Struktura BE 4
Lart Struktura BE 1 Struktura BE 2 Struktura BE 3 Struktura BE 4 Bilanc

 

 





 

Bashkimi Evropian

Kursi bazė 4: Si merren vendimet nė BE?

Struktura institucionale nė Kollonėn e Dytė: PPJS dhe PESM

Ndarja e pjesės:

bullet

Hyrje

bullet

Fillimet: BPE

bullet

PPJS nė Traktatin e Maastriht-it

bullet

Faktorėt pėrcaktues tė strukturės institucionale nė PPJS

bullet

PPJS nė Traktatin e Amsterdamit

bullet

PPJS dhe PESM pas Traktatit tė Nisės

bullet

Institucionet e reja ushtarake

bullet

Struktura institucionale ne Kollonėn e Dytė: bilanci

 


Hyrje

Analiza e risisė sė BE edhe nė strukturėn e tij institucionale – ky ėshtė objektivi kryesor i Kursit bazė 4. Nė kėtė kontekst ne kemi zbuluar deri mė tani pėrgjatė kėsaj pjese njė numėr tė madh veēorish: Sillni ndėr mend kėtu pėrbėrjen e institucioneve si atė tė  Kėshillit tė Ministrave, Komisionit apo Parlamentit  Evropian dhe ndėrveprimin e tyre, tė cilat janė unike nė kėtė formė, apo mendoni pėr mėnyrėn po aq unike tė ndėrtimit tė sistemit disanivelesh tė BE.



Shkaqet


Nė kėtė kuadėr ne u ndeshėm edhe me arsyet pėr kėtė konstrukt karakteristik, tė cilat ishin, nga njėra anė, pikėrisht njė sėrė detyrimesh funksionale, tė cilat impononin bashkėpunimin. Nga ana tjetėr janė idetė e ndryshme tė shteteve anėtare pėr mėnyrėn e organizimit tė kėtij  bashkėpunimi (ndėrshtetėror – mbikombėtar). Tė dyja kėto ēuan nė struktura krejt tė ndryshme institucionale dhe proceduriale nė fusha tė caktuara politike dhe mbajnė kėshtu pėrgjegjėsinė kryesore pėr kompleksitetin e sistemit tė BE.



Analiza e Kollonės sė Dytė


Kėto njohuri tė fituara deri mė tani ekskluzivisht nga analiza e Kolonės sė Komunitetit Evropian, duhen plotėsuar tashmė me shqyrtimin  e Kollonės sė Dytė tė Bashkimit Evropian, pikėrisht tė Politikės sė Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė (PPJS), dhe tė plotėses sė saj, Politikės Evropiane pėr Sigurinė dhe Mbrojtjen (PESM).



plotėson panoramėn e strukturės institucionale


Nė kėtė fushė bėhet fjalė pėr njė mbėshtetės kryesor tė sovranitetit kombėtar, i cili– sikurse duket, edhe pėr kėtė arsye – u pranua brenda kuadrit tė BE vetėm pas Marrėveshjes sė Maastrihtit – pra pas dekadash tė tėra bashkėpunimi nė Komunitetin Evropian – pikėrisht pra jashtė Komunitetit Evropian dhe me rregulla proceduriale dhe institucionale, qė ishin shmangie nga Kolona e Komunitetit Evropian. Por pikėrsht pėr kėto arsye pėrfshirja e Kollonės sė Dytė nė kėtė kontekst ėshtė shumė e rėndėsishme dhe e domosdoshme, nė mėnyrė qė tė pėrftohet njė panoramė e plotė e strukturės institucionale tė BE dhe e dinamikės sė procesit tė integrimit.

[Kreu i faqes]


Fillimet: BPE

Nė lidhje me zhvillimin e Kolonės sė Dytė, Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė (PPJS), kemi parė tashmė qė nė Kursin bazė 2 qė me zhvillimin e procesit tė integrimit lindi edhe nevoja e njė koordinimi mė tė mirė tė ēėshtjeve tė politikės sė jashtme. Njė marrėveshje e parė nė kėtė kontekst u realizua  nė vitin 1970. Nė tė u pėrcaktua kuadri institucional i mėposhtėm pėr tė ashtuquajturin Bashkėpunim Politik Evropian.



E rėndėsishme pėr ne ėshtė tė dimė, qė nė kėtė rast bėhej fjalė pėr njė bashkėpunim tė pastėr ndėrshtetėror tė shteteve anėtare tė Komunitetit Evropian, bashkėpunim i ndarė nė mėnyrė strikte nga Komuniteti, sepse kėtė e kishin kėrkuar shprehimisht disa prej kėtyre shteteve anėtare, nė veēanti Danimarka dhe Britania e Madhe me perspektivat e tyre bazė tė karakterit tė theksuar ndėrqeveritar kundrejt Komunitetit Evropian. Si modalitet vendimmarrjeje kėtu aplikohet unanimiteti, njėsoj si nė bashkėpunimin ndėrkombėtar tradicional; ndėrsa sa pėr pėrmbajtjen kėtu bėhej fjalė pėr njė shkėmbim tė lirė informacionesh dhe, nėse duhet, pėr njė koordinim pozicionesh.

