|
| |
Kursi bazė 4:
Si merren vendimet nė BE?
Struktura institucionale nė
nivel mbikombėtar (I)

|
Vėshtrim
pėrmbledhės |
Pėrpara se tė marrim
nė shqyrtim secilin prej organeve le tė hedhim paraprakisht
- duke e shprehur nė gjuhėn e
filmit - njė vėshtrim nga
"totali" mbi mbarė strukturėn e institucioneve,
duke marrė pėr ndihmė diagramėn e mėposhtme.

Karakteristika, qė tė
bie mė shumė nė sy nė tėrėsinė e aktorėve tė nivelit mbikombėtar dhe
njė dallim shumė i rėndėsishėm me sistemet politike kombėtare ėshtė
padyshim fakti, qė vendimet merren nė pjesėn dėrrmuese tė tyre nga
njė organ i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė qeverive tė shteteve anėtare,
Kėshillit tė Bashkimit Evropian (ose Kėshillit tė Ministrave). Dhe
pikėrisht me tė do tė fillonim.
|
[Kreu i
faqes]
Kėshilli i Bashkimit Evropian
|
organ qendror vendimmarrės |
Nė rastin e Kėshillit
tė Ministrave bėhet fjalė pėr organin qendror vendimmarrės tė
Komunitetit Evropian. Me propozim tė Komisionit
dhe pjesėmarrjen e Parlamentit Evropian ai vendos ligjet e
Komunitetit. Ky ka qenė procesi bazė vendimmarrės i Komuniteit qė nė
fillimet e tij. Ajo, qė ka ndryshuar,
ėshtė pesha dhe rėndėsia relative e tre organeve pjesėmarrėse.
Kėshilli mblidhet me pėrbėrje tė ndryshme nė varėsi nga fusha
politike nė diskutim, pėr
shembull si Kėshill i Ministrave tė Bujqėsisė, Kėshill i Ministrave
tė Mjedisit etj. Pėrveē kėsaj nė ēdo seancė ėshtė i pranishėm edhe
anėtari pėrkatės i Komisionit.
|
|
Baza e Kėshillit tė BE
Komisioni i Pėrfaqėsuesve tė
Pėrhershėm
|
Pėr shumė ministra tė
shteteve anėtare puna nė kuadėr tė Kėshillit pėrbėn njė pjesė tė
konsiderueshme tė detyrave. Meqenėse ata mund tė jenė nė Bruksel
vetėm pėr pak kohė, kanė nevojė pėr mbėshtetje.
Pėr kėtė ėshtė shumė i
rėndėsishėm Komisioni i Pėrfaqėsuesve tė Pėrhershėm, me seli nė Bruksel
(COREPER), i cili pėrbėhet nga Pėrfaqėsuesit e Pėrhershėm tė
shteteve anėtare nė Bruksel si dhe nga zėvendėsit e tyre dhe
mblidhet njė herė nė javė. Ky Komision mbikqyr dhe koordinon edhe
punėn e rreth 250 komisioneve dhe grupeve tė punės, tė cilat
pėrbėhen nga nėpunės tė shteteve anėtare dhe pėrgatisin nė nivel
teknik dosjet, qė u paraqiten
COREPER dhe Kėshillit. COREPER merr pėrsipėr pjesėn mė tė
rėndėsishme tė punės pėrgatitore tė procesit vendimmarrės nė tė
gjitha ēėshtjet e pėrmbajtjes.
|
|
Sekretaria e Kėshillit |
Sekretaria e Kėshillit
pėrmbledh rreth 2500 punonjės nė 6 departamente. Detyrat e saj janė
nė rradhė tė parė tė natyrės administrative, qė do tė thotė se kėtu
realizohen procese tė tilla si pėrgatitja e axhendės sė punės,
hartimi i raporteve, shėrbimi i pėrkthimit, verifikimi i ēėshtjeve
ligjore etj. Diagrama mė poshtė bėn tė qartė strukturėn e
Kėshillit.
|
|
Kėshilli i BE nė njė
vėshtrim |

|
|
Modaliteti i
vendimmarrjes |
Sipas Kompromisit tė Luksemburgut vendimet fillimisht u
morėn kryesisht nė mėnyrė unanime. Por qė prej mesit tė
viteve 80, dhe para sė gjithash qė prej Marrėveshjes sė
Maastrihtit dhe asaj tė Amsterdamit filloi tė aplikohet
shumica e kualifikuar si modalitet vendimmarrjeje.
