|
| |
Kursi bazė 4:
Si merren vendimet nė BE?
Niveli kombėtar
|
Sistemi disanivelesh i BE |
Nėse flitet pėr
strukturėn institucionale tė BE, pjesa mė e madhe e trajtimeve
mjaftohen me paraqitjen e organeve tė BE, pėrbėrjes dhe detyrave tė
tyre si dhe ndarjes sė detyrave mes kėtyre organeve. Diagrama
e mėposhtme bėn tė qartė faktin qė, dhe, arsyen pse kjo mėnyrė
trajtimi ėshtė shumė e paplotė dhe jep njė pėrshtypje krejtėsisht tė
gabuar pėr Bashkimin
Evropian.

Diagrama tregon se nga
njėra anė janė tė pėrfaqėsuar aktorė tė nivelit kombėtar dhe
mbikombėtar, tė cilėt kontribuojnė
nė vendimmarrje qeveritė kombėtare nė Kėshillin e BE dhe nė
Kėshillin Evropian, njėsitė qeveritare nėnkombėtare nė Komisionin e
Rajoneve, shoqatat nė Komisionin Ekonomiko-Social, dhe pėrveē kėsaj
popullsitė e shteteve anėtare zgjedhin deputetėt e Parlamentit
Evropian.
Nga ana tjetėr
mund tė vihet re, qė vendimet e BE, "ligjet" e tij, kanė efekt tė
drejtpėrdrejtė dhe tė detyrueshėm nė shtetet anėtare njėsoj
sikurse ligjet kombėtare dhe kjo nė njė masė dhe cilėsi gjithnjė e
mė tė konsiderueshme. Mjafton tė sillni ndėrmend faktin, qė nė
vendet e euro-zonės qeveritė e shteteve anėtare i dorėzuan vetė
kompetencat e tyre nė fushėn e politikės
monetare, aq tė rėndėsishme pėr sovranitetin kombėtar! Por pėr
zbatimin e kėtyre ligjeve nuk ėshtė administrata e BE pėrgjegjėse
por ajo lokale, rajonale dhe kombėtare.
Me fjalė tė tjera: tre
nivelet janė tė ndėrthurura aq ngushtė me njėri-tjetrin, sa qė
detyrimisht ato duhet tė merren nė shqyrtim dhe tė analizohen
bashkarisht dhe nė ndėrveprim. Ndaj nė
debatin shkencor flitet gjithmonė rreth
"Sistemit-BE disanivelesh".
|
|
Probleme nė pėrcaktimin e nivelit kombėtar |
Gjithsesi analiza e
nivelit kombėtar lidhet me vėshtirėsi shumė tė veēanta, sė pari pėr
arsye se ėshtė e vėshtirė tė pėrkufizohet qartė dhe saktė se ēfarė
pėrmbledh nė fakt "niveli kombėtar", si dhe cilat struktura, cilėt
aktorė dhe faktorė tė tjerė pėrcaktues tė politikės sė shteteve
anėtare nė kuptimin e Bashkimit Evropian duhen pėrfshirė kėtu. Ne
nuk duam dhe nė fund tė fundit nuk duhet tė analizojmė sistemin
politik tė secilit prej shteteve anėtare, por vetėm ato elemente
tė cilat marrin pjesė nė proceset vendimmarėse tė BE dhe nė
realizimin e politikės sė tij.
Sė dyti, sepse veē
kėsaj ėshtė e nevojshme, qė kėta faktorė tė sistematizohen nė mėnyrė
tė arsyeshme, nė mėnyrė qė, sė treti dhe sė fundmi, tė mund tė
identifikohen dhe kuptohen edhe ndryshimet kryesore mes vendeve tė
caktuara nė kėtė kontekst. |
|
Faktorė pėrcaktues tė politikės sė shteteve anėtare rreth BE nė njė vėshtrim
Faktorė relativisht
stabėl dhe relativisht tė
ndryshueshėm |
Diagrama e mėposhtme
bėn njė pėrpjekje pėr ta zgjidhur kėtė problem nė njė masė disi tė
kėnaqshme. Pėr njė kategorizim sistematik tė faktorėve pėrcaktues u
bė fillimisht dallimi mes faktorėve relativisht stabėl, pra
vėshtirėsisht tė ndryshueshėm ose vetėm nė perspektiva shumė afatgjata,
nga njėra anė, dhe, nga ana tjetėr, atyre faktorėve qė u
nėnshtrohen ndryshimeve afatshkurtra. Domethėnia analitike e njė
kategorizimi tė tillė, nė gjykimin tim, ėshtė absolutisht e
gjetur. Atėherė cili
ėshtė qėllimi i kriterit tė dytė tė kategorizimit, pikėrisht atij tė
specifikave sipas vendeve dhe fushave tė
politikės?

