|
| |
Struktura institucionale nė
Kolonėn e Dytė: PPJS dhe PESM
|
Fillimet:
BEP |
Nė lidhje me zhvillimin e Kolonės
sė Dytė, Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė (PPJS),
kemi parė tashmė qė nė Kursin bazė 2, qė me zhvillimin e procesit tė
integrimit lindi edhe nevoja e njė koordinimi mė tė mirė tė
ēėshtjeve tė politikės sė jashtme. Njė marrėveshje e parė nė kėtė
kontekst u realizua nė vitin 1970. Nė tė u pėrcaktua kuadri
institucional i mėpashtėm pėr tė ashtuquajturin Bashkėpunim
Evropian Politik.

E
rėndėsishme pėr ne ėshtė tė dimė, qė nė kėtė rast bėhej fjalė pėr
njė bashkėpunim tė pastėr ndėrhtetėror tė shteteve anėtare tė
Komunitetit Evropian, bashkėpunim i ndarė nė mėnyrė strikte nga
Komuniteti, sepse kėtė e kishin kėrkuar shprehimisht disa prej
kėtyre shteteve anėtare, nė veēanti Danimarka dhe Britania e Madhe
me perspektivat e
tyre tė njė natyre tė theksuar ndėrqeveritare nė lidhje me
Komunitetin Evropian. Si modalitet vendimmarrjeje kėtu aplikohet
unanimiteti, njėsoj si nė bashkėpunimin ndėrkombėtar tradicional;
ndėrsa sa pėr pėrmbajtjen kėtu bėhej fjalė pėr njė shkėmbim tė lirė
informacionesh dhe nėse duhet pėr njė koordinim pozicionesh.
Ngjarje tė
tjera tė mėdha dhe tė rėndėsishme ishin Dokumenti i Njėsimit Evropian
(DNjE), i cili lidhi Komunitetin Evropian me Bashkėpunimin Evropian
Politik, si dhe Traktati i Mastrihtit me institucionin e njė
PPJS si njė kolonė e dytė e Bashkimit Evropian. Ne duam tė shohim
tani strukturėn institucionale tė kėsaj kolone tė dytė.
|
[Kreu i
faqes]
|
PPJS nė Marrėveshjen e Maastrihtit |
Diagrama na tregon disa
zhvillime me rėndėsi tė konsiderueshme, 20 vjet pas
krijimit tė BEP.

Kėtu bėn pjesė fillimisht njė ndėrthurje e ngushtė me
Komunitetin Evropian, e cila dėshmohet ndėr tė tjera nė
pjesėmarrjen e Komisionit si dhe nė faktin, qė Komiteti
Politik, pjese e bashkėpunimit ndėrshtetėror nė
kuadėr tė BEP, nuk ia paraqet mė direkt Kėshillit tė
Ministrave tė Jashtėm punėt e tij, por Komisionit tė
Pėrfaqėsuesve tė Pėrhershėm - njė pjese institucionale
tė Kolonės sė Komunitetit Evropian. Krahas kėsaj ėshtė
zgjeruar shumė konsiderueshėm edhe tėrėsia e
instrumenteve operative tė vėna nė dispozicion (ana e
djathtė e diagramės); por nė pėrdorimin e tyre vazhdon
tė mbetet i nevojshėm modaliteti i unanimitetit.
|
[Kreu i
faqes]
|
Faktorėt pėrcaktues tė strukturės
institucionale tė PPJS |
Kjo na sjell drejt pyetjes, qė na ka shoqėruar gjatė
gjithė kompleksit tematik, pikėrisht nė pyetjen
rreth faktorėve qendrorė pėrcaktues tė
procesit tė integrimit, pra tė pėrcaktuesve tė
politikės sė jashtme.
Dhe nė kėtė kuadėr, nė gjysmėn e parė tė viteve '90,
vazhdojmė tė shohim forcėn e jashtėzakonshme
gjurmėlėnėse tė faktorėve, qė kanė shoqėruar dhe ndikuar qė nė fillim bashkėpunimin nė politikėn e
jashtme, pikėrisht perspektivat e ndryshme nė lidhje
me sovranitetin kombėtar dhe, sė kėtejmi edhe me
organizimin nė fushėn e politikės sė jashtme si dhe
orientimet e veēanta tė politikės sė jashtme.
Nė fakt ata
nuk kanė mundur tė pengojnė, qė edhe faktorė tė
tjerė pėrcaktues, tė lenė gurmėt e tyre si pėr shembull ndryshimet e
mjedisit ndėrkombėtar dhe sfidat e reja e
tė pashmangshme, qė rrjedhin prej tyre, apo
praktika ndėrkohė dhjetėravjeēare nė politikėn e
jashtme tė pėrbashkėt.
Situata nė shtete tė veēanta
anėtare, perspektivat e tyre nė lidhje me BE dhe
me ēėshtjen e sovranitetit shtetėror-kombėtar si
dhe dallimet, qė ekzistojnė nė lidhje me kėtė
ēėshtje nė rrethin e Nėntėshes apo
Dymbėdhjetėshes, kanė bėrė qė ndryshimet
tė ishin tė mundura vetėm nė hapa tė vegjėl.
Ato kanė kontribuar, qė rregulloret mė shpesh tė
ishin kontradiktore nė vetvete, mbartnin
probleme gjatė zbatimit dhe duhej tė
rishikoheshin herė pas here.
|
|
PPJS nė Marrėveshjen e Amsterdamit |
Kjo duket edhe
nė pėrcaktimet mbi PPJS bėrė nė Marrėveshjen e Amsterdamit, e cila hyri
nė fuqi mė 1 maj 1999. Kėtu shohim angazhimin e njė "pėrfaqėsuesi
tė lartė pėr PPJS" (Javier
Solana), i cili mė nė fund i jep njė fytyrė politikės sė Jashtme
Evropiane, dhe atij i nėnrenditet edhe njė Njėsi pėr Planifikimin e
Strategjive dhe pėr Paralajmėrimin, e cila duhet tė garantojė
identifikimin nė kohė tė zhvillimeve ndėrkombėtare, relevante pėr PPJS,
duke ndryshuar nė kėtė mėnyrė karakterin tejet reaktiv tė politikės sė
jashtme evropiane.

Krahas kėsaj,
procesi i vendimmarrjes u bė mė i lehtė, pasi tanimė abstenimet nuk mund
tė pengonin vendimet; por gjithsesi, njė kalim nė vendimmarje me shumicė
votash, qė nisur nga thelbi i vet, do tė dukej urgjentisht i nevojshėm,
mbetet ende i pamundur pėr vetė arsyet e pėrmendura mė sipėr. Gjithsesi
ėshtė pėr t'u vėnė re, qė - pasi kjo temė kishte pėrbėrė njė tabu tė
ngurtė nė bashkėpunimin mes shteteve anėtare tė Komunitetit Evropian nė
fushėn e politikės sė Jashtme - tanimė politika e mbrojtjes dhe e
sigurisė, edhe pse fillimisht ende me pak drojė, nis tė luajė njė rol tė
rėndėsishėm. |
[Kreu i
faqes]
|
Zhvillimi i PESM |
Pikėrisht ky
sektor ėshtė zhvilluar me njė shpejtėsi marramendėse nė vitet
1998-2001 - dhe nė pjesėn mė tė madhe jashtė rishikimeve tė mėdha tė
Amsterdamit dhe Nisės duke ēuar kėshtu drejt njė Politike
Evropiane tė Sigurisė dhe tė Mbrojtjes, pra duke i krijuar PPJS edhe
njė krah ushtarak. Nėse do tė pėrshkruanim kėtu hollėsisht kėtė
zhvillim kjo to ta kalonte kuadrin e vėnė nė dispozicion kėtu dhe,
parė edhe nga kėndvėshtrimi i objektivave tona, nuk do tė ishte i
nevojshėm; pėr ne kėtu ėshtė i rėndėsishėm organizimi institucional
i Kolonės sė Dytė dhe sfondit tė saj.
|
|
PPJS dhe PESM pas Traktatit tė Nisės |
Dhe ky organizim
institucionalparaqitet kėshtu pas Traktatit tė Nisės.
 |
[Kreu i
faqes]
|
KPS |
Me
Traktatit tė Nisės (neni 25) Komiteti Politik i BEP
shndėrrohet nė Komitetin
Politik dhe tėP Politikave tė Sigurisė (KPS). Ai merret me tė gjitha
aspektet e PPSJ dhe duhet njėkohėsisht tė veprojėsi "motor"
i PPSJ dhe PESM. KPS vėzhgon ngjarjet ndėrkombėtare tė
rėndėsishme pėr PPSJ/PESM (funksion analitik), me qėllim qė
nė bazė tė analizave t'i japė rekomandime pėr organizimin e
politikave (pėrgatitje e vendimmarrjes) Kėshillit pėr
Ēėshtje tė Pėrgjithshme (Kėshillit tė Ministrave tė
Jashtėm). Mė tej KPS mbikqyr zbatimin e politikave tė
dakorduara (kontrolli i implementimit) dhe pėrbėn njė pikė
lidhėse pėr shkėmbimin e informacioneve mes
institucioneve dhe aktorėve tė ndryshėm, qė marrin pjesė nė
PPSJ/PESM pėrfshi kėtu edhe NATO-n (funksion ndėrlidhės).
Pra ky institucion ka pėsuar njė rritje tė
qartė nė vlerėn e tij pas Traktatit tė Nisės.
|
|
Komiteti pėr aspektet civile nė menaxhimin
e krizave |
Qė prej qershorit
2000 ekziston njė institucion tjetėr civil i PPJS
Komiteti pėr aspektet civile nė
menaxhimin e krizave.
Ai pasqyron konceptin e ndryshuar tė sigurisė, duke trajtuar
aspekte tė ndryshme tė parandalimit tė krizave dhe duke pėrpunuar plane, pėr tu pėrballur me krizat
nė mėnyrė civile. Ai ia drejton KPS propozimet e tij. Edhe Komisioni
ėshtė i pėrfaqėsuar nė kėt komitet. Nė kėt ėmėnyrė ėshtė krijuar
lidhja mė Kolonėn e Komunitetit Evropian, ku gjithashtu ekzistojnė
potenciale pėr menaxhimin e krizave.
|
|
Institucione tė reja ushtarake |
Nė mbyllje le tė
shohim edhe dy institucionet e reja ushtarake:
Komiteti Ushtrak i BE (KUBE)
dhe Shtabin Ushtarak tė BE (ShUBE).
 |
[Kreu i
faqes]
|
Komiteti Ushtarak |
Komiteti Ushtarak
pėrfaqėson organin mė tė lartė ushtarak tė Kėshillit dhe
drejton tė gjitha aktivitetet ushtarake. Ai ndėrmerr
funksion kėshillues nė ēėshtje ushtarake pėrkundrejt KPS dhe
i jep direktiva Shtabit Ushtarak. KUBE pėrbėhet nga Shefat e
Shtabeve tė Pėrgjithshėm tė shteteve anėtare. Kryesinė e
merr njė Gjeneral katėr yjesh apo njė admiral, i cili
emėrohet nga Kėshilli pėr njė pėr njė periudhė zyrtare prej
tre vitesh.
|
|
Shtabi Ushtarak |
Shtabi Ushtarak (ShUBE)
nė mėnyrė tė ngjashme me KPS realizon funksione analitike dhe
planifikimi nė kuadėr tė pėrmbushjes sė detyrave tė Petersbergerit. Konkretisht
nė kėtė kontekst ai merret mė paralajmėrimin, vlerėsimin e gjendjes dhe
planifikimin strategjik. Pėr tė pėrmbushur nė mėnyrė efektive kėtė
funksion ai mban lidhje me shtabet kombėtare dhe NATO-n. ShUBE ėshtė
ankoruar si drejtori e pėrgjithshmme pranė Sekretarisė sė Kėshillit dhe
ka rreth 100 punonjės.
|
|
Struktura institucionale nė Kolonėn e Dytė: Bilanc |
Pas prezantimit
dhe analizės sė kėsaj tėrėsie ēorientuese nstitucionesh tė Kolonės sė
Dytė dhe tė ndėrveprimit tė tyre tė komplikuar duhet sjellė fillimisht
edhe njė herė nė kujtesė, se pėr se bėhet fjalė kėtu. Kėtu duhet
dokumentuar e gjithė struktura e veēantė institucionale e BE, risia e
saj, dhe kjo duhet bėrė nė tė gjithė spektrin, dhe e njėjta gjė vlen
edhe pėr Kolonėn e Dytė. Gjithashtu duhet bėrė e qartė se prej nga vjen
kjo risi e komplikuar, e cila nė fund tė fundit nuk e thjeshton
bashkėpunimin, me qėllim qė nė kėtė mėnyrė tė mėsojmė tė kuptojmė mė mirė
procesin e integrimit.
Dhe nė lidhje me
kėtė duhet konstatuar, qė nė rastin e PPJS dhe tė PESM nė fakt u ndoq
njė rrugė krejtėsisht e ndryshme institucionale, qė nė linjė kohore
karakterizohet nga njė masė e lartė mbikombėtarizmi. Mendoni vetėm pėr
numrin e madh tė fushave tė politikės tė bėra komunitare, rolin aktiv qė
ndėrmarrin nė kėtė kontekst Komisioni dhe Parlamenti Evropian, apo
vendimet aq tė rėndėsishme tė Gjykatės Evropiane, tė cilat favorizuan
shumė elementin mbikombėtar.
Ėshtė e qartė qė
tė gjitha kėto ne nuk i gjejmė nė Kolonėn e Dytė. Nė fakt nga BEP deri
nė Nisė,dhe pas saj, ka patur njė zhvillim tė dukshėm nė drejtim tė
zgjerimit tė detyrave si dhe njė institucionalizim dhe diferencim
institucional tė bashkėpunimit. Por ėshtė krejtėsisht e qartė qė njė hap
cilėsor, sikurse ishte ai i politikės monetare, nuk u realizua. Mė tepėr
shihet njė bashkėjetesė e elementeve ndėrshtetėrore dhe mbikombėtare, ku
tė parėt vazhdojnė tė mbizotėrojnė. Sillni ndėr mend vetėm faktin qė
vendimmarrja vazhdon tė realizohet sipas parimit tė unanimitetit.
Arsyeja pėr kėtė
ėshtė fusha e referencės, pikėrisht politika e jashtme, si njė fushė
klasike - pėr tė mos thėnė fusha klasike - e shtetit kombėtar
sovran e lidhur me perspektivat bazė nė lidhje me organizimin e
bashkėpunimit nė BE, perspektiva kėto tė rrėnjosura thellė nė kulturėn
politike tė shteteve tė veēanta anėtare. Kjo nė fakt nuk mundi tė
pengojė, qė detyrime tė mėdha funksionale, sikur ishte zhvillimi nė
ish-Jugosllavi pėrfshirė kėtu edhe luftėn e Kosovės, tė linin gjurmėt e
tyre tė qarta, nė kuptimin e pėrfshirjes sė politikės sė mbrojtjes. Por
nga ana tjetėr bėri qė kjo pėrfshirje tė merrte formėn e komplikuar dhe
tė pasistemuar institucionale, tė cilėn unė sapo Jua prezantova gjatė
kėsaj pjese. |
[Autor: Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i
faqes]
|