|
| |
Kursi bazė 3:
Si ėshtė zhvilluar BE?
Etapa 3: Nga KEE deri
nė Dokumentin e Njėsuar Evropian (DNjE)
|
Fushė tensioni mes: mbikombėtar -ndėrqeveritar |
Qė me kėtė segment tė shkurtėr tė zhvillimit, qė
kemi analizuar deri tani, ne mundėm tė njohim njė karakteristikė
qendrore tė procesit tė integrimit, e cila kėtu ėshtė mė e
dukshme se gjithkund tjetėr, pikėrisht tensionin e vazhdueshėm
mes njė organizimi mbikombėtar, sikurse e gjejmė te KEQĒ, dhe
tendencave mė shumė ndėrshtetėrore, sikurse i shohim nė
Marrėveshjet e Komunitetit Evropian, ku mund tė konstatohej njė
kalim i kompetencave nga organet mbikombėtare nė shtetet
anėtare. Kjo fushė tensioni gjendet edhe nė segmentin kohor pėr
tė cilin do tė flasim tani, pikėrisht nga themelimi i
Komunitetit Evropian Ekonomik deri nė ndryshimin e madh tė
marrėveshjes, me tė ashtuquajturin Dokument tė Njėsuar Evropian
(DNjE), nė vitin 1987. |
|
|
Fusha e dytė e tensionit, qė pėrcakton jo vetėm periudhėn mes KEE
dhe DNjE, por ėshtė me rėndėsi
maksimale edhe nė ditėt e sotme, ėshtė ajo mes zgjerimit dhe
thellimit. Kėto tė dyja do tė pėrbėjnė kompasin dhe boshtin e
analizės sonė tė mėtejshme tė zhvillimit tė BE-sė, por sigurisht nė
lidhje tė drejtpėrdrejtė me ēėshtjet kryesore tė pėrmendura nė
fillim. |
|
Tendenca mbikombėtare |
Le tė fillojmė me tendencat mbikombėtare tė kėtij segmenti kohor,
dhe kėtu ka faktikisht njė sėrė tė tilla pėr tu pėrmendur:
 |
Ngritja e institucioneve tė
pėrbashkėta pėr tre komunitetet ekzistuese (KEA, KEQĒ dhe KEE) pėrmes
tė ashtuquajturės marrėveshje fuzioni, e cila u ratifikua nė vitin
1965 dhe hyri nė fuqi nė vitin 1967 |
 |
Zėvendėsimi i kontributeve
financiare tė shteteve anėtare pėrmes pajisjes sė komunitetit me njė
buxhet tė vetin, sipas vendimit tė Kėshillit nė vitin 1970
|
 |
Ngritja e Zyrės Evropiane tė
Revizionimit si dhe kalimi i kompetencave tė pėrforcuara buxhetore
Parlamentit Evropian (PE) pėrmes tė sė ashtuquajturės Marrėveshja e
Brukselit tė vitit 1975. |
 |
Aplikimi i zgjedhjeve tė
drejtpėrdrejta pėr Parlamentin Evropian, vendim ky qė u mor ne vitin
1976. Zgjedhjet e para direkte u zhvilluan nė vitin 1979. |
Kėto ishin ngjarjet formale,
qartėsisht tė identifikueshme, tė cilat janė tregues tė njė zhvillimi
mbikombėtar. |
|
Roli i Gjykatės Evropiane |
Por njė faktor tjetėr ndikues edhe mė i rėndėsishėm ishte
jurisdiksioni i Gjykatės Evropiane. Me anė tė njė sėrė vendimesh tė njė
natyre krejtėsisht unike ajo ndryshoi nė njė masė jashtėzakonisht tė
madhe Marrėveshjen e KEE duke i dhėnė asaj elemente tė njė kushtetute tė
mirėfilltė. Kėshtu ndėr tė tjera u zbatua edhe parimi i efektit direkt
dhe indirekt tė sė Drejtės sė Komunitetit Evropian. Gjykata Evropiane ia
doli qė e drejta Komunitare tė kishte pėrparėsi nė raport me atė
kombėtare, si dhe tė
pėrfshinte nė jurisdiksionin e KE edhe gjykatat kombėtare, duke i
inkurajuar ato, qė nė rast paqartėsish nė ēėshtje tė ndryshme tė
kėrkonin ndėrmjetėsinė e Gjykatės Evropiane.
