|
| |
Kursi bazė 3: Si ėshtė zhvilluar BE?
Etapa 8: Kriza e BE pas dėshtimit
tė Kushtetutės
|
Fazė reflektimi |
Pas
referendumeve refuzuese nė dy vendet anėtare tė
themelimit, Francė dhe Hollandė, procesi i
integrimit ndodhej nė krizė. Duke e zbukuruar,
kėtė moment e kanė quajtur njė fazė reflektimi,
njė pauzė. Nė fakt askush nuk e dinte se si do
tė shkonte mė tej. Ndėrthurja thellim-zgjerim
kish mbetur nė vend. Nė vitin 2004 kishin
hyrė edhe 10 shtete tė reja, gjė qė nė vetvete
ishte njė sfidė e stėrmadhe pėr BE. Shtoi kėsaj
edhe dėshtimin e procesit tė thellimit, nė sajė
tė tė cilit ishte bėrė e mundur nė thelb kjo
fazė zgjerimi! |
|
Linjat e konfliktit |
Kriza kishte ardhur, pa lejuar qė shtetet e reja
anėtare tė kishin shansin pėr t'u ambientuar me
BE, pėr tė njohur mekanizmat dhe
procedurat, pėr t'u mėsuar me klimėn e gjithė
kėsaj. Mungesa e kėtyre proceseve tė tė mėsuarit
ishin njė arsye pėr pamundėsinė e reagimit. Por
pati gjithashtu edhe linja bazė konflikti, qė
pėrbėnė faktorė tė rėndėsishėm ndikimi pėr
zhvillimin e mėtejshėm.
Edhe vetėm
rritja e jashtėzakonshme e numrit tė shteteve anėtare dhe e
heterogjenitetit paraqisnin njė problem shumė tė madh. Njė
analizė e shkurtėr tregon, se ekzistojnė apo janė
shtuar edhe pesė linja tė reja e tė rėndėsishme konflikti, tė cilat
pjesėrisht u bėnė edhe mė tė mprehta pas zgjerimit. |
|
i pasur vs. i varfėr |
Kėtu do tė pėrmendja
sė pari linjėn e konfliktit mes vendeve tė pasura dhe atyre tė
varfra. Kjo linjė ndarjeje nuk ėshtė e re, pėrkundrazi ka qenė njė
faktor qendror qė nė mes tė viteve 80. Kėtu konfliktet ishin mes
vendeve relativisht me mirėqenie, si pėr shembull Gjermania, dhe
vendeve mė tė varfra me strukturė tė dobėt, sikurse
Greqia,
Spanja, Portugalia, tė
cilat pėrfitonin nga fondet e strukturės dhe tė kohezionit nė
BE.
Por kjo linjė ėshtė
rėnduar shumė mė tepėr pas zgjerimit. Kėshtu tė gjitha shtetet e
ardhura rishtaz nė datėn 1 maj 2004, marrė sė bashku, kanė njė vlerė
mesatare tė prodhimit tė brendshėm bruto pėr frymė tė popullsisė
as sa gjysma e mesatares sė BE 15! Shto kėtu edhe ndryshimet shumė
tė mėdha, qė ekzistojnė mes
vetė shteteve tė reja anėtare.
Pėr kėtė arsye, parė
nė tėrėsi, BE 25 duhet ndarė nė tre grupe shtetesh: grupi i shteteve
nė krye tė listės, ku bėjnė pjesė shumica e
shteteve tė BE 15; grupi i mesėm, ai i vendeve mė tė varfra tė BE 15
(Greqia, Portugalia, Spanja) dhe atyre mė tė mirėqena tė
sapoanėtarėsuara (Qipro, Sllovenia, Malta, Ēekia dhe
Hungaria), dhe nė fund grupi i tretė, ai i vendeve mė tė varfra, ku
ndėr tė tjera bėn pjesė edhe Polonia dhe tre shtetet
balltike.
Kėtu priten konflikte
vetėm mes grupit tė parė nga njėra anė, dhe grupit tė dytė dhe tė
tretė nga ana tjetėr. Por parashikohet tė ketė pėrplasje tė fuqishme
edhe mes grupit tė dytė dhe tė tretė, kur tė jetė fjala pėr
pėrcaktimin e mekanizmave dhe kritereve pėr ndarjen e ndihmave
financiare. |
|
i madh vs. i vogėl |
Linja e konfliktit
"Shtete tė mėdha kundėr shteteve tė vogla" do tė bėhet
veēanėrisht e dukshme nė trajtimin e temave institucionale. Kjo
ėshtė pasojė e numrit gjithnjė e nė rritje tė vendeve tė vogla,
gjė
qė e ka ēekuilibruar
pėrherė dhe mė tepėr sistemin e vendimmarrjes, i ngritur tashmė mbi
bazėn e njė konsiderimi
mbiproporcional i shteteve tė
vogla.
