare deri nė Bashkimin 25-vendėsh.

Lidhur me perspektivėn e sė ardhmes sė afėrt pėr ne do tė ishin interesante ato vende, me tė cilat janė pėrfunduar tashmė bisedimet – dhe kėto janė Bullgaria dhe Rumania – si dhe ato vende tė cilat kanė statusin zyrtar tė kandidatit – dhe kėto vende janė Kroacia dhe Turqia.


Pėrmbajtje

[Kreu i faqes]



Bullgaria dhe Rumania

Nėnshkrimi i Marrėveshjeve tė Anėtarėsimit nė prill 2005

Pėrsa u pėrket Bullgarisė dhe Rumanisė do tė doja tė kufizohesha nė disa shėnime. Bisedimet me tė dy vendet janė mbyllur tanimė, dhe marrėveshjet e anėtarėsimit u nėnshkruan nė datėn 25 prill 2005 nė Luksemburg. Dhe nė to ėshtė parashikuar anėtarėsimi nė datėn 1 janar 2007. Gjithsesi marrėveshjet me dy vendet pėrmbajnė edhe njė klauzolė, e cila parashikon, qė ky anėtarėsim mund tė shtyhet njė vit, nėse nuk janė realizuar nė mėnyrė konsekuente tė gjitha reformat e kėrkuara nga BE!

Dhe BE, pėrfaqėsuar nga Komisioneri pėr Ēėshtjet e Zgjerimit, Olli Rehn, ka bėrė vazhdimisht tė qartė se Bashkimi Evropian vazhdon tė ketė dyshimet e tij nė lidhje me kėtė.
 

Varėsi mes politikės sė BE dhe asaj kombėtare

Nė kėtė kontekst ėshtė interesant njė proces nė Rumani. Qeveria e atjeshme kishte realizuar reformat nė mėnyrė tejet konsekuente, sikurse kishte rekomanduar BE; por kėto ishin ndaluar nga Gjykata Kushtetuese, si reagim ndaj tė cilės Qeveria nėn drejtimin e Taricenaut nė fillim tė korrikut 2005 deklaroi dorėheqjen dhe shpalli mbajtjen e zgjedhjeve tė reja. E gjithė kjo provon se sa shumė tė lidhura janė me njėra-tjetrėn Politika e BE dhe ajo kombėtare.

[Kreu i faqes]


Kroacia

Kėrkesa pėr anėtarėsim shkurt 2003

Si janė zhvilluar marrėdhėniet e BE me Kroacinė? Cili ėshtė stadi aktual i procesit tė anėtarėsimit. Kroacia bėn kėrkesėn e saj pėr anėtarėsim mė 21 shkurt 2003 dhe nė prill Kėshilli i paraqiti Komisionit kėrkesėn – sikurse parashikohej edhe nė Marrėveshje – pėr tė pėrgatitur pozicionimin e vet nė lidhje me kėtė kėrkesė.
 

Samiti i Selanikut 2003: vendet e Ballkanit me perspektivė anėtarėsimi

Njė etapė tjetėr rėndėsishme pėr tė gjitha vendet e Ballkanit, pra, edhe pėr Kroacinė, shėnoi Samiti i Selanikut mbajtur nė qershor 2003, gjatė tė cilit Kėshilli i Evropės theksoi sėrish, qė vendet e Ballkanit Perėndimor, do tė mund tė bėheshin pjesė pėrbėrėse integrale e BE, sapo tė pėrmbushnin kriteret pėrkatėse – pra kriteret e Kopenhagenit, tė cilat Ju tashmė i njihni.
 

2004: Statusi i kandidatit pėr Kroacinė

Nė prill 2004 komisioni publikoi pozicionin e saj nė lidhje me kėrkesėn pėr anėtarėsim tė Kroacisė, i cili marrė nė tėrėsi ishte pozitiv dhe e mbėshteste kėrkesėn, por nga ana tjetėr pėrmendte disa fusha tė caktuara, ku nevojitej njė aktivizim dhe lėvizje mė e madhe nga ana e vendit kandidat, si pėr shembull nė fushėn e politikės sė mjedisit si dhe nė marrjen pėrsipėr tė tė ashtuquajturave Acquis, pra tė tė gjithė materialeve ligjore tė BE. Kjo bėri qė Kėshilli Evropian t’i njihte zyrtarisht Kroacisė, nė qershor 2004, statusin e kandidatit.

