Etapa 7
Lart Etapa 1 Etapa 2 Etapa 3 Etapa 4 Etapa 5 Etapa 6 Etapa 7 Etapa 8 Etapa 9 Bilanc

 

 





 

Bashkimi Evropian

Kursi bazė 3: Si ėshtė zhvilluar BE?

Etapa
7: Nga Konventa deri te Kushtetuta


Konventa si njė metodė e re pėr pėrgatitjen e rishikimit tė njė marrėveshjeje

Nė kėtė pėrpjekje, qė mė nė fund problemet urgjente tė zgjidheshin ende pėrpara zgjerimit, ėshtė interesante mėnyra e veēantė qė u zgjodh pėr kėtė, pikėrisht thirrja e njė konvente, e cila do tė duhej tė pėrpunonte njė projekt-kushtetutė tė re. Ndėrsa deri mė tani, sikurse njihet edhe nga fragmentet e mėparshme, kishin qenė vetėm qeveritė e shteteve anėtare ato, qė kėshillonin dhe pėrgatisnin ndryshimet e teksteve tė marrėveshjeve, tanimė kjo do tė behej nė njė kuadėr mė tė gjerė, i cili do tė pėrfshinte aktorė si nė nivelin e Brukselit ashtu edhe nė atė tė shteteve anėtare.

Pas gjithė kėsaj qėndronte para sė gjithash ideja e shmangies sė pėrqendrimit nė interesat kombėtare, sikurse ndodhte gjatė konferencave qeveritare, dhe  bllokadat qė rrjedhin sė kėtejmi. Njė ide kjo, qė ishte provuar si shumė e suksesshme edhe gjatė konceptimit tė Kartės Evropiane pėr tė Drejtat Themelore.

Krahas kėsaj, duke u nisur nga objektivat e bėra tė ditura tė rishikimit tjetėr tė Marrėveshjes – demokratizimi, ēburokratizimi, afėrsia me qytetarin si dhe thjeshtėzimi i tė drejtės komunitare ekzistuese (formuluar nė tė ashtuquajturėn  Deklaratė tė Laeken mbi perspektivėn e Bashkimit Evropian) – dukej se ishte i domosdoshėm njė diskutim publik mė i gjerė.

Ndėr tė tjera qytetaret dhe qytetarėt e shteteve anėtare ishin dukshėm gjithnjė e mė pak tė gatshėm, pėr ta njohur politikėn e BE vetėm nė teori pa patur mundėsinė tė ndikojnė vetė nė tė, dhe kjo ishte bėrė gjithnjė e mė e qartė nė vitet qė prej miratimit tė Marrėveshjes sė Mastrihtit.



Pėrbėrja dhe puna e Konventės


Kjo Konventė, nė pėrbėrjen e sė cilės bėnin pjesė 15 pėrfaqėsues tė kryetarėve tė shteteve dhe qeverive (pra njė pėrfaqėsues pėr secilin shtet anėtar), 30 anėtarė tė parlamenteve kombėtare (2 pėr secilin shtet anėtar), 16 anėtarė tė Parlamentit Evropian dhe 2 pėrfaqėsues tė Komisionit, u mblodh pėr herė tė parė nė datėn 1 mars 2002 nėn kryesinė e ish-Presidentit francez, Giscard D'Estaing dhe dy zėvendėspresidentėve. Krahas tyre nė seancat e kėsaj konferencė morėn pjesė edhe vėzhgues, pikėrisht tre pėrfaqėsues tė Komisionit Ekonomiko-Social, tre pėrfaqėsues tė prtnerėve socalė evropianė, gjashtė pėrfaqėsues tė komisionit tė Rajoneve si dhe i Ngarkuari i Qytetarėve Evropianė.

Lidhja me
aktivitetin e komisioneve vendimmarrėse tė BE u realizua pėrmes faktit, qė Presidenti i Konventės duhej qė gjatė ēdo seance tė Komisionit Evropian tė paraqiste njė raport gojor nė lidhje me stadin aktual tė punimeve dhe mė pas reagimet e kryetarėve tė shteteve dhe qeverive ndaj kėtij raporti t’i bėnte tė ditura dhe t’i sqaronte pėrpara Konventės.



2002-2003: Seancat e Konventės






Fund 2003: Konferenca Qeveritare


Konventa zhvilloi seancat e veta me kėtė pėrbėrje deri nė 20 qershor 2003 dhe gjatė kėsaj kohe punoi  nė konceptimin e kushtetutės evropiane. Vėzhgues pėr vite tė tėra tė zhvillimit tė BE nuk po u besonin veshėve. Vetėm pėrdorimi i termit "Kushtetutė" nė kontekstin e BE kish qenė gjithnjė njė tabu, dhe ja papritur mbi tryezė gjendej njė projekt i  pėrfunduar pikėrisht i kėsaj kushtetute. Tė mėsuar me njė pėrshtatje tė ngadaltė dhe graduale tė zhvillimit tė BE (inkrementalizmi), njė dinamikė e tillė perceptohej si marramendėse. Por nė fund tė fundit ligjet e zhvillimit tė BE do tė vazhdonin tė mbeteshin tė vlefshme, sikurse do ta shohim mė vonė.

Nė datėn 4 tetor 2003 filloi punimet, nėn kryesinė e italianėve, konferenca qeveritare e cila do tė debatonte rreth kėsaj projekt-kushtetute dhe do ta miratonte atė deri nė Samitin e  Brukselit tė datės 13 dhjetor 2003. Megjithė shpresat e mėdha nuk u arrit tė bihej dakord, dhe kjo, nė fakt, pėr shkak ndryshimesh shumė tė thella nė kėndvėshtrimet lidhur me pėrbėrjen e Komisionit dhe shpėrndarjen e votave nė rast vendimesh me shumicė tė kualifikuar. Ju me siguri duhet ta mbani mend debatin e fuqishėm mes Spanjės dhe Polonisė nga njėra anė dhe vendeve tė tjera, veēanėrisht Gjermanisė dhe Francės nga ana tjetėr. Cila ishte konkretisht tema e kėtij debati?



Interesat kombėtare si faktor kryesor ndikues


Kėtu ishte fjala pėr mungesėn e proporcionit mes numrit tė vogėl tė popullsisė krahasuar me numrin e lartė tė votave, qė Spanja dhe Portugalia zotėronin, por nuk donin tė hiqnin dorė. Pėrsa i pėrket komisionit, kėtu ishte fjala se, pas anėtarėsimit tė Bullgarisė dhe Rumanisė, kur numri i komisionerėve do tė ishte mė i vogėl se ai i vendeve, kush do tė emėronte njė komisioner dhe nė cilat distanca kohore.

Pra, bėhej fjalė dhe vazhdon tė bėhet fjalė pėr njėrin prej faktorėve mė tė rėndėsishėm ndikues,  interesat kombėtare. Dėshira pėr tė patur mundėsisht sa mė shumė ndikim brenda aparatit tė BE apo frika se mos ky ndikim pakėsohet. Njė faktor ky, i cili ka pastaj efekt tejet negativ nė rastet kur pėr arsye tė detyrueshme funksionale kėrkohet domosdoshmėrisht njė zgjidhje mbikombėtare dhe dorėzimi i kompetencave, gjė tė cilėn shtete tė caktuara kombėtare nuk janė nė gjendje ta bėjnė.








Tetor 2004: Nėnshkrimi i Marrėveshjes mbi Kushtetutėn


Nė fillim tė janarit presidenca irlandeze ndėrmori njė pėrpjekje tė re pėr tė mundėsuar mbylljen e suksesshme tė bisedimeve deri nė qershor 2004. Sa pėr kujtesė: mė 1 maj 2004 ishte planifikuar zgjerimi i madh me 10 shtete tė reja anėtare, ndėrkohė pjesa mė e rėndėsishme, Kushtetuta, nuk ishe ende gati.

Pas debatesh jashtėzakonisht tė vėshtira, mė nė fund, mė 18 qershor 2004, u arrit tė bihej dakord. Nėnshkrimi ceremonial nga kryetarėt e shteteve dhe qeverive, si dhe nga ministrat e jashtėm u realizua nė fund tė tetorit 2004 dhe pikėrisht nė atė sallė, ku pothuaj 50 vjet mė parė ishin nėnshkruar edhe marrėveshjet pėr krijimin e KEE.



Kandidatėt pėr anėtarėsim, Bullgaria, Rumania dhe Turqia nėnshkruan vetėm aktin pėrfundimtar. Kroacia mori pjesė vetėm si vėzhguese, pasi ajo nuk kishte marrė pjesė nė punėn pėr Kushtetutėn.


 


Pas kėsaj vijoi marrja disi e vonuar e detyrės nga Komisioni Barroso, nė nėntor 2004, me tė cilin hynė nė fuqi edhe rregulloret e reja institucionale, parashikuar pėr njė Bashkim Evropian prej 25 apo 27 shtetesh anėtare. Kėtu bėjnė pjesė ndėr tė tjera edhe ndryshimet nė shpėrndarjen e votave nė Kėshillin e Ministrave dhe fakti qė, prej kėtij momenti, secili vend do tė ketė si pėrfaqėsues vetėm njė komisioner.



