Model analize
Lart Model analize Faza 1 Faza 2 Faza 3

 


 

Bashkimi Evropian

Listė-pėrmbajtja e modelit tė analizės



Fillesat dhe pjesėt pėrbėrėse tė modelit

Cila ėshtė origjina e modelit?

Analiza tė hollėsishme tė raundeve tė deritanishme tė zgjerimit kanė treguar, qė njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur gjithmonė pesė faktorė, tė cilėt kanė ndikuar dhe karakterizuar nė mėnyrė vendimtare rrjedhėn dhe rezultatin e tyre.Ne duam tė shfrytėzojmė kėtė fakt dhe tė krijojmė sė kėtejmi njė model tė vogėl, nė mėnyrė qė tė kuptojmė mė mirė procesin e zgjerimit.
 

Baza kontraktore

Faktorin e parė pėrcaktues e pėrbėjnė kėtu bazat kontraktuale, pra rregulloret brenda BE, tė cilat pėrcaktojnė nė detaje, se si duhet tė rrjedhė procesi i zgjerimit. Sepse, pėr shembull, do tė kishte shumė rėndėsi nėse nė lidhje me njė raund zgjerimi do tė vendosej  unanimisht apo me shumicė votash dhe se cilėt duhet tė votojnė pro.

Se cilat janė kėto baza kontraktuale pėr kėtė mė shumė nė fund tė kėsaj pjese. Le tė vėrejmė fillimisht faktorėt e tjerė, nė mėnyrė qė tė kemi tė gjitha pjesėt pėrbėrėse tė modelit sė bashku.
 

Fushė tensioni mes zgjerimit dhe thellimit

Megjithėse nė marrėveshje rregulloret e zgjerimit ekzistonin qė prej fillimit asnjėherė nuk ndodhte , qė KEE, Komuniteti Evropian apo Bashkimi Evropian dhe /ose shtetet e tij anėtare tė ishin pėrpjekur njėkohėsisht nė mėnyrė tė palodhur dhe tė vazhdueshme pėr zgjerimin e rrethit tė shteteve anėtare. Shkaku ishte frika pa dyshim e arsyeshme qė mė shumė shtete anėtare do tė thoshtė mė shumė heterogjenitet, gjė qė do ta rėndonte bashkėpunimin nė mėnyrė tė konsiderueshme. Pėr kėtė arsye kėrkesat pėr anėtarėsim janė diskutuar gjtihnjė nėn perspektivėn e pyetjes, nėse zgjerimi do tė kishte pasoja negative pėr njė thellim tė mėtejshėm tė procesit tė integrimit dhe nėse po deri nė ē'masė. Ky raport tensioni mes zgjerimit dhe thellimit pėrbėn faktorin e dytė pėrcaktues brenda modelit.

Gjithsesi - dhe kėtė e tregojnė zgjerimet e deritanishme nė mėnyrė krejt tė qartė — vendimet nė lidhje me anėtarėsimin e shteteve tė reja deri mė tani nuk janė marrė asnjėherė vetėm si pasojė e njė analize tė mirėorientuar dhe tė peshuar tė raportit mes zgjerimit dhe thellimit. Por shumė pėrcaktues pėr sjelljen e aktorėve tė komunitetit  ishin tre faktorė tė tjerė.
 

interesa te veēantė sektorialė

Faktorin e parė nė kėtė kontekst e pėrbėjnė interesat e veēanta tė shteteve anėtare nė fusha tė caktuara , le tė themi fakti, qė degė tė caktuara tė ekonomisė u frikėsoheshin dizavantazheve, qė mund tė vinin nga prodhime mė tė afta konkurruese tė vendeve kandidate pėr anėtarėsim. Le tė sjellim ndėr mend kėtu sektorin bujqėsor dhe kundėrshtimin e Francės ndaj njė zgjerimi nė drejtim tė jugut.
 

interesat kombėtare

Interesat „kombėtare“ pėrbėjnė njė faktor tjetėr, pikėrisht pra fakti, qė zgjerimi do tė zvogėlonte mundėsinė e disa shteteve anėtare pėr tė ndikuar  nė vendimmarrje. Kjo shprehet, pėr shembull, nė ēėshtjen e shpėrndarjes sė votave nė Kėshill, qė ėshtė diskutuar herė pas here nė kurset e mėparshme.
 

Aftėsia vendimmarrėse e sistemit tė BE

Faktorin e fundit kėtu e pėrbėjnė druajtjet e shteteve anėtare dhe tė tė gjithė aktorėve tė tjerė, si Komisioni apo Parlamenti Evropian, se deri nė ē'masė do tė mund tė ndikonte zgjerimi nė aftėsinė vendimmarrėse tė sistemit tė BE.

[Kreu i faqes]


Faktorėt pėrcaktues tė procesit tė zgjerimit

Kėtu modeli i analizės nė pėrmbledhjen grafike do tė dukej sikurse e tregon diagrama e mėposhtme.

[Kreu i faqes]


Bazat kontraktuale

Pėrpara se tė hymė nė aplikimin e modelit pėr fazėn 1, pra pėr kohėn mes kėrkesės sė parė pėr anėtarėsim tė Britanisė sė Madhe nė vitin 1961 dhe tė ashtuquajturit zgjerim EFTA me Finlandėn, Austrinė dhe Suedinė nė vitin 1995 le tė pėrmbledhim shkurtimisht rregullat kontraktore pėr zgjerimin.

Marrėveshjet e Romės: Preambula dhe neni 237

Ēėshtja e zgjerimit ėshtė diskutuar nė shumė pjesė tė Marrėveshjeve tė Romės. Kėshtu nė preambul bėhet fjalė pėr njė vullnet tė fortė pėr tė hedhur bazat pėr njė lidhje dhe bashkim gjithnjė e mė tė ngushtė tė popujve evropianė. Ndėrsa popujve tė tjerė tė Evropės u drejtohet thirrja pėr tu bashkuar me synimet e pėrshkruara nė preambul.

Pėrveē kėsaj nė njė nen tė veēantė, nenin 237, rregullohej procedura pėr pranimin e anėtarėve tė tjerė. Nė kėtė mėnyrė secili shtet evropian mund tė bejė kėrkesėn pėr anėtarėsim. Kėshilli, tė cilit i duhet paraqitur kėrkesa, duhet tė marrė njė vendim me bazė unanimiteti, pasi tė ketė marrė edhe pozicionin e Komisionit. Kushtet e pranimit rregullohen me anė tė njė marrėveshjeje mes shteteve anėtare dhe shtetit aplikues. Kjo marrėveshje duhet tė ratifikohet nga tė gjitha shtetet kontraktuese sipas procedurave tė tyre juridiko-konstitucionale.
 

Prej DNjE: PE duhet tė japė miratimin

Kjo gjendje fllestare kontraktore gjithsesi ka pėsuar njė ndryshim shumė tė madh me rishikimin e parė tė Marrėveshjes, me Dokumentin e Njėsimit Evropian (DNjE), pasi prej atij momenti ėshtė detyrimisht i domosdoshėm miratimi i Parlamentit Evropian PE.
 

Zhvillimi prej Mastrihtit

Kjo rregullore u mor nė Traktatin e Mastrihtit, konkretisht neni O i Marrėveshjes sė BE, i cili shfuqizoi nenin 237 tė Marrėveshjes sė Komunitetit Evropian. Ajo vazhdon tė jetė e vlefshme edhe pas hyrjes nė fuqi tė Traktatit tė Amsterdamit — tanimė me nenin 49 tė Marrėveshjes sė BE.

Pėrcaktimet e reja dhe tė shumta plotėsuese nė Marrėveshjen e Nisės, veēanėrisht nė tė ashtuquajturin „Protokoll mbi zgjerimin e BE“, rregullojnė para sė gjithash pėrbėrjen e organeve si dhe shumicat e domosdoshme nė njė Bashkim 25- apo 27-vendėsh.
 

Bazat kontraktuale nė njė pėrmbledhje grafike

Nė pėrmbledhjen grafike tė mėposhtme prezantohen bazat kontraktore tė zgjerimit tė BE si mė poshtė vijon:

Nė kėtė mėnyrė siguruam tė gjitha informacionet e duhura pėr tė realizuar analizėn e njė procesi tė komplikuar zgjerimi. Ne dėshirojmė tė fillojmė mė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė fazės 1, tė kohės mes kėrkesės sė parė tė anėtarėsimit nga Britania e Madhe nė vitin 1961 dhe zgjerimit EFTA mė 1995, ku do t'Ju udhėheqė linku vijues.

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

... shko mė tej nė  Fazėn 1, "Nga kėrkesa e parė pėr anėtarėsim e Britanisė sė Madhe deri nė zgjerimin EFTA...

[Kreu u faqes]

 


Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne .