|
Temat e Konferencės Qeveritare
2000 |
Vendimi pėr thirrjen e
njė konference qeveritare u mor nė fillim tė qershorit 1999, pra
vetėm njė muaj pas hyrjes nė fuqi tė Traktatit tė Amsterdamit, me
rastin e mbledhjes sė Kėshillit Evropian nė Köln. Kjo do tė thotė qė
dinamika e zhvillimit u forcua sėrish. Konferenca duhej tė
zhvillohej, sipas vullnetit tė lajmėruar tė kryetarėve tė shteteve
dhe qeverive, nė vitin 2000 si dhe tė trajtonte ato
ēėshtje,
qė nuk ishin mundur tė
zgjidheshin nė Amsterdam:
 |
Madhėsia dhe
pėrbėrja e
Komisionit;
|
 |
Shpėrndarja e
votave nė Kėshill;
|
 |
Zgjerimi i
mundshėm i vendimmarrjes me shumicė tė kualifikuar;
|
 |
ēėshtje tė tjera
nė lidhje me ato ndryshime traktati, qė do tė rezultonin nga
tė ashtuquajturit left-overs ose nga zbatimi i Traktatit tė
Amsterdamit;
|
 |
Kėtyre temave
nga mesi i vitit iu shtua edhe tematika e njė bashkėpunimi mė
tė fuqishėm, pra mundėsitė pėr njė integrim tė
shkallėzuar.
|
|
|
Konteksti: Konferenca
Qeveritare |
Bisedimet nė
Konferencėn Qeveritare u zhvilluan nė kontekstin e negociatave
aktuale pėr anėtarėsim me gjithsej dymbėdhjetė shtete dhe me qėllim, qė pėrmes ndryshimeve institucionale tė garantohej, qė
edhe njė bashkim me njė numėr anėtarėsh pothuaj tė dyfishuar mund tė
mbetej funksional. Kėtu bėhej fjalė para sė gjithash pėr pesė temat e
listuara mė sipėr. Cilat janė rezultatet
e Konferencės Qveritare, cilat janė pėrcaktimet mė tė rėndėsishme tė
Traktatit tė Nisės, dhe cilat janė ndryshimet, qė sjell ky i fundit?
|
|
Pėrcaktimet e Traktatit tė Nisės
|
Pėrsa i pėrket
madhėsisė dhe pėrbėrjes sė Komisionit, Traktati parashikon,
qė secili prej shteteve anėtare duke nisur nga viti 2005 do tė kete
vetėm njė anėtar komisioni. Me anėtarėsimin e shtetit tė 27-tė
anėtar ( Bullgarisė ose Rumanisė) numri i komisionerėve do tė
kufizohet (duhet tė jetė mė i vogėl se 27). Pėr garantimin e njė
trajtimi tė barabartė tė tė gjitha shteteve anėtare do tė futet
sistemi i rotacionit.
|
|
Ponderimi i votave nė Kėshill dhe shumica e
kualifikuar |
Nė lidhje me dy
ēėshtjet e tjera, shumė tė lidhura me njėra tjetrėn, pikėrisht me
ponderimin e votave nė Kėshill
dhe zgjerimin e vendimmarrjes
me
shumicė tė
kualifikuar, Traktati parashikon, qė nė plot 30 dispozita tė
Traktatit parimi i unanimitetit tė zėvendėsohet me marrjen e njė
vendimi me shumicė tė kualifikuar, ku mbeten jashtė gjithsesi disa
fusha me rėndėsi qendrore. Mė tej,
me fillimin e punės sė
Komisionit Barroso nė Kėshill do tė bėhet
njė
shpėrndarje e re votash. Shumica e
kualifikuar vlen si e arritur, kur,
 |
vendimi merr njė
numėr tė caktuar votash, i cili duhet verifikuar dhe
pėrshtatur pas ēdo anėtarėsimi tė ri,
|
 |
shumica e
shteteve anėtare jep miratimin e vet nė lidhje me vendimin,
dhe
|
 |
kjo shumicė
pėrbėn tė paktėn 62% tė tė gjithė popullsisė sė Bashkimit
Evropian (verifikohet me kėrkesė tė njė shteti
anėtar).
|
|
|
Left-overs tė Traktatit tė Amsterdamit |
Pėr Parlamentin
Evropian Traktati i Nisės pėrcaktonte njė ndarje tė re tė
vendeve, e cila nga njėra anė zbut tė paktėn relativisht
pabarazpeshat nė pėrfaqėsimin e deputetėve nga vende tė veēanta,
dhe, nga ana tjetėr, duke
marrė nė konsideratė aftėsinė operative tė Parlamentit, kufizon
numrin e deputetėve nė njė shifėr prej jo mė shumė se
732. |
|
Bashkėpunim i konsoliduar |
Le tė vijmė nė pikėn e fundit
tė tė pesė pikave qendrore tė Traktatit tė Nisės, nė tė
ashtuquajturin bashkėpunim
i konsoliduar.
Rezultatet nė kėtė aspekt mund tė pėrmblidhen si mė poshtė. Nė fakt
pengesat pėr njė bashkėpunim tė konsoliduar nė tė ardhmen do tė jenė
mė tė pakta, gjė qė padyshim do tė kontribuojė nė rrezimin e
bllokadave ekzistuese nė sektorė tė caktuar. Por ajo, qė nuk do tė jetė e
mundur, ėshtė shfrytėzimi i
kėtij bashkėpunimi si instrument i procesit tė thellimit pėr tė
pėrftuar nė kėtė bashkėpunim fusha politike tė reja. Por pėr kėtė,
kufizimet, tė cilave duhet tu
nėnshtrohen ato, janė nė tė tre kolonat tejet tė
paepshme. |
|
Vlerėsim i Traktatit tė
Nisės |
Kaq nė lidhje me
risitė e Nisės. Por si do tė mund tė kategorizoheshin dhe
vlerėsoheshin rezultatet e Nisės brenda kuadrit tė zhvillimit tė
BE-sė, sikurse e kemi analizuar deri mė tani? Kėtu duhet dalė nė
pėrfundimin, qė ėshtė arritur vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore dhe
formale tė krijohen kushtet paraprake pėr fillimin e njė procesi
zgjerimi. Nėse do tė shihej mė nga afėr, me Nisėn dhe pėrmes
saj e ardhmja e Bashkimit Evropian mė tepėr u rėndua. |
|
Hipotekė
tė papėrgatitur pėr zgjerimin |
Kjo ka tė bėjė
fillimisht me faktin, qė linjat e konfliktit mes shteteve
anėtare nuk kishin dalė asnjėherė nė pah aq qartė sa nė kėtė
periudhė dhe qė nė lidhje me interesat kombėtare u negociua nė
njė mėnyrė tė tillė, e cila gjithashtu ėshtė pa precedent. Kjo
ka sė pari efektet e veta tė konsiderueshme nė klimėn qė
zotėron, por duket shumė qartė edhe nė rezultatet e Nisės, tė
cilat e rėndojnė BE-nė nė tė ardhmen mė njė hipotekė
strukturore.
Mendoni pėr shembull
pėr vendimet nė lidhje me Komisionin, tė cilat kanė mbetur
dukshėm pas rregullave tė caktuara nga Amsterdami, apo pėr
vėshtirėsimin e vendimmarrjes me shumicė tė kualifikuar. Kjo do tė thotė gjithashtu - dhe ky
ėshtė gjykimi i pjesės mė tė madhe tė
vėzhguesve - qė nuk u krijuan aspak kushte tė mjaftueshme
proceduriale dhe institucionale pėr zgjerimin qė pritej. |
|
zgjerohet pushteti pengues i shteteve anėtare |
Nė tėrėsi pėrshtypja, qė duhet
krijuar ėshtė, qė Nisa nuk u shfrytėzua pėr tė pėrmirėsuar aftėsinė
vepruese dhe vendimmarrėse tė BE-sė, por pėr tė zgjeruar pushtetin
pengues tė disa shteteve tė caktuara anėtare. Njė konstatim ky
padyshim tejet i rėndėsishėm edhe pėr ēėshtjen e ngritur prej nesh
nė lidhje me faktorėt pėrcaktues dhe modelet e zhvillimit tė
procesit tė
integrimit.
Kėto deficite ishin kaq tė dukshme,
saqė praktikisht menjėherė (!) pas Nisės u mor vendimi pėr tė ndėrmarrė
njė pėrpjekje tjetėr pėr tė zgjidhur problemet
urgjente ende pėrpara njė zgjerimi potencial me vende tė Evropės
Qendrore dhe Lindore. Mė shumė nė lidhje me kėtė do tė lexoni nė
analizėn vijuese tė etapės 7. |
|
|