|










| |
Kursi bazė 3:
Si ėshtė zhvilluar BE?
Ndarja e kursit
Etapa
1: Nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore deri nė Komunitetin Evropian pėr
Qymyr dhe Ēelik (KEQĒ)
Etapa 2: Nga KEQĒ deri nė themelimin e Komunitetit Evropian pėr
Ekonominė (KEE)
Etapa
3: Nga KEE deri nė Dokumentin e Njėsimit Evropian (DNjE)
Etapa
4: Nga DNjE deri nė themelimin e Bashkimit Evropian
Etapa 5: Nga Traktati i
Mastriht-it deri nė Traktatin e Amsterdamit
Etapa 6: Traktati i Nisės
Etapa 7: Nga Konventa deri te
Kushtetuta
Etapa 8: Kriza e BE pas dėshtimit
tė Kushtetutės
Etapa 9: Traktati i Lisbonės
>>
Bilanc: Rreth dobisė sė analizės sė
zhvillimit tė BE
|
Perspektiva afatgjatė si kusht paraprak pėr tė kuptuarit e
BE |
Ky kurs bazė
rreth zhvillimit tė BE ėshtė ai mė voluminozi. Kjo ndodh pėr shkak se nė
qendėr tė tė gjithė kompleksit tematik qėndron ēėshtja, se si tė
pėrēohet njė ide bazė dhe e pavarur e tė kuptuarit tė BE. Dhe BE
mund tė kuptohet vetėm nėse pozicionohemi nė njė perspektivė afatgjatė.
Ata qė nuk e dinė se si kanė lindur institucionet dhe bashkėveprimi i
tyre, se si janė zhvilluar ato pėrmes krizash dhe kompromisesh, pėr ta
tė kuptuarit e BE do tė ishte i pamundur.
E kėtu nuk ėshtė fjala qė tė kuptohen vetėm zhvillimet e deritanishme tė
BE.
Por njė objektiv i rėndėsishėm i kėtij kapitulli ėshtė edhe qė ngjarjet
e ardhshme tė mund tė kategorizohen dhe vlerėsohen sikurse duhet. E nė
pėrftimin e njė ideje tė tillė tė pavarur, aq mė tepėr nė kuadrin e njė
Bashkimi Evropian nė ndryshim tė vazhdueshėm, perspektiva afatgjatė do
tė ishte njė parakusht qendror. Sepse vetėm pėrmes njė perspektive tė
tillė mund tė shquhen faktorėt pėrcaktues mė tė rėndėsishėm, tė cilėt
ndihmojnė nė shpjegimin e krizave dhe progresit sa nė tė shkuarėn aq
edhe nė tė tashmen dhe tė ardhmen. |
|
Linjat kryesore tė analizės
Dialektika e progresit dhe krizės |
Njė analizė fillon me identifikimin e pyetjeve themelore, qė
lindin nė lidhje me procesin e integrimit. Cilat do tė ishin kėto pyetje
bazė referuar zhvillimit tė BE? Padyshim qė nė mėnyrė tė veēantė do tė
pėrmendnim pyetjen, se si ka
qenė e mundur, qė ato shtete kombėtare, tė cilat deri para pak
dekadash kanė qenė nė luftė kundėr njėri-tjetrit, tanimė bashkėpunojnė
tejet ngushtė praktikisht nė tė gjitha fushat, madje kanė futur nė
pėrdorim edhe njė monedhė tė pėrbashkėt! Kjo duhet tė na shoqėrojė si
njė linjė kryesore.
Por ne na intereson gjithashtu edhe fakti, se pėrse nė disa faza tė
caktuara zhvillimi i BE ka bėrė shumė pak pėrpara, ndėrsa nė faza tė
tjera ka shpalosur njė dinamikė tė ēuditshme. Kėshtu p.sh. pas
Traktateve tė Romės tė vitit 1957 u deshėn tre dekada, deri sa u arrit
nė Dokumentin e Njėsuar Evropian tė vitit 1987, i cili shėnoi edhe
rishikimin e parė tė madh tė Marrėveshjes. Dhe menjėherė pas kėsaj
gjėrat ecėn papritur shumė shpejt, duke vijuar me rishikime tė tjera tė
Marrėveshjes (Informacione
rreth Traktateve tė mėposhtme nė Serverin e BE):
 |
1993 Traktati i Mastriht-it |
 |
1999 Traktati i Amsterdamit |
 |
2001 Traktati i Nisės |
 |
2004 Marrėveshja pėr Kushtetutėn (dėshtoi) |
 |
2007 Traktati i Lisbonės |
Kėtu duhet
shtruar pyetja, cilat kanė qenė pėr ēdo rast shkaqet e stagnacionit apo
tė progresit? Pėrse qė prej dėshtimit tė Marrėveshjes mbi Kushtetutėn
gjatė referendumeve tė Francės dhe Hollandės nė vitin 2005 duket se
asgjė nuk po ecėn si duhet nė BE? Pėrse pas zhvillimeve dinamike tė
viteve 1985-2005 integrimi duket se ėshtė nė krizė? Gjetja e
pėrgjigjeve tė kėtyre pyetjeve, pėrbėn, krahas pėrēimit tė fakteve bazė,
qėllimin e kėtij kapitulli. |
|
Shtojcė e kursit |
Por si duhet pėrmbushur ky qėllim?
Pikėrisht duke mos u kufizuar vetėm nė ridhėnien e fakteve dhe ngjarjeve
tė kėtyre mė shumė se 50 vite proces integrimi, por duke tėrhequr
herė pas here vėmendjen nė lidhje me ēėshtje thelbėsore dhe me pėrgjigje
tė mundshme nė varėsitė shkak-pasojė.
|
|
|
[Autoren: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]
[Kreu i
faqes]
|