Nė kėtė mėnyrė pėrmes Gjykatės Evropiane u
krijua njė rend juridik,
i cili ngjante me ato tė sistemeve kombėtare dhe kalonte pėrtej
gjithēkaje, qė njihej deri nė moment nė fushėn e marrėdhėnieve
ndėrshtetėrore. Ky rend juridik u bė karakteristika par excellence e
ekzistencės unike tė KEE-sė.
Dhe nė mbyllje tė pėrmendim edhe njė pikė
tjetėr shumė tė rėndėsishme, pikėrisht faktin qė gjatė periudhės, tė
cilėn ne po analizojmė, filluan gradualisht, sidomos pas fillimit tė
viteve '80, tė pėrfshiheshin gjithnjė e mė shumė fusha politike nė
bashkėpunimin zhvilluar nė kuadėr tė Komunitetit Evropian. Nė kėtė
mėnyrė DNjE, nė thelb, nuk bėri gjė tjetėr vetėm se konkretizoi nė
mėnyrė kontraktuale atė qė mė parė kishte qenė praktikė.
|
|
Tendenca ndėrqeveritare
"Kompromisi i Luksemburgut" |
Tanimė mund tė krijohet pėrshtypja, qė Komuniteti Evropian ėshtė
zhvilluar dukshėm mė shumė nė dimensionin e mbikombėtarizmit.
Por nuk ishte aspak kėshtu, dhe kėtė e bėn tė qartė njė vėshtrim
nė disa zhvillime tė pėrzgjedhura, qė dėshmojnė elementin e
ndėrshtetshmėrisė.
Le tė fillojmė me tė ashtuquajturin Kompromis tė Luksemburgut
tė fillimit tė vitit 1966. Pėrse bėhet fjalė kėtu? Fillimisht
Kėshilli i Ministrave, organi qendror i KEE, do tė ndryshonte nė
datėn 1 janar 1966, sipas Marrėveshjes, procedurėn e
vendimmarrjes duke kaluar
nga vendime unanime nė ato me shumicė votash. Por qeveria
franceze, nėn drejtimin e De Gaulle e refuzoi kėtė nė mėnyrė tė
vendosur. Kur mė pas nė mes tė vitit 1966 nuk ishte arritur ende
tė bihej dakord pėr ēėshtjen aq tė diskutuar tė financimeve
agrare, ajo tėrhoqi pėrfaqėsuesin e vet nga Kėshilli, pėr tė
penguar marrjen e
vendimeve. Kjo e ashtuquajtur Politikė e karriges sė zbrazėt
ishte kriza e parė e KEE.
Kjo krizė u zgjidh nė vitin 1966 pėrmes
Kompromisit tė
Luksemburgut. Nė kuadėr tė kėtij kompromisi shtetet anėtare
ranė dakord tė hiqnin dorė nga vendimet me shumicė votash,
sikurse ishte parashikuar, nėse do tė prekeshin interesa
jetėsore tė njė vendi. Ndaj de facto vazhdoi tė ishte i vlefshėm
parimi i vendimmarrjes unanime, sikurse ėshtė karakteristike
edhe pėr format tradicionale tė bashkėpunimit ndėrshtetėror. Kjo
pėrbėnte njė kthesė tė qartė nė historinė e integrimit.
