Etapa 9
Lart Etapa 1 Etapa 2 Etapa 3 Etapa 4 Etapa 5 Etapa 6 Etapa 7 Etapa 8 Etapa 9 Bilanc

 

 





 

Bashkimi Evropian

Kursi bazė 3: Si ėshtė zhvilluar BE?

Etapa 9: Traktati i Lisbonės


Dalja nga kriza

Nė nisje tė Presidencės Gjermane, fillimi i vitit 2007, Kancelarja Federale e Gjermanisė Angela Merkel bėri njė pėrpjekje pėr tė nxjerrė BE nga kriza. Ajo e deklaroi tė mbyllur fazėn e post-analizės. Me rastin e pėrvjetorit tė 50-tė nėnshtrimit tė Traktateve tė Romės drejtuesit e shteteve dhe tė qeverive vendosėn, qė deri nė vitin 2009 tė pėrmbyllnin njė marrėveshje tjetėr.



Traktati i Lisbonės


Edhe njėherė u zhvilluan bisedime tė ashpra, por gjithsesi nė qershor tė vitit 2007 u ra dakord pėr linjat e pėrgjithshme tė marrėveshjes. U thirr njė konferenc
ė qeveritare, sė cilės iu dha njė mandat i ngushtė. Pas njė kohe relativisht tė gjatė bisedimesh konferenca paraqiti njė tekst-marrėveshje nė tetor 2007. Dhe Marrėveshja e re u nėnshkrua gjatė njė seance speciale tė Kėshillit nė Lisbonė nė dhjetor 2007.



Referendum refuzues nė Irlandė


Pėrpara se tė hynte nė fuqi, kjo marrėveshje duhej tė ratifikohej nga tė gjitha 27 shtetet anėtare (dhe Parlamenti Evropian). Sikurse edhe gjatė reformave tė deritanishme, edhe nė Traktatin e Lisbonės u shfaqėn probleme. Pasi e kishin ratifikuar 18 shtete, irlandezėt e refuzuan traktatin me anė tė njė referendumi (53,4%: Jo!, 46,6%: Po!; pjesėmarrja: 53,1%). Nė kėtė mėnyrė kjo marrėveshje nuk mund tė hyjė mė nė fuqi nė kohėn e duhur pėrpara zgjdhjeve tė ardhshme pėr nė Parlamentin Evropian tė vitit 2009.



Pėrmbajtja e Traktatit


Cilat ishin pėrcaktimet e kėsaj marrėveshjeje tė re? Kėtu duhet thėnė fillimisht, qė shumė pėrcaktime tė Kushtetutės sė refuzuar i rigjejmė nė kėtė Traktat. Ndryshimet mė tė rėndėsishme nė njė vėshtrim:



Ndryshime tė rėndėsishme


Presidenti i Kėshillit: Nė Kėshillin e Evropės kryesinė nė tė ardhmen duhet ta marrė njė president i Kėshillit. Ai do tė zgjidhet pėr njė periudhė dy vjet e gjysmė me njė shumicė prej 2/3 tė Kėshillit tė Evropės dhe do tė drejtojė aktivitetin e kėtij tė fundit. Nė kėtė mėnyrė bie poshtė rotacioni i kryetarėve ēdo gjashtė muaj. Nė Kėshillin e BE (Kėshillin e Mnistrave) do tė vazhdojė tė mbetet njė ekip kryesues prej tre vendesh anėtare pėr njė periudhė prej 18 muajsh.

Pėrfaqėsues i lartė pėr politikėn e jashtme dhe atė tė sigurisė: Ky post i ri nė Kushtetutė ishte cilėsuar si Ministėr i Jashtėm. Duke marrė nė konsideratė disa vende anėtare tanimė u quajt me njė emėr tjetėr. Ai ėsht ėnė tė njėjtėn kohė zv.President i komisionit Evropian dhe drejton kėshillin e ministrave tė jashtėm. Prej tij do tė varet njė shėrbim diplomatik i BE. Posti i ri zėvendėson dy poste tė deritanishme: Pėrfaqėsuesin e Lartė pėr Politikėn e Jashtme dhe tė Sigurisė (Javier Solana) dhe Komisionerit pėr Marrėdhėniet me Jashtė.

Komisioni: Numri i komisionerėve tė BE nė vitin 2014 do tė reduktohet nga 27 nė dy tė tretat e vendeve anėtare, pra 18 nė rastin e BE-27. Sistemi i ri do tė thotė qė njė vend anėtar nė 5 vjet t
ė njė periudhe 15 vjeēare (3 mandate) nuk do tė ketė komisioner tė vetin nė Bruksel.

Vendime mbi bazė shumice nė Kėshill: Qė prej vitit 2014 (me njė periudhė tranzicioni deri nė vitin 2017) vendimet do tė merren me shumicė tė dyfishtė. Pėr njė vendim me shumicė tė cilėsuar nė Kėshillin e BE do tė duhen 55% tė shteteve anėtare, qė njėkohėsisht duhet tė pėrfaqėsojnė 65% tė popullsisė sė pėrgjithshme.

Procedurat e bashkėvendosjes: Procedurat e bashkėvendosjes do tė jenė mė tė zakonshmet nė rastin e ligjvėnies sė BE. Kėtu Parlamenti Evopian ka tė njėjtėn tė drejtė vendosjeje sikurse Kėshilli i BE. Pra konsolidohet Parlamenti, numri i deputetėve kufizohet nė 750.

Parlamentet kombėtare: Pėrmirėsohet e drejta pėr tu shprehur e paprlamenteve kombėtare nė procesin e ligjvėnies evropiane. Ato duhet tė informohen nė kohė lidhur me proceset ligjvėnėse, e mė pas mund tė pozicionohen nė lidhje me to. Nėse njė shumicė e parlamenteve kombėtare shprehet kundėr njė procesi tė caktuar, ky kthehet mbrapsht nga Komisioni Evropian.

Shpėrndarja e kompetencave: Ndarja e kompetencave mes BE dhe vendeve anėtare rregullohet mė qartė. Pėr herė tė parė nė historinė e BE ka njė listė tė saktė me ndarjen e kompetencave.

Sektorėt e politikės: Bashkėpunimi nė luftėn kundėr terrorizmit dhe krimit si dhe nė fushėn e politikave tė energjisė do tė pėrforcohet. Krahas kėsaj ka pėrcaktime tė reja nė fushėne mbrojtjes sė klimės. Kollona e Tretė e deritanishme shpėrbėhet duke kaluar nė kollonėn e parė  tė deritanishme atė tė Komunitetit Evropian.

Fleksibilitet: Mundėsitė pėr njė bashkėpunim tė pėrforcuar tė njė grupi shtetesh anėtare, qė dėshirojnė tė bashkėpunojnė mė ngushtė me njėri-tjetrin nė fusha tė caktuara, do tė lehtėsohet.

Karta e tė Drejtave Themelore: Karta e tė Drejtave Themelore do tė jetė e vlefshme pėr tė gjitha shtetet anėtare pėrveē Britanisė sė Madhe dhe Polonisė.

Kėrkesat e qytetarėve: Ky instrument i ri duhet tė pėrmirėsojė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė dhe tė reagimit nga ana e BE. Njė milion qytetarė tė BE mund tė kėrkojnė qė Kėshilli dhe Parlamenti tė merren me njė projekt tė caktuar.

Dalja: Pėr herė tė parė qė prej themelimit tė Komunitetit Evropian/BE pėrcaktohet nė mėnyrė kontraktore mundėsia e shkėputjes nga BE.

Simbolet: Duke marrė nė konsideratė ndjeshmėritė kombėtare dhe shqetėsimet nė disa vende pėr njė "shtet evropian tė madh" nė Traktatin e Lisbonės - ndryshe nga Kushtetuta - nuk pėrmenden simbolet evropiane.



Kushtetutė "nga dritarja"


Edhe vetėm njė krahasim sipėrfaqėsor me Kushtetutėn tregon, qė kjo marrėveshje e re reformash aplikon risitė e atjeshme duke i futur ato tanimė "nga dritarja". Se sa tė suksesshme do tė jenė kėto elemente tė reja nė realitetin politik, kėtė duhet ta tregojė zhvillimi i mėtejshėm i BE. Veēanėrisht interesante do tė jetė tė vėzhgohet, se si do tė performojnė postet e sapokrijuara tė Presidentit dhe tė "Ministrit tė Jashtėm" nė ndėrveprimin mes tyre. E njėjta gjė vlen edhe pėr instrumentin e ri tė kėrkesave tė qytetarėve apo rolin e parlamenteve kombėtare.


 


Kėtu kemi pėrfunduar kalimin tonė pėrmes historisė sė deritanishme tė Integrimit Evropian. Ėshtė koha pra pėr tė bėrė bilancin e njohurive kryesore ...

 

 


... shko mė tej te Bilanci i zhvillimit tė BE ...

 [Autoren: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

[Kreu i faqes]
 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė onlinė pėr edukim politik ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqėria e Shtutgartit pėr Pėrēim Dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne. Organizatė zbatuese e Programit tė Edukimit D@dalos ėshtė Shoqata Pharos Stuttgart/Sarajevo.