Procesi i ratifikimit tė Marrėveshjes mbi Kushtetutėn





Jo! n
ė Francė dhe Hollandė


Nė nėntor 2004 filloi edhe procesi i miratimit tė Kushtetutės nga - atėherė - 25 shtetet anėtare, nė pjesėn mė tė madhe me anė procedurash parlamentare por pjesėrisht edhe pėrmes referendumesh. Ratifikimi i realizua me sukses nga Lituania, Hungaria, Sllovenia, Italia, Greqia , Sllovakia, Spanja – vendi i parė me referndum – (76,73 %: po; 17,24: jo; pjesėmarrja nė referendum = 42,32%;), Austria dhe Gjermania.

Por pas kėsaj vijuan dy goditje tė rėnda njėra pas tjetrės pėr projektin e Kushtetutės Evropiane, tė cilat bėnė qė kjo kushtetutė tė mos hynte nė fuqi. Fillimisht referendumi nė Francė nė datėn 29 maj 2005, me anė tė tė cilit Marrėveshja pėr Kushtetutėn u refuzua me njė shumicė prej 54,87% (Jo) kundėr 45,13% (Po) dhe mė njė pjesėmarrje tė konsiderueshme  prej 69,74%. E vetėm pak ditė mė vonė referendumi nė Hollandė, nė tė cilin u votua madje me 61,8% me Jo dhe vetėm 38,2% me Po. Dhe kjo nė dy shtete anėtare tė themelimit tė KEE!

Me kėtė zgjedhėsit u kishin sinjalizuar qeverive tė tyre njė „Stop!“ tė qartė, qė nuk do ta lejonte mė BE tė vazhdonte sikur deri mė tani dhe thjeshtė tė kalonte nė rendin e ditės. Dhe kėtė nuk mundi ta ndryshonte as „Po“-ja e fortė e referendumit, zhvilluar nė Luksemburg mė 10 korrik 2005. Pėrcaktimet e mangėta tė Traktatit tė Nisės vazhduan tė mbeteshin nė fuqi dhe BE ra sėrish nė njė krizė tė thellė.



Arsyet e refuzimit


Cilat kishin qenė arsyet e refuzimit? Nė Francė, sipas anketimeve, njė ndėr arsyet kryesore pėr "Jo!"-nė pėr 52% tė tė anketuarve ishte gjendja ekonomike dhe sociale e vendit. 24% e kundėrshtarėve tė Kushtetutės deklaruan, se kishin shfrytėzuar mundėsinė  pėr t'i bėrė opozitė qeverisė dhe presidentit. 31% pohuan, se me Jo!-nė e tyre kishin dashur tė shprehin mosbesimin e tyre ndaj klasės politike nė pėrgjithėsi. Pra me fjalė tė tjera nė plan tė parė qėndronin arsye tė politikės sė brendshme.

Kjo pėrshtypje tė pėrforcohet mė tej kur sheh qė ideja bazė pėr kushtetutėn mbėshtetet nga njė shumicė prej 61% e qytetarėve tė BE - sikurse rezulton nga anketimet e Eurobarometrit nė korrik 2005 - dhe anėtarėsimi nė BE vlerėsohet si shumė pozitiv si nė Francė me 53% dhe veēanėrisht nė Hollandė me 67%. Por nė kundėrshtim me kėtė ka njė rritje tė skepticizmit pėrkundėr zgjerimit dhe para sė gjithash pranimit tė mundshėm tė Turqisė nė BE.



Qytetarėt si faktor i ri ndikimi


Por ē'do tė thotė kjo pėr analizėn tonė tė zhvillimit tė BE? Qytetarėt e BE, popullsitė e shteteve anėtare janė shndėrruar vitet e fundit - krejt e kundėrta e fillimeve tė KEE/Komunitetit Evropian - nė njė faktor qendror ndikues. Prej BE kėrkohet me ngulm tė jetė e hapur pėr qytetarėt shumė mė shumė se deri mė tani dhe t'i pėrfshijė ata nė veprimtarinė e tij.

 

 



... shko mė tej te Etapa 8 e zhvillimit tė BE ...

[Autoren: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

[Kreu i faqes]
 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė onlinė pėr edukim politik ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqėria e Shtutgartit pėr Pėrēim Dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne. Organizatė zbatuese e Programit tė Edukimit D@dalos ėshtė Shoqata Pharos Stuttgart/Sarajevo.