Marrėveshja e Lisbonės parashikon, qė qė prej vitit 2014
(me njė periudhė tranzicioni deri nė vitin 2017)
vendimet tė merren me shumicė tė dyfishtė. Pėr
vendimmarrjen me shumicė tė cilėsuar kėrkohen 55% e
shtetevė anėtare tė Kėshillit, tė cilėt nė tė njėjtėn
kohė duhet tė pėrfaqėsojnė 65% tė Popullsisė. |
|
Diferencimi funksional |
Si tipar tjetėr i
rėndėsishėm i kėtij organi qendror vlen tė pėrmendet fakti, qė puna
e tij qė prej themelimit te Komunitetit Evropian pėr Ekonominė ėshtė kristalizuar
nė mėnyrė tė vazhdueshme.
Me kėtė duam tė themi, qė fushat e veēanta politike, qė mbulonin
kėshilla tė ndryshėm tė pjesshėm, kanė krjuar gjithmonė e mė shumė
njė ekzistencė tė tyren tė mirėpėrcaktuar dhe tė pavarur, dhe
kjo, para sė
gjithash, pėr dy
arsye:
 |
Nė nivelin e
shteteve anėtare ka gjithnjė e mė pak koordinim dhe po kėshtu gjithnjė
e mė pak njė pozicion gjerman, italian apo britanik. Ky ėshtė ndėr tė
tjera njė tregues domethėnės i faktit, se sa shumė politika e shteteve
tė veēanta anėtare pėrkundrejt BE e ka humbur karakterin e vet si "Politikė e
Jashtme".
|
 |
Sė dyti, me
kalimin nė shumicėn e kualifikuar ėshtė bėrė gjithnjė e mė
pak e domosdoshme gjetja e dakordeve tė mėdha, pėrfshirės tė
disa fushave politike, tė tipit package
deals.
|
Njė pasojė shumė e
rėndėsishme e kėtij zhvillimi ėshtė qė nė plan tė parė dalin
elemente specifike tė fushave politike dhe jo ai i shtetit anėtar.
Kjo do tė thotė, qė linja e ndarjes shkon tanimė pėrmes
fushavė tė veēanta dhe gjithnjė e mė pak mes shteteve
anėtare. Dhe kėtu mund tė shihet edhe
njė tregues tjetėr i karakterit tė veēantė, pikėrisht jo mė vetėm
ndėrshtetėror tė bashkėpunimit nė BE. |
[Kreu i
faqes]
Komisioni Evropian
|
Komisioni nė njė
vėshtrim |
Kemi mbėrritur kėshtu
te Komisioni edhe ky pa njė shembull tė krahasueshėm si nė
politikėn ndėrkombėtare si nė atė
kombėtare i cili ėshė i pari organ vėrtetė mbikombėtar. Edhe
kėtu diagrama e mėposhtme mund tJu ndihmojė tė krijoni njė
ide tė
pėrgjithshme:

|
|
Pėrbėrja dhe detyrat |
Ai pėrbėhet aktualisht
nga 27 anėtarė, tė cilėt propozohen nga qeveritė e shteteve anėtare dhe
emėrohen me njė mandat pesėvjeēar, pėr tė cilin ndėrkohė nevojitet edhe
miratimi i Parlamentit Evropian. Traktati i Lisbonės parashikon qė numri
i komisionerėve nė vitin 2014 nga aktualisht 27 tė reduktohet me dy tė
tretat e nr. tė vendeve anėtare, pra nė rastin e BE-27 tė jetė 18. Ky
sistem i ri do tė thotė, qė njė vend anėtar
nė njė periudhė prej 15
vjetėsh (3 mandate) pėr 5 vjet tė mos
ketė asnjė komisioner tė vetin nė Bruksel.