|
|
Faktorėt sipas specifikave tė fushave tė politikės dhe tė vendeve |
Sillni ndėr mend
njohuritė tona rreth nivelit mbikombėtar, ku konstatuam
se ekziston njė masė e madhe diferencimi funksional, pra, dimensioni i fushave
tė politikės ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Sė
dyti, mendoni pėr dallimet
e konsiderueshme, qė vihen re nė shtete tė veēanta
anėtare nė fusha tė ndryshme. Kėshtu pėr shembull
marrėdhėniet e aktorėve tė politikės bujqėsore mund tė
kenė njė pamje krejtėsisht tė ndryshme nga ato tė
politikės sė mjedisit. Krahas kėsaj nė politikėn
bujqėsore Ju mund tė ndeshni njė "ideologji" krejt
tjetėr, nėse pavarėsisht nga njė
politikė nė pėrgjithėsi e orientuar pėr nga ekonomia e
tregut pranohen dhe praktikohen nderhyrje masive tė
shtetit. |
|
Sfondi analitik i ndarjes |
Por ēfarė do tė thotė
kjo, e parė nga perspektiva e Bashkimit Evropian? Kjo do tė thotė,
qė edhe nė ato raste kur faktorėt specifikė tė vendeve tė veēanta
dallojnė shumė nga njėri-tjetri, nė fusha tė caktuara mund tė ketė
njė masė tė lartė pėrputhshmėrie, qė do ta lehtėsonte apo do ta
mundėsonte fillimisht
bashkėpunimin.
Si shembull pėr njė masė tė lartė pėrputhshmėrie nė fusha specifike
politike mund tė pėrmendim Politikėn e Pėrbashkėt Bujqėsore nė
kuptimin e pranueshmėrisė sė ndėrhyrjeve masive tė shtetit nė bujqėsi -,
e cila pikėrisht pėr kėtė arsye u pėrfshi qė nė fillim nė proceset e
bashkėpunimit dhe dėshmon njė karakter tė mprehtė mbikombėtar. Ndėrsa
njė shembull i mirė pėr njė masė relativisht tė lartė dallimesh nė fusha
specifike politike pėrbėn politika sociale; kėtu bashkėpunimi u bė i
mundur si duhet vetėm nė fund tė viteve 80 dhe vazhdon tė dėshmojė njė
karakter tė qartė ndėrshtetėror.
|
|
Faktorė relativisht stabėl sipas vendeve |
Dhe tė vijmė tani te
vetė faktorėt pėrcaktues prezantuar mė sipėr dhe pikėrisht nė fillim
faktorėt relativisht stabėl, ndarė
sipas vendeve specifike; po pėrmendim dy prej tyre, qė kanė tė
bėjnė drejtpėrsėdrejti me Bashkimin Evropian, pikėrisht sistemi
vendimmarrės dhe pėrspektivat bazė tė Bashkimit Evropian. Pėrsa i
pėrket sistemit vendimmarrės tė Komunitetit Evropian, kėtu do
tė pėrmendnim si tė rėndėsishme tre dimensione, nė lidhje me tė
cilat mes shteteve anėtare vihen re ndryshime tė
konsiderueshme:
 |
Ndarja e
detyrave mes pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Kėtu
konstatohet pėr Francėn njė ndikim shumė i dobėt i
parlamentit, ndėrsa pėr Danimarkėn njė ndikim tejet i
madh i tij. Ndikim
i fortė, i cili natyrisht, parė nga
perspektiva e njė popullsie daneze tė pozicionuar disi nė
mėnyrė skeptike pėrkundrejt BE, mund tė ketė pasoja tė
shumta pėr politikėn dhe zhvillimin e BE nė tėrėsi,
veēanėrisht nėse
do tė duhet tė vendoset unanimisht.
|
 |
Dimensioni i
koordinimit tė Politikės sė Komunitetit Evropian. Nė kėtė
kontekst Franca, me koordinimin e saj tepėr
tė ngurtė dhe tė centralizuar tė tė tė gjitha aktiviteteve
politike tė Komunitetit, dhe Gjermania, me njė masė tė
lartė autonomie tė ministrive tė veēanta dhe, pėr mė tepėr,
fragmentimin pėrmes rendit federal, prezantonin dy
ekstreme tė
kundėrta. Gjithsesi vitet e fundit vihet re njė tendencė e
pėrgjithshme pėr t'u
larguar nga koordinimi gjithėpėrfshirės nė drejtim tė
njė pavarėsie mė tė madhe tė aktorėve, qė veprojnė nė fusha tė
veēanta tė politikės, e cila bėn qė politika e BE tė humbasė
gjithnjė e mė shumė karakterin e
"politikės sė jashtme". |
 |
Raporti i
nivelit kombėtar dhe nivelit mbikombėtar. Se sa i rėndėsishėm
ėshtė ky aspekt, kėtė e tregon shembulli i situatės nė
Gjermani me rendin e saj federal, nė kuadėr tė tė cilit Landet
Federale, qė prej Marrėveshjes sė Maastrihtit, dhe, si pasojė
e saj, qė prej marrjes nė Kushtetutėn Gjermane tė nenit 23,
kanė mundur tė ndikojnė fuqishėm politikėn e Komunitetit
Evropian. Edhe kėtu dėshmohet njė ndryshim themelor me
politikėn e jashtme normale.
