|
| |
Kursi bazė 3:
Si ėshtė zhvilluar BE?
Etapa 1: Nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore deri nė KEQĒ
|
Garantimi i paqes pėrmes ngritjes sė organizatave
ndėrkombėtare |
Analizėn e procesit tė integrimit evropian do ta
fillojmė me Komunitetin Evropian pėr Qymyr dhe Ēelik (KEQĒ) dhe
me pyetjen: si u mbėrrit deri kėtu? Njė motiv tejet vendimtar
kėtu ka qenė pa dyshim katastrofa e Luftės sė Dytė Botėrore, e
cila nė periudhėn e pasluftės ēoi nė themelimin e disa
organizatave, tė cilat do tė pėrjashtonin mundėsinė e
pėrsėritjes sė saj dhe do tė mundėsonin bashkėjetesėn paqėsore
tė popujve. Kėtu duhet pėrmendur ndėr tė tjera themelimi i
Kombeve tė Bashkuara nė vitin 1945, ngritja e Fondit Monetar
Ndėrkombėtar gjithashtu nė vitin 1945, sikurse edhe GATT
(Marrėveshja e Pėrgjithshme pėr Doganat dhe Tregtinė), e cila
hyri realisht nė fuqi nė vitin 1948. Dhe nė fund nuk duhet
harruar krijimi i Kėshillit tė Evropės, statuti i tė cilit u
nėnshkrua nga anėtarėt themelues nė maj tė vitit 1949. |
|
Nė kėrkim tė formave tė njė bashkėpunimi mė tė ngushtė |
Pėr tė gjitha organizatat ndėrkombėtare dhe ato evropiane pėrmendur deri
mė tani ka qenė i pėrbashkėt fakti, qė nė tė gjitha rastet bėhej fjalė
pėr forma tė pastra ndėrshtetėrore tė bashkėpunimit - megjithėse,
referuar Kėshillit tė Evropės nė Kongresin e Hagės ishin ngritur kėrkesa
tejet largpamėse nga tė ashtuquajturit "Federalistė". Mbrojtėsit e idesė
sė njė shteti federal evropian, pra tė njė forme shumė mė tė gjerė
bashkimi, filluan tė kėrkonin mundėsi, qė tė paktėn nė disa fusha tė
caktuara, tė arrinin njė njė shkallė mė tė madhe integrimi, duke
shpresuar qė nė kėtė mėnyrė tė mbėrrihej nė njė zgjerim nė rritje tė
fushave tė bashkėpunimit.
Pala franceze ofronte njė mundėsi konkrete zbatimi tė njė strategjie
tė tillė, e cila veē tė tjerash ishte nė pėrputhje me interesat
kombėtare, pikėrisht sektori i industrisė sė qymyrit, hekurit dhe
ēelikut. Pėrmes bashkėpunimit nė kėtė fushė jo vetėm do tė
mundėsohej zhvillimi i industrisė sė rėndė gjermane por edhe do ti
jepeshin shtysa procesit tė pajtimit gjermano-francez. Pėr kėtė
arsye nė maj 1950 Ministri i atėhershėm Francez pėr Punėt e Jashtme,
Robert Schuman, paraqiti njė projekt pėr ngritjen e njė autoriteti pėr
kontrollin e prodhimit tė qymyrit dhe ēelikut nė Republikėn Federale dhe
nė Francė, tė ashtuquajturin Planin Schuman.
|
|
Prill 1951: Nėnshkrimi i Marrėveshjes pėr Themelimin e KEQĒ |
Qė njė muaj pas paraqites sė kėtij plani u thirr njė konferencė
qeveritare, e cila trajtoi propozimin e bėrė, dhe pas pak kohėsh, nė
prill 1951, nė Paris u arrit qė Marrėveshja mbi Themelimin e KEQĒ tė
nėnshkruhej nga Franca, Republika Federale e Gjermanisė, Italia,
Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda (shih fotografinė vijuese).

|
|
KEQĒ si organizatė mbikombėtare
Aparati institucional i KEQĒ |
Nė kėtė mėnyrė u krijua njė Organizatė e njė tipi krejtėsisht tė ri
dhe kjo nė pikėpamje tė dyfishtė: kėtu bėhej fjalė jo vetėm pėr njė
zonė tregtie tė lirė por edhe pėr ngritjen e njė tregu tė pėrbashkėt, dhe
nė fakt nė njė fushė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr kohėn e
atėhershme. Shtetet anėtare ua kaluan njė pjesė tė konsiderueshme tė
sovranitetit tė tyre institucioneve tė sapokrijuara mbikombėtare.
Struktura institucionale pėrbėhet nga gjithsej katėr institucione
qendrore: e ashtuquajtura Instanca e Lartė pėrbėhet nga nėntė
anėtarė, tė cilėt pėrmbushnin detyrat e tyre tė pavarur nga shtetet
anėtare. Kompetencat, qė Marrėveshja i njihte kėsaj instance, i pėrkasin
njė fushe shumė tė gjerė dhe pėrmbajnė ndėr tė tjera edhe ndalimin e
subvencioneve apo, nė kushte tė caktuara, kontrollin e ēmimeve. Vendimet
e kėsaj instance nė tė tilla ēėshtje janė drejtpėrsėdrejti tė efektshme
dhe tė detyrueshme!

Kėshilli i Ministrave, i pėrbėrė nga njė pėrfaqėsues pėr ēdo
vend, i
shėrben koordinimit mes Instancės sė Lartė dhe Qeverive. Krahas
kėsaj, nė raste tė caktuara, edhe pse nė shumė pak tė tilla, ai
mbikqyr aktivitetet e Instancės sė Lartė. Kėshtu, pėr shembull pėr
deklarimin e njė krize tė dukshme, qė ishte kusht paraprak pėr
operimin me kuota prodhimi, ėshtė i domosdoshėm miratimi i tij.
Modalitetet e votimit nė Kėshill varen nga ēėshtja, pėr tė cilėn
bėhet fjalė, ku parashikohen kushtet e miratimit unanim, me shumicė
tė kualifikuar dhe me shumicė tė thjeshtė.
Asambleja e Pėrbashkėt pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė dėrguar nga
parlamentet kombėtare dhe kryen funksione thjesht kėshilluese.
Institucioni i katėrt dhe i fundit, i sjellė nė jetė pėrmes Marrėveshjes
sė KEQĒ, ėshtė Gjykata, detyra e sė cilės ėshtė qė nė raste
konfliktesh mes shteteve anėtare, mes organeve tė KEQĒ si dhe
mes shteteve anėtare dhe organeve tė marrė vendimet pėrkatėse duke u
bazuar nė pėrcaktimet e Marrėveshjes
|
|
Bilanc: KEQĒ si organizatė e llojit tė ri |
Nė mbyllje tė Etapės sė Parė tė ekskursit tonė pėrmes zhvillimit tė
BE mbetet tė pėrcaktojmė njėherė e mirė, qė me KEQĒ nė fakt u
krijua diēka krejtėsisht e re, e cila ndryshonte ndjeshėm nga tė
gjitha organizatat e tjera tė krijuara gjatė kėsaj periudhe. Kjo ishte
njė strukturė, nė kuadėr tė sė cilės bashkėpunonin nė fakt shtete
kombėtare, por qė dėshmonte tipare qartėsisht tė identifikueshme, tė
tilla sikurse deri mė atėherė njiheshin vetėm prej sistemeve kombėtare
politike.
|
|
|
[Autoren: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i
faqes]
|