Komisionerėt nuk duhet
tė veprojnė pėr llogari tė vendit tė tyre tė origjinės, por duhet tė
angazhohen nė pavarėsi tė plotė pėr interesin e Komunitetit. Ata
mbėshteten nga rreth 24.000 nėpunės mė pak se ndonjė qyteti i madh
organizuar nė tė ashtuquajtura
Drejtori tė Pėrgjithshme, tė cilat mund tė ndahen nė katėr grupe tė
mėdha: sektorėt politikė (bujqėsia
dhe zhvillimi rural, politika e konkurrencės, poliitka industriale
etj.), marrėdhėniet me jashtė (zhvillimi, zgjerimi, tregtia etj.),
shėrbimet e pėrgjithshme (Eurostat, Sekretaria e Pėrgjithshme etj.) dhe
shėrbimet e brendshme (buxheti, pėrkthimet etj.).
Detyrat qendrore tė
Komisionit mund tė pėrshkruhen me katėr fjalė kyēe:
|
|
|
E drejta pėr
iniciativė:
Ēdo vendim i Kėshillit duhet tė paraprihet nga njė
propozim i Komisionit. Ai, si njė motor i integrimit, duhet tė
pėrpunojė propozime pėr zhvillimin e politikės komunitare. E drejta
pėr tė pėrcaktuar rendin e ditės, pėr tė bėrė propozime nė njė
moment tė caktuar si dhe pėr tė lidhur iniciativat me njėra-tjetrėn,
i lejon Komisionit tė ushtrojė njė ndikim tė konsiderueshėm nė
procedurat ligjvėnėse.
|
|
|
Mbrojtės i
marrėveshjeve:
Komisioni mbikqyr zbatimin e dispozitave tė
marrėveshjeve dhe tė vendimeve tė marra nga organet e Komunitetit
Evropian dhe, nė rast se konstaton shkelje tė tyre, mund tė kėrkojė
ndėrmjetėsinė e Gjykatės Evropiane.
|
|
|
Organ ekzekutiv
pėr
zbatimin e politikės komunitare: kėtu pėrfshihet administrimi i
financave publike si dhe zbatimi i politikave. Kjo, natyrisht, nuk do tė thotė, qė vetė Komisioni do tė
marrė pėrsipėr zbatimin konkret nė shtetet anėtare tė urdhėresave
dhe direktivave tė panumėrta. Ai nuk do tė kishte qenė absolutisht
nė gjendje pėr ta bėrė kėtė, qoftė edhe vetėm duke u nisur nga
struktura e personelit tė tij. Kjo ėshtė detyrė e administratės sė
shteteve anėtare apo edhe e njėsive tė tyre rajonale. Ndėrsa detyra
kryesore e Komisionit qėndron nė mbikqyrjen dhe kontrollin e
zbatimit tė kėtyre rregullave nga shtetet anėtare.
|
|
|
Pėrfaqėsim i jashtėm:
Komisioni duhet tė pėrfaqėsojė Komunitetin pėr shembull nė seancat e
GATT/WTO dhe pėrballė
Organizatave Ndėrkombėtare; kjo
realizohet pjesėrisht sė bashku me shtetet anėtare dhe/ose me
Presidencėn e radhės.
|
|
Karakteristikat |
Si karakteritika tė
veēanta tė Komisionit duhen pėrmendur: diferencimi funksional i
mirėprofiluar si dhe fakti, qė kemi tė bėjmė me njė burokraci
shumėkombėshe, e
cila zotėron njė sistem tejet tė gjerė komisionesh (Komitologji), nė
kuadėr tė tė cilave zhvillohet njė bashkėpunim shumė i ngushtė si me
administratat e shteteve anėtare ashtu edhe me shoqatat kombėtare
dhe evropiane.
|
[Kreu i
faqes]
Parlamenti Evropian
|
PE nė njė vėshtrim |
Nė rastin e
Parlamentit Evropian (PE) kemi tė bėjmė me organin e parė nė nivel
mbikombėtar, i cili mbart njė cilėsim tė njohur tashmė
nga sistemet politike kombėtare. Edhe kėtu do tė ishte me vlerė ti
hidhnim njė sy diagramės sė mėposhtme.

|
|
Zgjerimi i kompetencave |
Gjithsesi PE dallon
dukshėm nga parlamentet kombėtare. Kompetencat dhe roli i PE nė
Komunitet kanė qenė qė prej themelimit tė KEQĒ nė ndryshim tė
vazhdueshėm, dhe pikėrisht nė njė
shndėrrim tė tillė, nga i
cili ai pėrfitoi njė ndikim nė rritje.
Etapa tė rėndėsishme kėtu kanė qenė zgjerimi i kompetencave tė tij
nė ēėshtje tė buxhetit (1975), realizimi i zgjedhjeve tė para tė
drejtpėrdrejta (1979), futja e procedurės sė bashkėpunimit (1986)
dhe e asaj tė bashkėvendosjes (1992) si dhe sė fundmi, me anė tė
traktateve tė
ndryshimeve nė vijim, njė zgjerim i konsiderueshėm i
fushave, ku gjen zbatim kjo
procedurė bashkėvendosjeje.
|
|
Organizimi dhe struktura e
PE
Komisionet |
PE pėrbėhet nga Grupe Parlamentare mbikombėtare, sikurse ėshtė pėr
shembull Grupi Parlamentar i Partive Popullore tė Evropės ose ai i
Partive Socialdemokrate tė Evropės (SPE).
Jashtėzakonisht tė
rėndėsishme pėr punėn e PE dhe ndikimin e tij janė 20 Komisionet e
Pėrherėshme. Parlamentarėt, qė
angazhohen nė komisione tė veēanta gjatė mandatit tė tyre
pesėvjeēar, janė nė gjendje tė pėrvetėsojnė njohuri substanciale tė
fushės konkrete. Nė kėtė mėnyrė ata jo vetėm mund tė ndjekin nė
mėnyrė intensive aktivitetin e Drejtorive tė Pėrgjithshme tė
Komisionit dhe tė Kėshillit tė Ministrave sipas fushės pėrkatėse,
por edhe ti ndikojnė ato mė tepėr se sa mund tė merret me mend
nisur nga kompetencat formale. I rėndėsishėm nė kėtė kontekst ėshtė
edhe bashkėpunimi i ngushtė me instancat pėrkatėse tė
Komisionit si dhe me shoqatat ndėrkombėtare dhe
kombėtare.
|
|
Karakteristikat |
Pra si
karakteristikat kryesore tė PE mund tė pėrmendim: fjala ėshtė pėr
njė parlament shumėkombėtar nė ndryshim tė pėrhershėm, i cili
dėshmon si linja konflikti ideologjik pėr tė gjitha fraksionet
ndėrshtetėrore ashtu edhe linja konflikti kombėtar referuar
origjinės sė deputetėve nga vende tė veēanta. Sikurse nė rastin e
organeve tashmė tė diskutuara edhe nė rastin e Parlamentit vihet re
njė diferencim shumė i qartė funksional. Kėtu duhen nxjerrė nė pah
mė nė fund edhe lidhjet jashtėzakonisht tė ngushta dhe bashkėpunimi
intensiv me Komisionin, shpesh kundėr Kėshillit tė
Ministrave.
|
|
Vlerėsimi |
Vlerėsimi i
PE me bazė krahasimin me parlamentet kombėtare varet nga
perspektiva. Nga njė kėndvėshtrim statik mund tė pėrcaktohet, qė PE
vazhdon tė mbetet mė pak i rėndėsishėm se parlamentet e sistemeve
kombėtare, por qė gjithsesi ėshtė shumė mė tepėr se gjithė ēka ndodh
nė Asambletė Parlamentare apo komitetet e Organizatave
Ndėrkombėtare. E nėse do tė shihnim nė mėnyrė tė veēantė zhvillimin
e dy dekadave tė fundit, nuk mund tė mos vėsh re, qė rėndėsia e tij
krahasuar me organet e tjera ėshtė rritur jashtėzakonisht shumė: njė
tregues tjetėr i rėndėsishėm i "mbikombėtarizimit" tė Komunitetit
Evropian.
|
|
Konkluzioni |
Tre
institucionet e sipėrpėrmendura Komisioni, Kėshilli dhe Parlamenti
pėrbėjnė qendrėn vendimmarrėse tė Sistemit Komunitar. Ky
trekėndėsh shoqėrohet nga organe tė tjera tejet tė rėndėsishme,
rreth tė cilave do tė flasim nė faqen e ardhshme: Gjykata Evropiane
dhe Kėshilli
Evropian.
|
|
|
[Autor: Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i
faqes]
|