|
|
|
Perspektiva tė ndryshme nė
lidhje me BE |
Se sa tė ndryshme mund
tė jenė perspektivat bazė, pra opinionet nė lidhje me
organizimin institucional tė bashkėpunimit nė Komunitetin Evropian
referuar raportit tė vazhdueshėm mes elementeve
karakteristike tė
mbikombėtarizmit dhe tė
ndėrshtetėsisė, kjo mund tė bėhet e qartė
pėrmes shembullit tė krahasimit tė Britanisė sė Madhe
dhe Danimarkės nga njėra anė, dhe Gjermanisė dhe Italisė nga ana
tjetėr. Kėto ndryshime luajnė, natyrisht, njė rol shumė tė rėndėsishėm
nė rast ēėshtjesh thelbėsore dhe rishikimesh tė marrėveshjes, dhe,
sikurse shpjeguam nė
Kursin bazė 3
,janė shtuar edhe mė
shumė qė prej zgjerimit lindor tė BE me 10 shtete tė tjera anėtare.
|
|
Faktorė tė tjerė relativisht stabėl sipas vendeve |
Kaq nė lidhje me disa
prej faktorėve mė tė rėndėsishėm relativisht stabėl, nė
pėrputhje me specifikat e vendeve. Unė nuk do tė doja tė pėrmendja
kėtu shumė hollėsisht karakteristikat e pėrgjithshme tė
sistemit tė shteteve anėtare. Kėtu bėjnė pjesė ndėr tė
tjera pėrcaktimet juridiko-konstitucionale, strukturat dhe kuadri
institucional, kultura politike si dhe orientimet e rendit politik.
Me rėndėsi janė kėtu dallimet pėrkatėse mes shteteve anėtare dhe
pasojat qė lidhen me to. Nė kėtė kontekst ėshtė gjithashtu i
rėndėsishėm konstatimi, qė nė rrjedhėn e bashkėpunimit dallimet
pjesėrisht shumė tė mėdha, tė themi nė lidhje me ēėshtje tė rendit
publik, janė zvogėluar, gjė qė ka ēuar nė njė proces afrimi, duke
bėrė tė mundur njė projekt tė tillė sikurse ishte Bashkimi
Monetar.
|
|
Faktorė relativisht stabėl sipas fushave specifike |
Do tė doja tė flisja
shkurtimisht edhe nė lidhje me
faktorėt relativisht stabėl ndarė sipas fushave tė caktuar. Kėrkimet Shkencore Krahasuese mbi
Sistemet nė vitet e fundit janė marrė nė mėnyrė intensive me
marrėdhėniet mes aktorėve nė fusha tė veēanta politike, me Policy-Network, dhe kanė konstatuar, qė kėto ndikojnė nė mėnyrė tė
konsiderueshme nė prodhimtarinė
politike nė fushėn e tyre pra edhe politikėn referuar BE. Kjo
ėshtė provuar nė mėnyrė mbresėlėnėse nė njė studim rreth politikės
mjedisore tė BE. Nėsė nė njė fushė tė caktuar politike arrin tė
krijohet njė politikė komunitare, deri nė ēmasė ėshtė e mundur kjo
dhe cila do tė ishte pamja e saj konkrete, kėto varen shumė nga
pėrputhshmėria e Policy-Network nė shtetet anėtare.
Ideologjitė sipas
fushave specifike pra idetė bazė, se
cila duhet tė jetė politika nė njė fushė tė caktuar, janė tė
rėndėsishme, nėse pėrputhja e tyre, krahasuar sipas shteteve
anėtare, mund tė krijojė pika reference pėr njė bashkėpunim, si dhe
tė bėjė tė mundur kėtė tė fundit, megjithė dallimet e mėdha nė
faktorėt specifike sipas vendeve, sikurse janė pėr shembull
perspektivat bazė pėrkundrejt Komunitetit Evropian. Kėtu do tė
pėrmendnim si shembuj politikėn agrare, por edhe Tregun e Brendshėm,
ku Britania e Madhe, megjithė heqjen e padėshiruar tė unanimitetit
ishte e gatshme tė bashkėpunonte, pasi ideologjia e projektit
ekonomi e lirė tregu dhe konkurrencė e lirė nė pėrgjithėsi dhe
liberalizim nė veēanti - pėrputhej me perspektivat
britanike.
|
|
Faktorė relativisht tė ndryshueshėm |
Dhe kėshtu kemi
mbėrritur sė fundmi te faktorėt relativisht tė ndryshueshėm.
Ata vėshtirė se kanė nėvojė pėr shpjegime tė mėtejshme. Fakti qė
qeveritė mund tė kenė ide tė ndryshme nė
lidhje me politikėn evropiane, qė ato reagojnė ndaj situatave dhe
opinioneve aktuale, dhe, qė kjo ndikon politikėn e Komunitetit
pėrmes ndėrthurjes sė niveleve tė ndryshme dhe modaliteteve tė
vendimmarjes, kėtė e kanė treguar bindshėm ndėrrimet e qeverive nė
Britaninė e Madhe, Francė apo Gjermani gjatė gjysmės sė dytė tė
viteve 90.
|
|
|
[Autor: Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i
faqes]
|