Ngjarje tė tjera tė mėdha dhe tė rėndėsishme ishin Dokumenti i Njėsuar Evropian (DNjE), i cili lidhi Komunitetin Evropian me Bashkėpunimin Politik Evropian, si dhe Traktati i Mastrihtit me institucionin e njė PPJS si njė kolonė e dytė e Bashkimit Evropian. Ne duam tė shohim tani strukturėn institucionale tė kėsaj kolone tė dytė.

[Kreu i faqes]


PPJS nė Traktatin e Maastriht-it

Diagrama na tregon disa zhvillime me rėndėsi tė konsiderueshme, 20 vjet pas krijimit tė BPE.



Kėtu bėn pjesė fillimisht njė ndėrthurje e ngushtė me Komunitetin Evropian, e cila dėshmohet ndėr tė tjera nė pjesėmarrjen e Komisionit si dhe nė faktin, qė Komiteti Politik, pjese e bashkėpunimit  ndėrshtetėror nė kuadėr tė BPE, nuk ia paraqet mė direkt Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm punėt e tij, por vetėm nėpėrmjet Komisionit tė Pėrfaqėsuesve tė Pėrhershėm - njė pjese institucionale tė Kolonės sė Komunitetit Evropian. Krahas kėsaj ėshtė zgjeruar shumė konsiderueshėm edhe tėrėsia e instrumenteve operative tė vėna nė dispozicion (ana e djathtė e diagramės); por nė pėrdorimin e tyre vazhdon tė mbetet i nevojshėm modaliteti i unanimitetit.

[Kreu i faqes]


Faktorėt pėrcaktues tė strukturės institucionale tė PPJS

Kjo na sjell drejt pyetjes, qė na ka shoqėruar gjatė gjithė kompleksit tematik, pikėrisht nė atė rreth faktorėve qendrorė pėrcaktues tė procesit tė integrimit, pra tė pėrcaktuesve tė politikės sė jashtme. Dhe nė kėtė kuadėr, nė gjysmėn e parė tė viteve '90, vazhdojmė tė shohim forcėn e jashtėzakonshme gjurmėlėnėse tė faktorėve, qė kanė shoqėruar dhe ndikuar qė nė fillim bashkėpunimin nė politikėn e jashtme, pikėrisht perspektivat e ndryshme nė lidhje me sovranitetin kombėtar dhe, sė kėtejmi edhe me organizimin nė fushėn e politikės sė jashtme si dhe orientimet e veēanta tė politikės sė jashtme.

Nė fakt ata nuk kanė mundur tė pengojnė, qė edhe faktorė tė tjerė pėrcaktues, tė lenė gjurmėt e tyre si pėr shembull ndryshimet e mjedisit ndėrkombėtar dhe sfidat e reja e tė pashmangshme, qė rrjedhin prej tyre, apo praktika ndėrkohė dhjetėravjeēare nė politikėn e jashtme tė pėrbashkėt.

Situata nė shtete tė veēanta anėtare, perspektivat e tyre nė lidhje me BE dhe me ēėshtjen e sovranitetit shtetėror-kombėtar si dhe dallimet, qė ekzistojnė nė lidhje me kėtė ēėshtje nė rrethin e Nėntėshes apo Dymbėdhjetėshes, kanė bėrė qė ndryshimet tė ishin tė mundura vetėm nė hapa tė vegjėl. Ato kanė kontribuar, qė rregulloret mė shpesh tė ishin kontradiktore nė vetvete, mbartnin probleme gjatė zbatimit dhe duhej tė rishikoheshin herė pas here.



PPJS nė Traktatin e Amsterdamit


Kjo duket edhe nė pėrcaktimet mbi PPJS bėrė nė Marrėveshjen e Amsterdamit, e cila hyri  nė fuqi mė 1 maj 1999. Kėtu shohim angazhimin e njė "pėrfaqėsuesi tė lartė pėr PPJS" (Javier Solana), i cili mė nė fund i jep njė fytyrė politikės sė Jashtme Evropiane, dhe atij i nėnrenditet edhe njė Njėsi pėr Planifikimin e Strategjive dhe pėr Paralajmėrimin, e cila duhet tė garantojė identifikimin nė kohė tė zhvillimeve ndėrkombėtare, relevante pėr PPJS, duke ndryshuar nė kėtė mėnyrė karakterin tejet reaktiv tė politikės sė jashtme evropiane.




Krahas kėsaj, procesi i vendimmarrjes u bė mė i lehtė, pasi tanimė abstenimet nuk mund tė pengonin vendimet; por gjithsesi, njė kalim nė vendimmarje me shumicė votash, qė nisur nga thelbi i vet, do tė dukej urgjentisht i nevojshėm, mbetet ende i pamundur pėr vetė arsyet e pėrmendura mė sipėr. Gjithsesi ėshtė pėr t'u vėnė re, qė - pasi kjo temė kishte pėrbėrė njė tabu tė ngurtė nė bashkėpunimin mes shteteve anėtare tė Komunitetit Evropian nė fushėn e politikės sė Jashtme - tanimė politika e mbrojtjes dhe e sigurisė, edhe pse fillimisht ende me pak drojė, nis tė luajė njė rol tė rėndėsishėm.

[Seitenanfang]


PPJS dhe PESM pas Traktatit tė Nisės

Pikėrisht ky sektor ėshtė zhvilluar me njė shpejtėsi marramendėse nė vitet 1998-2001 - dhe nė pjesėn mė tė madhe jashtė rishikimeve tė mėdha tė Amsterdamit dhe Nisės duke ēuar kėshtu drejt njė Politike Evropiane tė Sigurisė dhe tė Mbrojtjes, pra duke i krijuar PPJS edhe njė krah ushtarak. Nėse do tė pėrshkruanim hollėsisht kėtė zhvillim kjo to ta kalonte kuadrin e vėnė nė dispozicion kėtu dhe, parė edhe nga kėndvėshtrimi i objektivave tona, nuk do tė ishte i nevojshėm; pėr ne kėtu ėshtė i rėndėsishėm organizimi institucional i Kolonės sė Dytė dhe sfondit tė saj.

Dhe ky organizim institucional paraqitet kėshtu pas Traktatit tė Nisės
:


 



KPS


Me Traktatin e Nisės (neni 25) Komiteti Politik i BEP shndėrrohet nė
 Komitetin Politik tė Politikave tė Sigurisė (KPS). Ai merret me tė gjitha aspektet e PPSJ dhe duhet njėkohėsisht tė veprojė si "motor" i PPSJ dhe  PESM. KPS vėzhgon ngjarjet ndėrkombėtare tė rėndėsishme pėr PPSJ/PESM (funksion analitik), me qėllim qė nė bazė tė analizave t'i japė rekomandime pėr organizimin e politikave (pėrgatitje e vendimmarrjes) Kėshillit pėr Ēėshtje tė Pėrgjithshme (Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm). Mė tej KPS mbikqyr zbatimin e politikave tė dakorduara (kontrolli i implementimit) dhe pėrbėn njė pikė lidhėse  pėr shkėmbimin e informacioneve mes institucioneve dhe aktorėve tė ndryshėm, qė marrin pjesė nė PPSJ/PESM — pėrfshi kėtu edhe NATO-n (funksion ndėrlidhės). Pra ky institucion ka pėsuar njė rritje tė qartė nė vlerėn e tij pas Traktatit tė Nisės.



Komiteti pėr aspektet civile nė menaxhimin e krizave


Qė prej qershorit 2000 ekziston njė institucion tjetėr civil i PPJS — Komiteti pėr aspektet civile nė menaxhimin e krizave. Ai pasqyron konceptin e  ndryshuar tė sigurisė, duke trajtuar aspekte tė ndryshme tė parandalimit tė krizave dhe duke pėrpunuar plane pėr tu bėrė ballė krizave nė mėnyrė civile. Ai ia drejton KPS propozimet e tij. Edhe Komisioni ėshtė i pėrfaqėsuar nė kėtė komitet. Nė kėtė mėnyrė ėshtė krijuar lidhja mė Kolonėn e Komunitetit Evropian, ku gjithashtu ekzistojnė potenciale pėr menaxhimin e krizave.

[Kreu i faqes]



Institucione tė reja ushtarake


Nė mbyllje le tė shohim edhe dy institucionet e reja ushtarake: Komiteti Ushtrak i BE (KUBE) dhe Shtabin Ushtarak tė BE (ShUBE).


 



Komiteti Ushtarak


Komiteti Ushtarak pėrfaqėson organin mė tė lartė ushtarak tė Kėshillit dhe drejton tė gjitha aktivitetet ushtarake. Ai ndėrmerr funksion kėshillues nė ēėshtje ushtarake pėrkundrejt KPS dhe i jep direktiva Shtabit Ushtarak. KUBE pėrbėhet nga Shefat e Shtabeve tė Pėrgjithshėm tė shteteve anėtare. Kryesinė e merr njė Gjeneral katėr yjesh apo njė admiral, i cili emėrohet nga Kėshilli pėr njė pėr njė periudhė zyrtare prej tre vitesh.



Shtabi Ushtarak


Shtabi Ushtarak (ShUBE) — nė mėnyrė tė ngjashme me KPS — realizon funksione analitike dhe planifikimi nė kuadėr tė pėrmbushjes sė detyrave tė Petersbergerit. Konkretisht nė kėtė kontekst ai merret mė paralajmėrimin, vlerėsimin e gjendjes dhe planifikimin strategjik. Pėr tė pėrmbushur nė mėnyrė efektive kėtė funksion ai mban lidhje me shtabet kombėtare dhe NATO-n. ShUBE ėshtė ankoruar si drejtori e pėrgjithshmme pranė Sekretarisė sė Kėshillit dhe ka rreth 100 punonjės.

[Kreu i faqes]



Struktura institucionale nė Kolonėn e Dytė: Bilanc


Pas prezantimit dhe analizės sė kėsaj tėrėsie ēorientuese institucionesh tė Kolonės sė Dytė dhe tė ndėrveprimit tė tyre tė komplikuar duhet sjellė fillimisht edhe njė herė nė kujtesė, se pėr se bėhet fjalė kėtu. Kėtu duhet dokumentuar e gjithė struktura e veēantė institucionale e BE, risia e saj, dhe kjo duhet bėrė nė tė gjithė spektrin, dhe e njėjta gjė vlen edhe pėr Kolonėn e Dytė. Gjithashtu duhet bėrė e qartė se prej nga vjen kjo risi e komplikuar, e cila nė fund tė fundit nuk e thjeshton bashkėpunimin, me qėllim qė nė kėtė mėnyrė tė mėsojmė tė kuptojmė mė mirė procesin e integrimit.

Dhe nė lidhje me kėtė duhet konstatuar, qė nė rastin e PPJS dhe tė PESM nė fakt u ndoq njė rrugė krejtėsisht e ndryshme institucionale, qė nė linjė kohore karakterizohet nga njė masė e lartė mbikombėtarizmi. Mendoni vetėm pėr numrin e madh tė fushave tė politikės tė bėra komunitare, rolin aktiv qė ndėrmarrin nė kėtė kontekst Komisioni dhe Parlamenti Evropian, apo vendimet aq tė rėndėsishme tė Gjykatės Evropiane, tė cilat favorizuan shumė elementin mbikombėtar.

Ėshtė e qartė qė tė gjitha kėto ne nuk i gjejmė nė Kolonėn e Dytė. Nė fakt nga BEP deri nė Nisė dhe pas saj, ka patur njė zhvillim tė dukshėm nė drejtim tė zgjerimit tė detyrave si dhe njė institucionalizim dhe diferencim institucional tė bashkėpunimit. Por ėshtė krejtėsisht e qartė qė njė hap cilėsor, sikurse ishte ai i politikės monetare, nuk u realizua. Mė tepėr shihet njė bashkėjetesė e elementeve ndėrshtetėrore dhe mbikombėtare, ku tė parėt vazhdojnė tė mbizotėrojnė dukshėm. Sillni ndėr mend vetėm faktin qė vendimmarrja vazhdon tė realizohet sipas parimit tė unanimitetit.

Arsyeja pėr kėtė ėshtė fusha e referencės, pikėrisht politika e jashtme, si njė fushė klasike - pėr tė mos thėnė fusha klasike - e shtetit kombėtar sovran e lidhur me perspektivat bazė  nė lidhje me organizimin e bashkėpunimit nė BE, perspektiva kėto tė rrėnjosura thellė nė kulturėn politike tė shteteve tė veēanta anėtare. Kjo nė fakt nuk mundi tė pengojė, qė detyrime tė mėdha funksionale, sikur ishte zhvillimi nė ish-Jugosllavi pėrfshirė kėtu edhe luftėn e Kosovės, tė linin gjurmėt e tyre tė qarta, nė kuptimin e pėrfshirjes sė politikės sė mbrojtjes. Por nga ana tjetėr bėri qė kjo pėrfshirje tė merrte formėn e komplikuar dhe tė pasistemuar institucionale, tė cilėn unė sapo Jua prezantova gjatė kėsaj pjese.
 

 



... shko mė tej te Bilanci: Tipare qendrore tė strukturės institucionale tė BE ...

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

[Kreu i faqes]
 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė onlinė pėr edukim politik ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqėria e Shtutgartit pėr Pėrēim Dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne. Organizatė zbatuese e Programit tė Edukimit D@dalos ėshtė Shoqata Pharos Stuttgart/Sarajevo.