Nė parim mund tė
thuhet se shtetet e vogla janė pėrpjekur tė ruajnė me ēdo kusht
vendin e tyre tė pėrhershėm nė Komision si dhe ti japin Komisionit
njė rol qendror nė procesin e vendimmarrjes. Ndėrsa shtetet e mėdha,
nga ana e tyre, kanė pėrdorur gjithė ndikimin e tyre pėr njė
numėr mė tė madh votash nė Kėshill si dhe pėr njė pėrqendrim
mė tė madh tė kompetencave ekzekutuese nė Kėshillin
Evropian.
Edhe kjo linjė
ndarjeje ėshtė bėrė mė e mprehtė dhe e komplikuar
pėrmes procesit tė zgjerimit. Duke pėrjashtuar
Poloninė, dhjetė vendet e tjera tė reja anėtare
janė vende tė vogla, madje shumė tė vogla!
Efektet janė bėrė tė
dukshme edhe gjatė diskutimeve rreth Kushtetutės, ku shtetet e reja
anėtare, gjatė diskutimit tė ēėshtjeve institucionale, nė shumicėn e
rasteve kanė mbajtur anėn e shteteve tė vogla (BE 15). Kjo me siguri
nuk do tė ndihmojė nė rritjen e aftėsisė funksionale tė BE-sė, por
nga ana tjetėr edhe nuk do tė rrisė interesin e shteteve mė tė mėdha
pėr tė bashkėpunuar mė ngushtė nė rreth mė tė vogėl vendesh, sikurse
mund tė vihej re. |
|
mbikombėtar vs. ndėrshtetėror |
Pėrballja mes atyre
shteteve, qė synojnė njė bashkėpunim nė nivel BE, me njė dimension
mė shumė mbikombėtar, nė formėn e njė shteti federal, dhe atyre
shteteve, perspektivat e tė cilave synojnė njė ruajtje maksimalisht
tė mundshme tė sovranitetit kombėtar, dhe, sė kėtejmi, do tė donin
njė bashkėpunim mė shumė ndėrshtetėror, janė po aq tė hershme, sa
edhe vetė procesi i integrimit.
Duke qenė se raundet
paraprake tė anėtarėsimit, sikurse ai i vitit 1973 (me
Mbretėrinė e Bashkuar dhe Danimarkėn) ose i vitit 1995 (Suedia),
e rritėn numrin e shteteve
nė favor
tė bashkėpunimit ndėrshtetėror, kjo tendencė
debatesh me siguri do tė pėrforcohet dukshėm pas zgjerimit tė
realizuar nė vitin 2004. Pasi shumė prej
shteteve tė reja anėtare i
kushtojnė shumė rėndėsi sovranitetit tė tyre kombėtar, ēka nuk
ėshtė e papritur nėse sjellim ndėrmend historinė e tyre. Dhe
kėtė e ilustron shumė qartė pozicioni i Polonisė gjatė
diskutimeve dhe votimeve nė lidhje me Kushtetutėn e re tė BE-sė. |
|
"Evropianė" vs. "Atlantikas" |
Edhe linja tjetėr
"Evropianė kundėr Atlantikas" pėrbėn njė linjė konflikti, e cila
ėshtė po aq e vjetėr sa edhe vetė Komuniteti Evropian. Kjo linjė vė
pėrballė njėri tjetrit ato shtete, qė mendojnė se BE duhet tė
ndėrtojė njė politikė tė vetėn mbrojtjeje, tė pavarur nga politika e
jashtme dhe e mbrojtjes e SHBA, dhe atyre shteteve nė formėn mė tė
dukshme nė rastin e Britanisė sė Madhe tė cilat e konsiderojnė tė
domosdoshėm bashkėpunimin e ngushtė me SHBA dhe institucionet e
dominuara prej saj (NATO).
