|
Udha drejt KEE |
Etapa e Dytė
pėrfshin periudhėn nga Hyrja nė fuqi e Marrėveshjes sė KEQĒ deri nė
themelimin e Komunitetit Evropian pėr Ekonominė (KEE). Pas dėshtimit tė
planeve ambicioze pėr themelimin e njė Komuniteti Evropian pėr Mbrojtjen
nė vitin 1954 dhe lidhur me kėtė edhe tė njė Komuniteti Evropian
Politik -, pra, pėr njė bashkėpunim mbikombėtar nė njė sektor tejet
politik dhe tė ndjeshėm,
lindi pyetja "Po tani"? Nė kėtė situatė qeveritė e shteteve tė
Beneluksit paraqitėn propozime pėr hapa tė mėtejshėm integrimi, tė cilat
do tė pėrqendroheshin tanimė nė fushėn e ekonomisė. |
|
1955: Konferenca e Mesinės |
Propozimet e shteteve tė Beneluksit u diskutuan nga Ministrat e Jashtėm
tė shteteve anėtare tė KEQĒ nė Konferencėn e Mesinės, mbajtur nė
vitin 1955, dhe u pranuan nė mėnyrė shumė pozitive. Nėn kryesinė e
Ministrit tė Jashtėm belg Paul-Henri Spaak u krijua njė komision i
pėrbėrė nga pėrfaqėsues qeverish, i cili duhej tė hartonte njė raport,
dhe nė kėtė iniciativė u ftua edhe Britania e Madhe, e cila u tėrhoq
sėrish nė nėntor 2005, pasi nė gjykimin e saj krijimi i njė zone tregtie
tė lirė nuk kishte shanse realizimi.
|
|
1956: Raporti Spaak |
Raporti Spaak i paraqitur nė prill 1956 ishte mė pas baza pėr bisedimet,
qė u zhvilluan nė pjesėn tjetėr tė vitit dhe gjatė tė cilave duhej tė
gjendej me shumė pėrpjekje njė kompensim i drejtė interesash,
veēanėrisht mes Gjermanisė dhe Francės.
|
|
1957: Nėnshkrimi i Traktateve tė Romės;
Thmelimi i KEE |
Por nė pėrfundim tė tyre u bė e mundur tė bihej dakord, dhe pėr pasojė
marrėveshjet nė lidhje me themelimin e njė Komuniteti Evropian pėr
Ekonominė (KEE) si dhe tė njė Komuniteti Evropian pėr Ēėshtjet
Bėrthamore (KEA) u nėnshkruan nė 25 mars 1957 nė Romė prej nga morėn
edhe emėrtimin Traktatet e Romės nga gjashtė shtetet anėtare tė KEQĒ
(fotografia poshtė) duke hyrė nė fuqi mė 1 janar 1958.

|
|
Elemente tė Marrėveshjes sė KEE
|
|
Nė qendėr: Politika tė pėrbashkėta |
Nė plan tė parė
qėndronte objektivi i ngritjes sė njė tregu tė pėrbashkėt, qė do
tė thoshte heqje e plotė e kufijve tregtarė midis vendeve pjesėmarrėse,
ku ndėr tė tjera bėnin pjesė tė detyrueshme pėr nga pikėpamja
funksionale njė doganė e jashtme e pėrbashkėt si dhe njė politikė e
pėrbashkėt pėr tregtinė.
Pikėrisht ky ishte edhe objekti i pjesės mė tė madhe tė dispozitave tė
marrėveshjes. Shumė tė pėrgjithshme mbetėn pėrkundėr kėsaj informacionet
dhe udhėzimet pėr koordinimin e politikės ekonomike dhe monetare si dhe
nė sektorė tė tjerė, sikurse pėr shembull nė politikėn agrare, atė tė
qarkullimit rrugor apo aspekte tė caktuara tė politikės sociale.
Pra nėse krahasojmė Marrėveshjen me kushtetutėn e njė sistemi kombėtar
politik kemi tė bėjmė me njė situatė krejt ndryshe. Ndėrsa nė
kushtetutat e sistemeve kombėtare politike nuk ka sqarime nė lidhje me
politika apo sektorė tė veēantė, nė Marrėveshjen e KEQĒ kėto dispozita
pėrbėjnė thelbin. |
|
Institucionet |
Natyrisht kjo Marrėveshje pėrmban edhe dispozita klasike
kushtetuese, dhe pikėrisht nė ato pika, ku bėhet fjalė pėr ngritjen
e strukturės institucionale tė Komunitetit tė ri dhe pėr raportin e
organeve me njėri-tjetrin. Me Institucionet do tė merremi nė
mėnyrė tė hollėsishme nė Kursin
bazė 4,
ndaj kėtu do tė ishin tė mjaftueshme vetėm disa fjalė.
|
|
Kalimi i kompetencave nė favor tė shteteve anėtare |
Si bazė pėr strukturimin e kuadrit institucional shėrbeu Marrėveshja pėr
KEQĒ,
gjė qė tregohet edhe nė faktin e huazimit tė emėrtimeve tė tre organeve
(Kėshilli i Ministrave, Asambleja dhe Gjykata). Nė vend tė Instancės sė
Lartė u ngrit njė komision, i cili duhej tė ishte iniciatori pėr
politikėn komunitare dhe zbatimin e saj, por qė krahas kėsaj kishte edhe
disa kompetenca tė tijat tė pavarura. Gjithsesi, pėrsa i pėrket raportit
mes Komisionit dhe Kėshillit
tė Ministrave krahasuar me KEQĒ konstatohet njė kalim i
kompetencave drejt Kėshillit, pra drejt shteteve anėtare.
|
|
Bilanc i Etapės sė Dytė |
Pėrsa u pėrket faktorėve pėrcaktues tė procesit tė integrimit,
tė cilat kanė interes pėr ne, kėshtu nė pėrfundim tė Etapės sė
dytė mund tė thuhet, se mbresat e lėna menjėherė pas luftės dhe
lidhur me kėtė motivi kryesor i
garantimit tė paqes dalin mė shumė nė plan tė dytė, ndėrsa
interesat e shteteve kombėtare autonome kanė tendencėn pėr tė
dalė nė plan tė parė. Kjo shihet, ndėr tė tjera, edhe nė kalimin
e sapopėrmendur tė kompetencave nga Komisioni drejt Kėshillit tė
Ministrave, pėrfaqėsisė sė shteteve kombėtare nė strukturėn
institucionale tė KEE sė sapokrijuar. |