Njė ngjarje tjetėr, qė dėshmonte
pėr drejtimin ndėrshtetėror ishte institucionalizimi i
koordinimit tė politikės sė jashtme mes shteteve anėtare - me
anė tė tė ashtuquajturit Bashkėpunim Politik Evropian (BPE) - nė
vitin 1969. Ai pėrbėnte ndėr tė tjera njė reagim ndaj zgjerimit
me Danimarkėn, Irlandėn dhe Britaninė e Madhe, me tė cilat
Komuniteti Evropian filloi tė pėrfaqėsontė njė fuqi gjithnjė e
mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Me rėndėsi pėr kontekstin tonė
ėshtė fakti, qė BPE-ja u zhvillua jashtė kuadrit tė Komunitetit
Evropian dhe fillimisht nė mėnyrė krejtėsisht tė vetėdijshme pa
asnjė referencė ndaj tij si dhe fakti qė ekzistonte parimi i
vendimmarrjes unanime - sikurse ishte e zakonshme nė
marrėdhėniet krejt normale ndėrkombėtare. |
|
Fushė tensioni: zgjerim - thellim
Grafiku rreth zgjerimeve tė BE:

[Anklicken zum Vergrößern]
|
Le tė vijmė nė fushėn e dytė tė tensioneve- zgjerimi
kundrejt thellimit - dhe kėtu tė pėrmendim fillimisht
rrjedhėn e ngjarjeve. Zgjerimi i Komunitetit nė
periudhėn
mes KEE dhe DNjE u realizua nė tre hapa:
 |
Zgjerimi verior me Danimarkėn, Irlandėn dhe Mbretėrinė e
Bashkuar (1973)
|
 |
Zgjerimi jugor (I) me Greqinė (1981) |
 |
Zgjerimi jugor (II) me Spanjėn dhe
Portugalinė (1986) |
Pra nė mė pak se 20 vjet Komuniteti mundi
saktėsisht tė dyfishonte numrin fillestar tė anėtarėve tė
tij. Kjo pati njė sėrė pasojash, rreth tė cilave do tė
flasim menjėherė mė pas. Por fillimisht duhet tė
pėrcaktojmė, qė raundet e zgjerimit shoqėroheshin gjithnjė
edhe mė zgjerimin dhe thellimin e bashkėpunimit. Kėshtu, pėr
shembull, raundi i zgjerimit tė vitit 1973 dha impulse
vendimtare pėr institucionalizimin e BPE, ndėrsa zgjerimet
nė dimensonin jugor pėrēuan, ndėr tė tjera, impulse tė
rėndėsishme pėr zyrtarizimin dhe zgjerimin e politikės
rajonale.
Efekti tjetėr problematik: numri mė i
madh i shteteve anėtare mbarti edhe njė heterogjenitet nė
rritje tė interesave dhe perspektivave bazė tė tyre nė
lidhje me ēėshtjen, se pėrse do tė shėrbejė ky KEE dhe si do
tė duhet tė zhvillohet mė tej ai, si dhe dėmtoi shumė
rėndė aftėsinė vendimmarrėse. Mendoni vetėm, qė nė
kėtė moment, sipas Kompromisit tė Luksemburgut vendimet
duhet tė ishin unanime.
Kėshtu kemi mbėrritur nė fundin e etapės, e cila zgjati
pothuaj 20 vjet, nė Dokumentin e Njėsuar Evropian
(DNjE) si ndryshimi i parė i madh i Marrėveshjes. Pyetja e
parė qė lind nė kėtė kontekst do tė ishte padyshim, se si u
bė e mundur qė pas dy dekadash qetėsie nė zhvillimin formal
tė Komunitetit Evropian tė mbėrrihej deri kėtu, prej nga
erdhėn impulset, cilėt ishin faktorėt qė e mundėsuan tė
gjithė kėtė. Kėtu duhen pėrmendur nė mėnyrė tė veēantė tre
prej tyre: |
|
Faktorėt pėrcaktues tė DNjE |
 |
Sė pari, aftėsia nė rritje pėr vendimmarrje nė kontekstin e
unanimitetit (Kompromisi i Luksemburgut) dhe interesave heterogjene
(zgjerimi). |
 |
Sė dyti frika serioze, e shprehur gjithnjė e mė
shpesh prej politikanėsh tė rėndėsishėm nė fillim tė viteve '80,
se mos nė kėtė gjendje tė aftėsisė vendimmarrėse dhe nė kushtet
e mungesės sė njė tregu tė brendshėm tė pėrbashkėt do tė
mbeteshin shumė prapa SHBA dhe Japonisė nė aspektin teknologjik. |
 |
Sė treti, fakti, qė perspektivat e
qeverive nė disa prej shteteve tė mėdha anėtare do tė afroheshin dukshėm
qoftė tė kushtėzuara nga ndėrrimi i qeverive (nė Britaninė e Madhe 1979
Margaret Thatcher, nė Gjermani marrja e pushtetit nga Kohl nė vitin1982
dhe zgjedhjet e reja nė vitin 1983) qoftė pėrmes
proceve tė ndryshimit tė kursit (Francė: Mitterand shkėputet nga
politika ekonomike deri atėherė socialiste).