Pak kohė pėrpara Krishtlindjeve 2004 Kėshilli Evropian pėrcaktoi datėn e fillimit tė bisedimeve tė anėtarėsimit, 17 mars 2005, duke vėnė gjithsesi parakushtin e bashkėpunimit tė plotė dhe pa rezerva tė Kroacisė me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve tė Luftės pėr Ish-Jugosllavinė me seli nė Hagė.
 

Mars 2005: BE refuzon bisedimet

Por duke qenė se Kryetarja e kėsaj Gjykate, Carla del Ponte, ishte e mendimit se kjo nuk mund tė thuhej ende pėr marsin, BE mori vendimin pėr refuzimin e bisedimeve. Megjithatė nė tė njėjtėn kohė u pėrcaktua kuadri pėr bisedimet e anėtarėsimit – njė sinjal inkurajues ky pėr Zagrebin – nė mėnyrė qė bisedimet pėr anėtarėsimin tė mund tė fillonin nė ēdo moment, sapo tė konstatohej plotėsimi i kushtit pėr bashkėpunim me Hagėn.
 

01.02.2005: Hyrja nė fuqi e MSA

Parė nga kėndvėshtrimi kroat si pozitive duhet vlerėsuar edhe hyrja nė fuqi e Marrėveshjes sė Stabilizim-Aociimit (MSA) nė datėn 1 shkurt 2005. Kjo Marrėveshje pėrbėn kuadrin kontraktues pėr marrėdhėniet mes BE dhe Kroacisė deri nė realizimin  e anėtarėsimit dhe mbulon fusha tė tilla siē ėshtė dialogu politik, bashkėpunimi rajonal, pėrafrimi i legjislacionit tė Kroacisė me Acquis tė BE si dhe bashkėpunimi nė fusha tė ndryshme tė politikės sė BE.
 

Korrik 2005: Seanca e parė e Komitetit tė MSA

Krahas kėsaj u ngritėn njė sėrė komitetesh tė pėrbashkėta nė nivele tė ndryshme, ndėr tė tjera njė Kėshill Asociimi nė nivel ministrash, i cili u mblodh pėr herė tė parė nė 26 prill 2005, si dhe njė Komitet Stabilizimi dhe Asociimi, i cili seancėn e tij tė parė e shėnoi nė mes tė korrikit 2005, dhe, nė kuadėr tė tė cilit pėrfaqėsuesit e BE pėrsėritėn kėrkesėn e tyre pėr njė bashkėpunim mė tė mirė tė Kroacisė me Gjykatėn e Krimeve tė Luftės nė Hagė.
 

Fillim tetori 2005: Vendim pėr fillimin e bisedimeve

Vetėm nė fillim tė tetorit, pas bisedash dhe debatesh intensive mes shteteve anėtare tė BE, veēanėrisht nė lidhje me ēėshtjen, sė fundmi tejet tė diskutuar, tė hapjes sė bisedimeve me Turqinė, u mor pėrfundimisht vendimi, se tanimė edhe Kroacia kishte plotėsuar tė gjitha kushtet paraprake pėr hapjen e bisedimeve. Nė fund tė tetorit 2005 filloi procesi i verifikimit tė Legjislacionit kroat pėrmes Komisionit, pėr tė cilin mendohej paraprakisht se do tė duhej njė vit. Vetėm pas kėsaj do tė vijonte hapja e kapitullit tė 35-tė tė bisedimeve.

[Kreu i faqes]


Turqia

Turqia si rast i veēantė

Ajo qė ka vlejtur dhe vlen pėr Kroacinė, pikėrisht fakti qė procesi nė vijim i integrimit meriton vėmendjen dhe interesin tonė tė veēantė, vlejnė nė njė masė shumė mė tė madhe pėr kandidatitn e dytė tė asaj kohe, Turqinė. Pėr arsye nga mė tė ndryshmet kėtu, duhet thėnė, se bėhet fjalė pėr njė rast shumė tė veēantė, tė cilin, pikėrisht pėr kėtė arsye, do tė doja t’Jua zbuloja kėtu nė tė gjitha detajet e duhura.

Kronologji deri nė fillim tė bisedimeve

Shpjegimet e mia do tė doja t’i filloja me njė kronologji, e cila gjithsesi do t’i referohet tė shkuarės sė afėrt, pasi Turqia ka bėrė njė kėrkesė asociimi qė nė vitin 1959, drejtuar KEE sė atėhershme, por ne, natyrisht, nuk duam tė shkojmė aq prapa nė kohė. Pėrkundrazi do tė fillojmė me njė datė tė afėrt, dhjetor 1999; nė kėtė muaj Kėshilli i Evropės deklaroi pėr herė tė parė, qė Turqia ishte njė kandidat anėtarėsimi nė BE, nėse ajo do tė plotėsonte tė njėjtat Kritere (tė Kopenhagenit), sikurse edhe tė gjithė kandidatėt e tjerė pėr anėtarėsim.

Marsi 2001 solli dy ngjarje tė rėndėsishme, sikurse e tregon edhe diagrama e mėsipėrme. Sė pari lidhjen e njė parneriteti pėr anėtarėsim mes BE dhe Turqisė. Krahas kėsaj Turqia miratoi njė program tė vetin kombėtar pėr realizimin e ligjeve tė BE, i cili pėrmblidhte shumė mė tepėr se 500 fjalė tė shtypura! Adresa e internetit, prej sė cilės mund tė shkarkoni kėtė dokument, gjendet nė diagramė si Link i shenjuar me tė kuqe.

Kjo ėshtė tejet interesante dhe e rėndėsishme pasi ilustron edhe njėherė rėndėsinė dhe efektet e jashtėzakonshme tė proceseve tė anėtarėsimit, rreth tė cilave kemi diskutuar tashmė nė fillit tė kursit bazė 5.

[Kreu i faqes]

Hapat e Turqisė drejt pėrshtatjes me kėrkesat e BE

Nė vitet e ardhshme vijuan ndryshime tė mėtejshme, pjesėrisht tė thella dhe tė rėnda brenda sistemit politik nė Turqi, tė cilat tė gjitha i shėrbejnė pėrshtatjes sė rendit tė brendshėm me kėrkesat e BE.
 

  • 9/2001: Parlamenti Turk miraton 30 ndryshime tė Kushtetutės

  • 8/2001: Parlamenti Turk miraton reforma nė fushėn e tė drejtave tė njeriut

  • 1/2004: Heqja e dėnimit kapital nė Turqi

  • 6/2005: Kodi i ndryshuar i sė drejtės penale nė Turqi hyn nė fuqi
     

Hapat e BE

BE i merr shumė pozitivisht nė dijeni kėto hapa, gjė qė e gjen shprehjen nė raportin e Komisionit paraqitur nė tetor 2004 sikurse edhe nė vendimin e Kėshillit tė Evopės nė dhjetor 2004, pėr  tė nisur bisedimit e anėtarėsimit me Turqinė nė 3 tetor 2005.
 

Reagime pas referendumeve nė Francė dhe Hollandė

Vėmendje tė veēantė meriton edhe rikonfirmimi i kėsaj datė pėrmes Kėshillit Evropian mė 17 qershor 2005, pra pas referendumeve zhvilluar nė Francė dhe Hollandė, tė cilat kishin rezultuar negativisht. Ky fakt ėshtė pėr t’u vėnė re, pasi – sikurse e njohim tashmė edhe nga pėrmbledhja historike e BE (Kurset bazė 2 dhe 3) – kėto referendume treguan njė refuzim tė qartė tė popullsive pėrkundrejt njė zgjerimi tė mėtejshėm tė numrit ekzistues tė shteteve anėtare, madje referuar veēanėrisht Turqisė.