Faktin, qė procesi i
zgjerimit do tė ketė pasoja, madje edhe formėn e kėtyre pasojave e
tregoi mė sė miri lufta nė Irak, nė tė cilėn shtetet e Evropės
Qendrore dhe Lindore mbajtėn anėn e SHBA dhe nuk mbėshtetėn kursin e
anti-luftės pėrfaqėsuar nga Gjermania, Franca dhe shtete tė
tjera tė BE-s.ė |
|
shtete tė reja vs.
shtete tė vjetra anėtare |
Njė linjė tjetėr e
dukshme ndarjeje dhe jo pėr tu nėnvlerėsuar ėshtė ajo mes shteteve
tė reja dhe tė vjetra anėtare. Kjo linjė ndan ato shtete, tė cilat i
njohiin tashmė mirė institucionet e veēanta, rregullat e lojės dhe
proceset e gjetjes sė kompromisit ą la BE, prej vendeve, tė cilat
duhet ende ti mėsojnė dhe ti bėjnė pjesė tė tyren tė gjitha kėto.
Si shembull kėtu le tė shėrbejė pozicioni i Polonisė nė votimin e
parė tė projektkushtetutės nė vitin 2003. |
|
Hapėsirė mė e vogėl veprimi |
Kėtyre linjave tė konfliktit mes shteteve anėtare u shtohet si
njė faktor i mėtejshėm ndikimi i popullsive tė shteteve anėtare
tė reja, i cili vazhdon tė
kufizojė gjithnjė e mė shumė hapėsirat padyshim tė vogla tė qeverive
negociatore. Nė fakt dikush mund tė frikėsohet dhe shqetėsohet nė lidhje me tė
ardhmen e mėtejshme tė BE-sė. Gjithsesi kjo pamje nuk ėshtė e plotė
dhe ka nevojė tė plotėsohet. Pro, sikurse e dimė edhe nga
pėrmbledhja jonė historike, ka edhe faktorė tė tjerė, tė cilėt
ndikojnė nė drejtim tė zgjidhjeve komunitare. |
|
Faktorė, qė shtyjnė drej komunitarizimit |
Fillimisht pėrmendim sfidat e jashtme
tė shumėllojshme, tė cilat kėrkojnė prej Bashkimit Evropian
pėrgjigje tė pėrbashkėta (fjalė
kyēe:
globalizimi, migracioni etj). Njė presion tė tillė problematik
nga jashtė kemi patur mundėsi ta vėzhgojmė vazhdimisht nė kuadėr
tė zhvillimit tė BE. Sė dyti, ėshtė e tėrė struktura ekzistuese dhe e vefshme e
rregullave, e cila ndėrkohė pėrfshin plot 80.000 faqe me tekste
ligjesh, varėsitė ekzistuese mes fushave tė ndryshme, pėrcaktuar
nė kėtė strukturė, si dhe detyrimet funksionale, qė rrjedhin sė
kėtejmi, ku tė gjitha kėto shkojnė gjithashtu nė drejtim tė
zgjidhjes sė pėrbashkėt. |
|
Institucione mbikombėtare |
Dhe sė treti e sė fundmi nuk janė vetėm
shtetet anėtare dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė strukturėn e Bashkimit
Evropian, Kėshilli apo Kėshilli Evropian. Vėmendje u duhet
kushtuar edhe institucioneve mbikombėtare, tė cilat - edhe ky ėshtė
njė rezultat i ekskursit tonė pėrmes zhvillimit tė procesit tė
integrimit - herė pas here i kanė pėrdorur sfidat e jashtme dhe
detyrimet funksionale nė mėnyrė gjithnjė e mė tė zgjuar pėr tė
gjetur dhe vėnė nė jetė zgjidhje mbikombėtare dhe pėr tė zhvilluar
mė tej BE. |
|
Integrim i shkallėzuar? |
Gjithsesi mundėsia, qė BE tė arrijė ta
bėjė kėtė me tė gjithė shtetet anėtare, ėshtė zvogėluar
dukshėm. Mė tė mundshme duket se
janė zgjidhjet fleksible, ku nuk marrin pjesė tė gjithė me tė gjitha
kapacitetet, ashtu sikurse dimė se ka qenė nė regjimin Shengen apo
nė Bashkimin Monetar. Por nė rastet, kur me tė vėrtetė
nevojitet domosdoshmėrisht unanimiteti - si pėr shembull nė rastin e
reagimeve nė lidhje me ēėshtje tė anėtarėsimit tė vendeve tė tjera -
reagimet duket se do tė jenė shumė mė tė pėrmbajtura se deri mė
tani. Kjo do tė rėndojė nė bisedimet me Turqinė dhe shtetet e
Ballkanit.
|
|
|
[Autoren: Dr. Ragnar
Müller / Prof. Dr. Ėolfgang Schumann]
[Kreu i faqes]
|