![]()
|
|
| Kursi bazė 5: Zgjerimi i BE
Nė kurset e deritanishme herė pas here kemi parė se si - dhe harta e mėposhtme mund tė na e rikujtojė kėtė -, zgjerimet njėri pas tjetrit kanė shoqėruar vazhdimisht KEE, Komunitetin Evropian dhe BE si dhe kanė ndikuar dhe vazhdojnė tė ndikojnė edhe sot nė njė masė tė jashtėzakonshme zhvillimin e tyre, strukturėn institucionale, mėnyrėn e bashkėpunimit por edhe politikat e tyre. Kjo ėshtė mė shumė se arsye pėr t'u pėrballur me tė gjitha kėto mė hollėsisht nė njė kurs mė vete tė kėtij Kompleksi Tematik. ![]() Duket qartė se nė rastin e zgjerimit bėhet fjalė pėr njė tematikė jashtėzakonisht komplekse. Kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr BE dhe shtetet e tij anėtare - ēka do tė kishte qenė mė shumė se mjaftueshėm -, por edhe pėr ēėshtje tė tilla bazė tė organizimit tė marrėdhėnieve mes vendeve evropiane pas konfliktit Lindje-Perėndim, pėr stabilizimin e rendit tė brendshėm nė vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore, si dhe pėr shumė tė tjera. Nė kėtė kėndvėshtrim pėrpjekja pėr tė pėrcjellė njė panoramė tė pėrgjithshme, qoftė edhe tė pėrafėrt, do tė kishte qenė a priori e destinuar tė dėshtojė. Por ridhėnia e plotė as nuk ėshtė e nevojshme, sepse nė kėtė kurs bazė ne duam tė realizojmė njė objektiv tė caktuar, i cili ėshtė i krahasueshėm me atė qė caktuam edhe pėr analizėn e zhvillimit tė BE. Ideja ėshtė qė me anė tė njė vėshtrimi tė pėrgjithshėm mbi zhvillimin e deritanishėm tė procesit tė zgjerimit tė pėrēojmė para sė gjithash njė ide bazė pėr aspektet e tij mė tė rėndėsishme nė kuptimin e forcave lėvizėse, faktorėve ndikues etj, duke Ju dhėnė kėshtu nė dorė njė model tė vogėl, me ndihmėn e tė cilit Ju do tė mund tė ndiqni nė mėnyrė tė pavarur si dhe tė gjykoni tė gjtiha proceset, qė kanė tė bėjnė me zgjerimin, nė momentin qė faktet e pėrcjella nė kėtė pjesė tė kėtij kompleksi tematik tė jenė vjetėruar.
Pėr cilat njohuri, mjete ndihmėse dhe
instrumente kemi nevojė, qė tė mund tė arrijmė kėtė objektiv?
Kaq pėr kėtė vėshtrim tė pėrgjithshėm mbi Kursin bazė 5, pėr nga tematika veēanėrisht interesant dhe kurioz. Njė pėrmbledhje tė shkurtėr linkesh nė lidhje me pjesėt pėrkatėse e shihni mė poshtė. Vėshtrim mbi Kursin bazė 5:
[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara I
Qėndrueshmėria
|