Njė vėshtrim nė kuadrin e bisedimeve pėrcaktuar nga Komisioni nė datėn 29.06.2005, tregon gjithsesi mjaft qartė, se skepticizmi i popullsive tė kėtyre vendeve u mor sigurisht nė konsideratė. Atje thuhet, se nisur nga dyshimet qė ekzistojnė te qytetarėt e BE, duhej iniciuar njė dialog mes shoqėrive civile tė BE dhe shteteve kandidate pėr anėtarėsim. Ndėrsa nė njė pikė tjetėr sqarohet nė mėnyrė eksplicite, se nė rastin e bisedimeve me Turqinė  bėhet fjalė pėr njė proces tė hapur, pėrfundimi i tė cilit nuk mund tė parashikohej!
 

Probleme tė veēanta nė rastin e Turqisė

Skepticizmi i qytetarėve nė disa vende tė BE pėrkundrejt njė anėtarėsimi tė mundshėm tė Turqisė ėshtė vetėm njė tregues i asaj, qė Turqia ėshtė njė rast i lidhur me njė sėrė pyetjesh tė veēanta. Pikat mė tė rėndėsishme do tė doja t'i sqaroja shkurtimisht kėtu.
 

Numri i banorėve

Dyshimet ndaj njė anėtarėsimi tė mundshėm tė vendit bazohen nė rradhė tė parė nė faktin se Turqia, nė njė afat tė parashikueshėm, do tė shndėrrohej nė shtetin e BE mė popullsinė mė tė madhe. Aktualisht ajo ka 71 milionė banorė; por ky numėr do tė rritet pas 20 vitesh nė 80 apo 85 milionė duke kaluar kėshtu dhe numrin e banorėve tė vendit qė momentalisht ka popullsinė mė tė madhe, Gjermanisė, i cili nė vitin 2020 mendohet se do tė ketė vetėm 80 milionė banorė.
 

Pozicioni gjeografik, Pėrkatėsia nė Evropė, Situata e tė drejtave tė njeriut

Dyshimet pėrqendrohen sė dyti nė pyetjen, nėse Turqia bėn pjesė vėrtetė nė Evropė gjeografikisht dhe sė treti pėrforcohen pėrmes dallimeve fetare dhe kulturore. Krahas kėsaj, sė katėrti, vazhdojnė tė ekzistojnė rezerva tė konsiderueshme nė lidhje me situatėne  tė drejtave tė njeriut nė vend - me gjithė ndryshimet e sapodiskutuara brenda sistemit tė brendshėm politik.
 

Ēėshtja e Qipros

Dhe sė pesti e sė fundmi, fakti qė Turqia nuk e ka njohur ende zyrtarisht Qipron - ndėrkohė shtet anėtar i BE! - ėshtė njė temė me tė cilėn politika e BE ėshtė duke u marrė shumė, shumė intensivisht kėto ditė - gusht, shtator 2005.

[Kreu i faqes]


Aplikimi i modelit tė analizės nė rastin e Turqisė

Modeli i analizės dhe rasti i Turqisė

Tani, nė kėto kushte, na intereson pa dyshim pyetja, se si do tė shkojė mė tej ēėshtja e anėtarėsimit tė Turqisė. Natyrisht, ne nuk jemi profetė, qė tė mund tė parathemi tė ardhmen. Por ajo  qė mund tė bėjmė ėshtė tė marrim modelin e analizės sė faktorėve pėrcaktues tė zgjerimeve, tė cilin e prezantova nė fillim tė kursit bazė 5, ta mbushim me faktet e rastit „Turqia“ dhe, mbi kėtė bazė, tė provojmė tė formulojmė njė parashikim (tė mirėargumentuar).
 

Aplikim ekzemplar i modelit

Fillimisht le tė sjellim edhe nėjherė nė kujtesė modelin. Me qėllim ilustrimin e mundėsive tė tij do tė doja tė kufizohesha nė shembullin e dy komponentėve tė ndėrthurur ngushtė me njėri-tjetrin, pėr tė treguar nė mėnyrė ekzemplare, se si mund tė aplikohet, dhe pikėrisht shkurtimisht rreth situatės sė kontraktuar, pra pika 1, dhe me mė shumė hollėsi, faktori pėrcaktues „Interesat kombėtare“ (pika 3).

Pėrcaktimi kontraktor i unanimitetit

Fillimisht kemi pėrcaktimin kontraktual tė unanimitetit dhe tė miratimit tė Parlamentit nė BE dhe – si njė kundėrpeshė e kėsaj nė Turqi – si dhe nė shumė shtete tė tjera anėtare domosdoshmėria e njė miratimi tė popullit me anė referendumesh. Dhe kjo nė njė Bashkim Evropian 25 antėrėsh, pas pak kohe 27 anėtarėsh si dhe nė situatėn e njė rritjeje tė jashtėzakonshme tė ndikimit tė popullsive tė shumė prej kėtyre shteteve anėtare nė politikėn e BE!

Nė kėtė situatė me rėndėsi vendimtare ėshtė natyrisht fakti, nėse / deri nė ē’masė  janė tė pajtueshme interesat kombėtare, dhe pikėrisht pėr kėtė arsye do tė donim tė shihnim, tė paktėn nė bazė shembujsh, pozicionet aktuale – shtator 2005 - tė disa shteteve anėtare dhe qeverive tė tyre.
 

Interesat kombėtare

Gjermania

Mbretėria e Bashkuar

Franca

Polonia

Gjermania, nėn qeverinė e kuq-gjelbėr drejtuar nga Gerhard Schröder, ka qenė ndėr mbėshtetėsit mė tė fortė tė hapjes sė bisedimeve tė anėtarėsimit dhe tė vetė anėtarėsimit tė Turqisė. Ndėrsa opozita e atėhershme CDU/CSU pėrfaqėsonte pozicionin e kundėrt. Pas vendosjes sė koalicionit, duke u nisur nga kėto pozicione diametralisht tė kundėrta, vendi nuk do tė luajė mė rolin aktiv pro-Turqisė, sikundėr nėn drejtimin e Schröder.

Mbretėria e Bashkuar, e cila dėshiron njė BE nė formėn e njė lidhjeje tė ēlirėt shtetesh dhe jo njė Federate tė ngushtė, mbėshtet fuqimisht, ndėr tė tjera edhe pėr kėtė arsye, anėtarėsimin e Turqisė nė BE.

Nė Francė vihet re si nė qeveri ashtu edhe nė popullsinė e vendit njė qėndrim shumė skeptik pėrkundrejt njė anėtarėsimi tė mundshėm tė Turqisė, qėndrim ky qė u bė edhe mė i mprehtė pas Jo!-sė drejtuar Marrėveshjes pėr Kushtetutėn. Nė kėtė kontekst duhet vėnė re, qė Franca – dhe Austria – kishin bėrė tė ditur organizimin e referendumeve lidhur me njė anėtarėsim tė mundshėm tė Turqisė. Dhe kėto mund tė shndėrroheshin nė njė pengesė tė pakapėrcyeshme pėr shkak tė kėrkesės pėr unanimitet.

Le tė hedhim njė vėshtrim nė njė shtet anėtar tė ardhur rishtazi, pikėrisht nė datėn 1.5.2004, qė ėshtė Polonia. Atje mendohet – nė gjykimin tim nė mėnyrė mjaft realiste – qė Turqia pas anėtarėsimit tė saj tė mundshėm do tė pretendojė shumė mjete financiare tė BE, nga tė cilat nė fund tė fundit do tė privohet vendi i tyre. Krahas kėsaj Turqia konsiderohet si njė vend tepėr i madh – dhe kjo ėshtė njė veēori rreth sė cilės kemi folur mė parė – qė anėtarėsimi i saj tė mund tė absorbohet realisht nga BE.
 

Rezultat

Nė mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė thuhet, se interesat dhe pozicionet kombėtare nė njė pjesė tė tyre janė tejet tė ndryshme dhe pėr kėtė arsye parashikohet qė procesi i anėtarėsimit tė shoqėrohet nga vėshtirėsi me shumė pasoja. Nė mbyllje, dėshtimi i Marrėveshjes Kushtetutės pėrmes refuzimit, rezultuar nga referendumet nė Francė dhe Hollandė, e kanė ēorientuar tėrėsisht barazpeshėn mes zgjerimit dhe thellimit. Pasi struktura institucionale dhe rregullat e lojės, pėrcaktuar me Traktatin e Nisės, janė krejtėsisht tė pamjaftueshme pėr Bashkimin 25 anėtarėsh, sikurse e kanė treguar disa shembuj tė marrė ne kuadėr tė Kursit bazė 3. Dhe nė kėtė fushė nuk parashihet tė ketė progres nė terma afatshkurtėr apo afatmesėm.

[Kreu i faqes]


Fjala pėrmbyllėse

Kompleksiteti dhe dinamika e BE

Nė kėtė mėnyrė kemi mbėrritur nė aktualitet, pra edhe nė fundin e vėshtrimit tonė pėrmbledhės nė rrjedhėn dhe aspektet qendrore tė procesit tė zgjerimit, por edhe tė Kompleksit Tematik "Bashkimi Evropian". Nė vend qė tė bėjmė njė pėrmbledhje tjetėr, do tė doja tė pėrfundoja me njė referencė ndaj  njė aspekti, nė vlerėsimin tim, me rėndėsi qendrore pėr temėn BE.

Ata qė kanė punuar me kėtė kompleks tematik nga fillimi, ata kanė mundur tė provojnė nė njė farė mase personalisht, nė mėnyrė konkrete  dhe intensive veēoritė e pėrshkruara nė Kursin bazė 1 si pėr shembull, qė BE ėshtė njė strukturė e njė lloji krejt tė ri, njė sistem disa-nivelesh, ku duhen marrė nė konsideratė tė gjitha nivelet si dhe njė sistem, i cili ndodhet nė ndryshim tė vazhdueshėm.
 

bėjnė tė nevojshėm konceptet bazė mbėshtetur nė modele

Nė kushtet e njė kompleksiteti dhe dinamike tė tillė tė pakrahasueshme mund tė gjenden mirė vetėm ata qė kanė zhvilluar njė koncept bazė pėr kuptimin e kėtij objekti, i cili mbėshtetet nė pyetje qendrore tė natyrės shkencore dhe nė pėrgjigjet, qė rezultojnė ndaj tyre, nė kuptimin e pėrcaktimit tė varėsive themelore shkak-pasojė. Ne jemi pėrpjekur gjatė kėtij kursi tė bėjmė pikėrisht kėtė, pra me ndihmėn e "Modeleve" t’i bėjmė tė qarta kėto varėsi gjatė tė gjitha kurseve bazė – sė fundmi edhe nė temėn e zgjerimit.
 

Evropa ka nevojė pėr BE

Do tė uronim t’ia kemi dalė nė pėrpjekjen tonė pėr t’Ju pėrcjellė njė ide bazė por edhe joshjen e kėsaj forme tė re, por gjithnjė e mė tė rėndėsishme tė politikės "nė njė mjedis qė ndryshon vazhdimisht nė mėnyrė dramatike " – ky ėshtė pėrfundimi i Kursit bazė 1 . Dhe do tė dėshironim, qė Ju t’i pėrcillni tė gjitha kėto mė tej. Pasi Evropa ka nevojė pėr BE – tė kujtojmė edhe njėherė kėtu njėrėn nga shumė arsyet, pikėrisht aspektin e garantimit tė paqes! Dhe BE ka nevojė pėr qytetarė dhe qytetare – edhe mė shumė nė kėto kohė tė vėshtira – tė cilėt janė nė gjendje tė ndjekin dhe shoqėrojnė logjikėn e zhvillimit tė tij.

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

[Kreu i faqes]

 


Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne .