|
| |
Kursi bazė 3:
Si ėshtė zhvilluar BE?
Etapa 4: Nga DNjE
deri nė themelimin e Bashkimit Evropian
|
njė rishikim i Marrėveshjes vetėm pas 5 vjetėsh? |
Etapa e katėrt e historisė sė Bashkimit
Evropian pėrfshin periudhėn nga Dokumenti i Njėsimit Evropian
(DNjE), nė mes tė vitit 1987, deri nė hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes
pėr Bashkimin Evropian nė fund tė fitit 1993. Kėtu duhet vėnė re
fillimisht, qė periudha
nga njė rishikim marrėveshjeje nė tjetrin ka zgjatur vetėm pesė
vjet, pra vetėm njė tė katėrtėn e kohės nga Marrėveshjet e Romės
deri nė DNjE! Ndaj sė kėtejmi rrjedh natyrshėm pyetja, cili ėshtė
motivi i gjithė kėsaj. Kėtu duhen pėrmendur disa faktorė, ndėr tė
cilat duhen dalluar faktorėt pėrcaktues tė brendshėm dhe tė
jashtėm. |
|
impulse tė brendshme |
Faktorėt ndikues brendakomunitarė lidhen ngushtė nė radhė tė parė
me dinamikėn e qartė dhe tė dukshme, qė procesi i integrimit kishte
fituar pėrmes projektit pėr tregun e brendshėm dhe DNjE. Kėshtu tregu i
brendshėm kishte pikėprerje tė shumta ndėr tė tjera me politikėn
monetare, politikėn pėr ēėshtje tė imigrimit dhe azilit, luftėn kundėr
kriminalitetit ndėrkufitar dhe politikėn sociale (fjalė kyēe "Dumping
Social"). Kėto pikėprerje bėnė qė pėr shumė aktorė tė ishte e
domosdoshme rritja e bashkėpunimit nė sektorėt e sipėrpėrmendur.
Krahas kėsaj kapitali komunitar, i rritur jashtėzakonisht shumė me DNjE,
e sillte gjithnjė e mė dhimbshėm nė kujtesė "deficitin demokratik" tė
Komunitetit Evropian, dhe bėri qė nė sytė e disa shteteve anėtare
ribashkimi i Gjermanisė pėrmes njė lidhjeje edhe mė tė ngushtė tė njė
Gjermanie mė tė madhe dhe operative tė dukej edhe mė i nevojshėm.
|
|
impulse tė jashtme |
Pėrsa u pėrket sfidave tė reja tė jashtme, tė cilat prireshin
drejt njė thellimi tė integrimit pak kohė pas DNjE, gjė qė ndėr tė tjera do tė
thoshte edhe njė rishikim i ri i Marrėveshjes, mund tė mjaftohemi me disa
pėrcaktime kryesore:
 |
Pasiguria nė rritje nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe mbarėevropiane
pėrmes ndryshimeve rrėnjėsore dhe me pasoja nė ish-vendet socialiste;
|
 |
Perspektiva e njė anėtarėsimi e tė paktėn disa prej kėtyre vendeve, i
cili dukej tė ishte i pamundur pa njė rishikim paraprak dhe tė
gjithėanshėm, nė mėnyrė tė veēantė tė
procedurave vendimmarrėse brenda pėr brenda komunitetit, pa dėmtuar
seriozisht aftėsinė operative tė Komunitetit Evropian; |
 |
Globalizimi ekonomik, i cili bėri qė masat ekonomike dhe
socialpolitike nė kuadėr tė shtetit kombėtar tė ishin gjithnjė e mė
pak efektive. |
Tė gjithė
kėta faktorė marrė sė bashku bėnė qė Komisioni, Parlamenti Evropian
dhe pjesa mė e madhe e shteteve anėtare tė arrinin nė pėrfundimin,
se tanimė ishte e nevojshme tė ndėrmerreshin shpejt dhe nė mėnyrė tė
detyrueshmė hapa tė tjerė nė drejtim tė thellimit, edhe pse kėta u
refuzuan me forcė veēanėrisht nga Britania e Madhe. |
|
Bisedime tė vėshtira |
Pėrsa i pėrket prologut, nė fakt shumė interesant dhe kurioz,
i cili nė fund ēoi drejt hapjes sė dy konferencave qeveritare rreth
Bashkimit Monetar dhe atij Politik nė vitin 1991, si dhe pėrsa i
pėrket vetė rrjedhės sė zhvillimit tė konferencave, duhet pėr fat
tė keq tė mjaftohemi me disa shėnime tė shkurtra.
Bisedimet ishin jashtėzakonisht tė vėshtira pėr shkak tė
interesave shumė tė ndryshme dhe tė divergjencave pjesėrisht tė
rėnda nė idetė e shteteve anėtare nė lidhje me pyetjen, nėse
Komuniteti Evropian duhej zhvilluar mė tej dhe si. Disa prej pikave
mė tė rėndėsishme,
veēanėrisht rezistenca e vazhdueshme e Britanisė sė Madhe kundėr ēdo
lloj zgjerimi tė komponentit socio-politik tė Komunitetit si dhe
refuzimi i saj pėr tu bėrė pjesė e Bashkimit Monetar tė
planifikuar, duheshin trajtuar nga kryetarėt e shteteve dhe tė
qeverive nė Samitin e Mastrihtit. Madje edhe kėtu rėnia dakord u bė
e mundur vetėm duke bėrė shumė pėrjashtime dhe duke pėrpiluar shumė
protokolle shtesė. |
|
Probleme pas ratifikimit |
Vėshtirėsitė me aparatin e ri tė marrėveshjes nuk arritėn tė
kapėrceheshin pėr njė kohė tė gjatė edhe pas ratifikimit tė saj
nė shkurt 1992. Marrėveshja e Mastrihtit u refuzua me njė shumicė tejet
tė ngushtė prej 50,7% kundrejt 49,3% nė referendumin e zhvilluar pėr
kėtė qėllim nė Danimarkė nė qershor 1992, duke vėnė kėshtu sėrish
nė diskutim tė gjithė projektin, pasi pėr njė ndryshim tė marrėveshjes
duhet tė japin miratimin e tyre tė gjitha shtetet anėtare. Vetėm pas
bisedimesh dhe lėshime tė tjera ndaj Danimarkės, ndėr tė tjera nė formėn
e njė klauzole Opting-out pėr Bashkimin Monetar, u bė e mundur tė
arrihej rezultati i dėshiruar gjatė njė votimi tjetėr nė maj 1993 (56,8%
kundrejt 43,2%).
Por probleme me miratimin e nevojshėm pati edhe nė shtete tė tjera
anėtare. Tė sjellim ndėrmend kėtu rezultatin tejet tė ngushtė tė
referendumit nė Francė (51,05% kundėr 48,95%) apo paditė kundėr
marrėveshjes nė Gjermani, tė cilat u hodhėn poshtė nga Gjykata
Federale Kushtetuese nė tetor 1993. E gjithė kjo bėri qė Marrėveshja e
Bashkimit Evropian tė hynte nė fuqi me vonesė tė ndjeshme, pikėrisht nė
datėn 1 nėntor 1993
|
|
Risitė e Traktatit tė Mastriht-it
Unioni me tre kolona |

Pra kaq pėr faktorėt pėrcaktues dhe prologun e Marrėveshjes sė
Mastrihtit. Le tė vimė tani te njė pėrmbledhje e elementeve kryesore
tė pėrmbajtjes. Fillimisht duhet tė themi qė u themelua njė
organizatė e re, Bashkimi Evropian, e cila - sikurse shihet edhe nga
diagrama -
pėrfshin tre kolona nėn njė ēati tė vetme dhe tė pėrbashkėt tė
Unionit (BE).

|
|
|
 |
Kolona e Komunitetit Evropian, pra bashkėpunimi i mbėshtetur nė
Marrėveshjen e Parisit (KEQĒ), Traktatet e Romės si dhe DNjE, e cila
tanimė gjithsesi ka pėsuar disa ndryshime dhe plotėsime tė rėndėsishme
pėrmes Traktatit tė Mastriht-it. |
 |
Politikat e Pėrbashkėta tė Jashtme dhe tė Sigurisė (BPJS) si
"kolonė e dytė", me anė tė sė cilės u zhvillua mė tej dhe u vendos nė
njė bazė kontraktuale bashkėpunimi ndėrshtetėror nė sektorin e
politikės sė jashtme, ekzistues qė prej viteve '70.
|
 |
Bashkėpunimi nė sektorėt e Drejtėsisė dhe Punėve tė Brendshme
si "kolonė e tretė". Edhe kjo kolonė nuk lindi prej asgjėsė, por u
ngrit mbi disa linja marrėveshjeje nė nivel evropian nė kėta sektorė,
qė ekzistonin tashmė edhe pse shumė rudimentar. |
 |
Bashkimi mbahet si i tillė pėrmes objektivave tė tij finale dhe
strukturės sė tij tė pėrgjithshme, sikurse ėshtė pėrcaktuar nė
dispozitat e pėrgjithshme tė Marrėveshjes.
|
|
|
Risi nė Kolonėn e Parė
Bashkimi Monetar |
Brenda Kolonės sė Komunitetit Evropian ndėrmerren njė sėrė
ndryshimesh nė sektorin institucional si dhe nė sektorėt politikė tė
pėrfshirė kėtu, ndryshime kėto qė nė tėrėsi
sjellin njė mbikombėtarizim tė qėndrueshėm. Disa shembuj:
 |
Aplikimi i njė procedure tė re
vendimmarrjeje, e cila mbart kompetenca tė vėrteta bashkėvendosjeje
pėr Parlamentin Evropian; |
 |
mė shumė vendime me shumicė tė kualifikuar nė Kėshill; |
 |
Ngritja e njė Komisioni pėr Rajonet; |
 |
Zgjerimi i mundėsive sanksionuese pėr Gjykatėn Evropiane nė rast se
shtetet anėtare nuk respektojnė vendimet e saj ose nuk zbatojnė ligjet
komunitare sipas afateve tė pėrcaktuara; |
 |
Zgjerimi i pėrgjegjėsive komunitare nė ata sektorė, tė cilėt u shtuan
mė DNjE-nė, sikurse ėshtė politika pėr kėrkimet shkencore dhe
teknologjinė, politika mjedisore dhe ajo rajonale; |
 |
Bashkim Monetar! Sikurse Programi pėr Tregun e Brendshem nė DNjE ashtu
edhe pėrcaktimet nė lidhje me Bashkimin Monetar pėrbėjnė thelbin e
Marrėveshjes sė Maastriht-it; |
 |
Tanimė pėrfshihen edhe sektorė tė rinj, nė tė cilėt mė parė Komuniteti
ose nuk kishte qenė aktiv ose nuk kishte marrėdhėnie eksplicite
kontraktore, si pėr shembull politika
pėr mbrojtjen e konsumatorit, arsimin etj.;
|
 |
U zgjodh njė strukturė e njė tipi
krejtėsisht tė ri, deri nė atė moment unik, pėr bashkėpunimin nė
fushėn e politikės sociale, njė fushė kjo gjithashtu e pėrfshirė
rishtazi. Pasi Britania e Madhe kishte refuzuar me kėmbėngulje tė
jepte miratimin e saj pėr njė zgjerim qoftė edhe minimal nė kėtė
sektor, shtetet e tjera anėtare ranė dakord qė, nė kuadėr tė njė
protokolli tė veēantė, tė njėmbėdhjeta tė realizonin zgjerimin dhe
thellimin e aktiviteteve nė kėtė sektor, gjė qė prej tyre dėshirohej
dhe gjykohej si diēka e domosdoshme! |
Bashkėpunimi brenda Kolonės sė Dytė dhe tė Tretė, ku duhen
mbajtur nė konsideratė para
sė gjithash pikėprerjet e dukshme me Kolonėn e Komunitetit Evropian,
mbetet me njė karakter tė theksuar ndėrshtetėror. |
Bilanc i ndėrmjetėm: Faktorėt
pėrcaktues dhe modele zhvillimi tė zhvillimit tė BE
|
Zgjerim i fushave tė veprimtarisė sė Komunitetit
Evropian |
Pas shqyrtimit tė katėr etapave tė
para rezulton njė pamje tejet e panjėsuar dhe e
komplikuar: Kėshtu nga njėra anė vihet re njė zgjerim i
jashtėzakonshėm i fushave tė veprimtarisė sė
Komunitetit Evropian. Sikurse e tregon edhe diagrama, zor se ka
njė sektor, nė tė cilin nuk do tė vihej re ky fenomen njė njė formė
apo nė njė tjetėr. Me Bashkimin Monetar u fillua njė projekt,
i cili depėrton thellė madje nė njė masė tė panjohur kurrė mė parė
nė thelbin e sovranitetit kombėtar.

|
|
bashkėpunim ndėrshtetėror nė kolonėn e 2-tė dhe tė 3-tė |
Pėrkundėr kėtij mbikombėtarizmi tė theksuar brenda kolonės sė
Komunitetit Evropian qėndron mbizotėrimi i bashkėpunimit
ndėrshtetėror nė dy kolonat e tjera si dhe fakti, qė nė
bashkėpunimin nė sektorė tė caktuar nuk marrin mė pjesė tė gjitha
shtetet anėtare, pra kemi tė bėjmė me integrim tė shkallėzuar. Qė nė
kėtė situatė shumė shpejt do tė dilte nevoja e ndryshimeve, kėtė
sigurisht e kishin parashikuar edhe hartuesit e Marrėveshjes, tė cilėt
nė nenin N, kreu 2, pėrcaktuan qė nė vitin 1996 do tė thirrej njė
konferencė tjetėr qeveritare, e cila do tė verifikonte disa rregulla tė
caktuara tė Marrėveshjes.
|
|
Pyetje |
Ēfarė do tė thotė kjo nė lidhje me pyetjet tona bazė? Pėr kujtesė: ne
kishim menduar tė bėnim
kujdes nė lidhje me faktin, se cilat janė ato pyetje thelbėsore qė
lindin nė kuadrin e historisė sė procesit tė integrimit, tė verifikonim
nėse mund tė identifikohen faktorė tė dukshėm pėrcaktues
tė kėtij procesi pengesa por edhe forca nxitėse , si dhe cilat do tė
ishin konkluzionet e mundshme nė lidhje me vlerėsimin pėr BE dhe
zhvillimin e tij tė mėtejshėm.
|
|
gjithnjė e mė shumė sektorė tė politikės? |
Njėra prej kėtyre pyetjeve thelbėsore, qė do tė na lindnin, dhe
qė nė njėfarė mėnyre kėrkon pėrgjigje tė shpejtė, do tė ishte me siguri
pyetja se si u arrit qė megjithė rezistencat
pjesėrisht masive tė kalohej nė njė zhvillim tė tillė mbresėlėnės
nga njė bashkėpunim sektoral i kufizuar nė gjithėpėrfshirės. Nė KEQĒ
ishte pėrcaktuar vetėm njė sektor komunitar, qymyri dhe ēeliku. Nė
Komunitetin Evropian pėr Ekonominėekzistonin fillimisht vetėm shumė pak
sektorė vėrtet komunitarė, sikurse Bashkimi Doganor dhe Tregu i
Pėrbashkėt, Politika pėr Tregtinė e Jashtme dhe Politika Agrare. Me
Dokumentin e Njėsuar Evropian u arrit pastaj njė zgjerim i
konsiderueshėm i fushave tė veprimtarisė komunitare (politikat pėr
mjedisin, kėrkimet shkencore dhe teknologjinė etj.). Qė prej hyrjes nė
fuqi tė Marrėveshjes sė Unionit praktikisht tė gjithė sektoret janė
sektorė bashkėpunimi.
|
|
dallime tė mėdha mes sektorėve tė politikės? |
Ky konkluzion na ēon direkt nė pyetjen e dytė. Si ndodhi qė Bashkėpunimi
nė kėto sektorė ėshtė konceptuar dhe organizuar nė mėnyrė kaq tė
ndryshme? Kėtu ka fusha, sikurse ėshtė nė mėnyrė tė veēantė Politika
e Pėrbashkėt e Jashtme dhe Sigurisė (PPJS) dhe Bashkėpunimi nė fushėn e
Politikės sė Brendshme dhe atė tė Drejtėsisė, tė cilat u shkėputėn nė
mėnyrė tė vetėdjshme nga Komuniteti Evropian, nė tė cilat vendoset nė
mėnyrė unanime dhe mbizotėrojnė format tradicionale tė bashkėpunimit
ndėrshtetėror. Edhe vetė brenda kolonės sė Komuntetit Evropian vihen re
dallime tė shumta mes fushave tė politikės, si pėr shembull nė lidhje me
procedurat e
vendimmarrjes (vendimet unanime versus shumicės sė kualifikuar apo
mundėsi tė vogla apo edhe tė konsiderueshme ndikimi nė procedurat e
bashkėvendosjes pėr Parlamentin Evropian).
E formuluar nė mėnyrė mė abstrakte: Ajo qė tė bie nė sy dhe ka nevojė
pėr shpjegim ėshtė bashkėekzistenca e elementeve mbikombėtare dhe
ndėrshtetėrore: Mendoni pėr Kompromisin e
Luksemburgut, i cili pėrforcoi rolin e shteteve anėtare dhe tė elementit
ndėrshtetėror, si dhe, nė tė njėjtėn kohė, pėr konstitucionalizimin e
Marrėveshjeve pėrmes Gjykatės Evropiane, gjė
qė ēoi drejt mbikombėtarizimit. Ose mendoni pėr tre kolonat e
sapopėrmendura nė Marrėveshjen e Bashkimit, tė cilat mund tė
simbolizojnė nė mėnyrė ekzemplare kėtė bashkėekzistencė tė
elementeve mbikombėtare dhe ndėrqeveritare.
|
|
Faktorė pėrcaktues |
Natyrisht nė kuadėr tė njė bilanci tė ndėrmjetėm, nė tė cilin mbeten pa
u marrė nė konsideratė plot dhjetė vjet tė njė zhvillimi tejet dinamik,
me tė cilin do tė merremi nė vijim nė kursin bazė 3, nuk ėshtė e mundur
tė deklarohesh nė mėnyrė sistematike dhe pėrmbyllėse nė lidhje me
faktorėt pėrcaktues tė procesit tė integrimit. Gjithsesi gjatė
kalimit tonė pėrmes plot katėr dekadave
tė procesit tė integrimit mund tė identifikohen faktorė, tė cilėt me
siguri do tė mund tė ndihmonin tu jepej pėrgjigje disa prej pyetjeve tė
bėra nė fillim. Lejoni, qė tė paktėn tu referohemi si shembull dy
varėsive tė tilla.
|
|
Spill-over |
Ne bėmė fillimisht njė pyetje, pse ndodhi qė bashkėpunimi u zgjerua nė
njė masė tė tillė tė madhe duke pėrfshirė gjithnjė e mė shumė sektorė.
Dhe kėtu duket se, ndėr tė tjera, njė rol tė rėndėsishėm ka luajtur
fakti, qė bashkėpunimi nė njė sektor politik krijon detyrime
funksionale pėr tė pėrfshirė nė bashkėpunim edhe sektorė tė tjerė.
Ky fenomen nė kėrkimin shkencor tė procesit tė integrimit pėrcaktohet me
termin Spill-over dhe ėshtė vėnė re veēanėrisht qartė nė programin e
tregut tė brendshėm, i cili ka patur pasoja masive pėr politikėn
monetare dhe bashkėpunimin nė
sektorėt e drejtėsisė dhe politikės sė brendshme. Nė tė njėjtėn mėnyrė
ka argumentuar edhe komisioni duke mundur t'i bindė shtetet anėtare pėr
tė nisur projektin ambicioz tė Bashkimit Monetar.
|
|
Ide tė ndryshme pėr organizimin e bashkėpunimit |
Njė shembull i dytė ėshtė pyetja nė lidhje me bashkėekzistencėn
karakteristike, dhe sigurisht tė dėmshme pėr veprime efektive, mes
elementeve mbikombėtare dhe ndėrqeveritare tė themi nė marrėdhėniet me
jashtė, ku politika pėr tregtinė e jashtme ėshtė kompetencė e
Komunitetit,
pra ėshtė e organizuar nė mėnyrė mbikombėtare, ndėrsa politika
tradicionale pėr punėt e jashtme dhe sigurinė zhvillohet nė kolonėn e
dytė ndėrqeveritare.
A do tė mund tė ishte kėtu i rėndėsishėm njė faktor, tė cilin e kemi
ndeshur herė pas here, veēanėrisht nė kontekstin e bisedimeve pėr
ndryshime tė marrėveshjes, pikėrisht idetė e ndryshme pėr organizimin
e bashkėpunimit mes shteteve anėtare nė parim - mendoni pėr vende tė
tilla si Britania e Madhe apo Danimarka nga njėra anė, dhe Italia dhe
Gjermania nga ana tjetėr dhe nė njė sėrė fushash politike dhe ēėshtje
tė veēanta? E pikėrisht atėherė do tė mund tė
reagohej vertetė kundrejt detyrimeve funksionale, pėr tė cilat tashmė
kemi folur, duke pasur qoftė edhe emėruesin mė tė vogėl tė pėrbashkėt
dhe, me kalimin e kohės, do tė rezultonte njė model aq i shumėllojshėm
formash bashkėpunimi dhe modalitetesh vendimmarrjeje, sikurse kemi
mundur ta gjejmė nė Marrėveshjen e Maastrihtit pėr njė Bashkim
Evropian tė riorganizuar. Dhe ka argumenta qė flasin pėr faktin se nė
rastin e kėtij procesi nė fakt mund tė bėhet fjalė pėr
njė model karakteristik zhvillimi tė procesit tė integrimit.
|
|
Konkluzion |
Kaq pėr kėtė bilanc tė shkurtėr tė ndėrmjetėm, i paraqitur nė mėnyrė tė
detyruar me anė shembujsh dhe nė linjat e veta mė tė rėndėsishme, por qė
duhet tė ketė treguar se sa interesante dhe potencialisht e dobishme
mund tė jetė njė pėrballje analitike me zhvillimin e procesit tė
integrimit. E nė mbyllje edhe njė vėshtrim pėrmbledhės i informacioneve
tona tė deritanishme.

|
|
|
[Autoren: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i
faqes]
|