|
|
|
Tregu i Brendshėm |
Nė kėtė situatė disa shtete anėtare dhe, jo mė pak, Komisioni
ndėrmorėn njė sėrė iniciativash, tė cilat synonin qė Komuniteti tė
ishte funksional. Kėto iniciativa pėrfunduan nė Programin e
Tregut tė Brendshėm, me anė tė tė cilit mendohej qė deri nė fund
tė vitit 1992 tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat ekzistuese mes
shteteve anėtare, para sė gjithash pengesat jo-tarifore pėr
tregtinė, nė mėnyrė qė tė mund tė ngrihej njė treg vėrtet i
pėrbashkėt dhe me vendim tė Kėshillit tė Evropės mė 1985, tė
thirrej njė konferencė qeveritare pėr ndryshimin e
Traktateve tė Romės sipas nenit 235 tė Marrėveshjes pėr KEE, e
cila mė pas do tė ēonte drejt DNJE. |
|
Ristė e DNjE |

Risitė nė kuadėr tė DNJE kishin kėtė pėrmbajtje, pėrmbledhur
shkurtimisht:
 |
Pėrfshirjen e njė sėre fushash tė tjera politike brenda
kuadrit tė politikės sė mbėshtetur me marrėveshje. Kėtu bėjnė pjesė
politika mjedisore, por edhe ajo pėr kėrkimet shkencore dhe
teknologjinė, si dhe politika rajonale. |
 |
Pėrfshirja e realizimit tė Tregut tė Brendshėm si objektiv i
Marrėveshjes. |
 |
Ndryshimi dhe plotėsimi i modaliteteve ekzistuese tė
vendimmarrjes. Kėtu bėnte pjesė ndėr tė tjera aplikimi i njė procedure
tė re vendimmarrjeje, e cila parashikonte miratimin nė Kėshillin e
Ministrave me shumicė tė kualifikuar si dhe mundėsi shumė mė tė mėdha
ndikimi pėr Parlamentin Evropian, i cili deri nė atė moment kishte
ushtruar vetėm funksione kėshilluese. |
 |
Rregullore kontraktuese pėr bashkėpunimin e shteteve anėtare nė fushėn
e politikės sė jashtme, por gjithsesi jashtė kuadrit tė Marrėveshjes
pėr KEE. |
|
|
Bilanc i Etapės sė 3-tė |
Nga pikėpamja politiko-konstitucionale njė hap i qartė nė
drejtim tė mbikombėtarizimit dhe nė fushėn e politikės
materiale njė zgjerim mbresėlėnės i nivelit tė
integrimit,
pra edhe i fushave tė politikės, objekt i bashkėpunimit tė
parashikuar nė Marrėveshjen pėr Komunitetin e Evropian
kėshtu mund tė formulohen me njė fjali ndryshimet e sjella
nga DNjE. Kėtu ėshtė e rėndėsishme tė shihet, qė kėto
ndryshime nuk do tė kishin qenė aspak tė mundshme pėr tu
realizuar nė kėtė formė pa hapat e vegjėl dhe tė shumtė tė
viteve, qė pasuan krijimin e KEE, si dhe pa
pėrvojat e jetuara nga dhe nė shtetet anėtare gjatė kėsaj
periudhe nė kuadėr tė bashkėpunimit. Gjithashtu duhet vėnė
nė pah edhe fakti, qė kėto ndryshime do tė ndikonin
zhvillimin e jashtėm si faktorė shumė tė rėndėsishėm
pėrcaktues.
|
|
|
[Autoren: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i
faqes]
|