Bilanc
Lart Pėrmbledhje Etapa 1 Etapa 2 Etapa 3 Etapa 4 Bilanc

 


 

Bashkimi Evropian

Analizė e procesit tė integrimit (I) – Bilanc i ndėrmjetėm

Faktorėt pėrcaktues dhe modele zhvillimi tė procesit tė integrimit

Zgjerim i jashtėzakonshėm i fushave tė veprimtarisė sė Komunitetit Evropian

Pas shqyrtimit tė katėr etapave tė para rezulton njė pamje tejet e panjėsuar dhe e komplikuar: Kėshtu nga njėra anė vihet re njė zgjerim i jashtėzakonshėm i fushave tė veprimtarisė sė Komunitetit Evropian. Sikurse e tregon edhe diagrama, zor se ka njė sektor, nė tė cilin nuk do tė vihej re ky fenomen njė njė formė apo nė njė tjetėr. Me Bashkimin Monetar u fillua njė projekt, i cili depėrton thellė – madje nė njė masė tė panjohur kurrė mė parė – nė thelbin e sovranitetit kombėtar.

Mbizotėrim i bashkėpunimit ndėrshtetėror nė kolonėn e 2-tė dhe tė 3-tė

Pėrkundėr kėtij mbikombėtarizmi tė theksuar brenda kolonės sė Komunitetit Evropian qėndron mbizotėrimi i bashkėpunimit ndėrshtetėror nė dy kolonat e tjera si dhe fakti, qė nė bashkėpunimin nė sektorė tė caktuar nuk marrin mė pjesė tė gjitha shtetet anėtare, pra kemi tė bėjmė me integrim tė shkallėzuar.  Qė nė kėtė situatė shumė shpejt do tė dilte nevoja e ndryshimeve, kėtė sigurisht e kishin parashikuar edhe hartuesit e Marrėveshjes, tė cilėt nė nenin N, kreu 2, pėrcaktuan qė nė vitin 1996 do tė thirrej njė konferencė tjetėr qeveritare, e cila do tė verifikonte disa rregulla tė caktuara tė  Marrėveshjes .
 

Bilanc i ndėrmjetėm

Nė kėtė mėnyrė mbėrritėm nė fundin e kursit bazė 2, pjesa e parė e pėrballjes sonė me historinė e BE-sė. Tanimė ėshtė koha pėr njė bilanc tė shkurtėr tė ndėrmjetėm lidhur me ēėshtjet kryesore pėr diskutim. Pėr kujtesė: ne kishim menduar tė bėnim kujdes nė lidhje me faktin, se cilat janė ato pyetje thelbėsore qė lindin nė kuadrin e  historisė sė procesit tė integrimit, tė verifikonim nėse mund tė identifikohen faktorė tė dukshėm pėrcaktues tė kėtij procesi – pengesa por edhe forca nxitėse —, si dhe cilat do tė ishin konkluzionet e mundshme nė lidhje me vlerėsimin pėr BE-nė dhe zhvillimin e tij tė mėtejshėm.

[Kreu i faqes]
 

Pyetje

Pėrse zhvillimi nga bashkėpunim sektoral i kufizuar nė gjithėpėrfshirės?

Njėra prej kėtyre Pyetjeve thelbėsore, qė do tė na lindnin, dhe qė nė njėfarė mėnyre kėrkon pėrgjigje tė shpejtė, do tė ishte me siguri pyetja se si u arrit qė — megjithė rezistencat pjesėrisht masive — tė kalohej nė njė zhvillim tė tillė mbresėlėnės nga njė bashkėpunim sektoral i kufizuar nė gjithėpėrfshirės. Nė KEQĒ ishte pėrcaktuar vetėm njė sektor komunitar, qymyri dhe ēeliku. Nė Komunitetin Evropian pėr Ekonominėekzistonin fillimisht vetėm shumė pak sektorė vėrtet komunitarė, sikurse Bashkimi Doganor dhe Tregu i Pėrbashkėt, Politika pėr Tregtinė e Jashtme dhe Politika Agrare. Me Dokumentin e Njėsimit Evropian u arrit pastaj njė zgjerim i konsiderueshėm i fushave tė veprimtarisė komunitare (politikat pėr mjedisin, kėrkimet shkencore dhe teknologjinė etj.). Qė prej hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Bashkimit sind praktikisht tė gjithė sektoret janė sektorė bashkėpunimi.

 

Pėrse forma tė ndryshme bashkėpunimi nė sektorė tė ndryshėm?

Ky konkluzion na ēon direkt nė pyetjen e dytė. Si ndodhi qė Bashkėpunimi nė kėto sektorė ėshtė konceptuardhe organizuarnė mėnyrė kaq tė ndryshme. Kėtu ka fusha, sikurse ėshtė nė mėnyrė tė veēantė Politika e Pėrbashkėt e Jashtme dhe Sigurisė (PPJS) dhe Bashkėpunimi nė fushėn e Politikės sė Brendshme dhe atė tė Drejtėsisė, tė cilat u shkėputėn nė mėnyrė tė vetėdjshme nga Komuniteti Evropian, nė tė cilat vendoset nė mėnyrė unanime dhe mbizotėrojnė format tradicionale tė bashkėpunimit ndėrshtetėror. Edhe vetė brenda kolonės sė Komuntetit Evropian vihen re dallime tė shumta mes fushave tė politikės, si pėr shembull nė lidhje me procedurat e vendimmarrjes (vendimet unanime versus shumicės sė kualifikuar apo mundėsi tė vogla apo edhe tė konsiderueshme ndikimi — nė procedrat e bashkėvndosjes — pėr Parlamentin Evropian).

E formuluar nė mėnyrė mė abstrakte: Ajo qė tė bie nė sy dhe ka nevojė pėr shpjegim ėshtė  Bashkėekzistenca e elementeve mbikombėtare dhe ndėrshtetėrore: Mendoni pėr Kompromisin e Luksemburgut, i cili pėrforcoi rolin e shteteve anėtare dhe tė elementit ndėrshtetėror, si dhe, nė tė njėjtėn kohė, pėr konstitucionalizimin e Marrėveshteve pėrmes Gjykatės Evropiane, gjė qė ēoi drejt mbikombėtarizimit. Ose mendoni pėr tre kolonat e sapopėrmendura nė Marrėveshjen e Bashkimit, tė cilat mund tė simbolizojnė nė mėnyrė ekzemplare kėtė bashkėekzistencė tė elementeve mbikombėtare dhe ndėrqeveritare.
 

Faktorė pėrcaktues

Natyrisht nė kuadėr tė njė bilanci tė ndėrmjetėm, nė tė cilin mbeten pa u marrė nė konsideratė plot dhjetė vjet tė njė zhvillim tejet dinamik, me tė cilin do tė merremi nė vijim nė kursin bazė 3, nuk ėshtė e mundur tė deklarohesh nė mėnyrė sistematike dhe pėrmbyllėse nė lidhje me faktorėt pėrcaktues tė procesit tė integrimit. Gjithsesi gjatė kalimit tonė pėrmes plot katėr dekadave tė procesit tė integrimit mund tė identifikohen faktorė, tė cilėt me siguri do tė mund tė ndihmonin t’u jepej pėrgjigje disa prej pyetjeve tė bėra nė fillim. Mė lejoni, qė tė paktėn t’u referohem si shembull dy varėsive tė tilla.
 

Spill-over

Ne bėmė fillimisht njė pyetje, pse ndodhi qė bashkėpunimi u zgjerua nė njė masė tė tillė tė madhe duke pėrfshirė gjithnjė e mė shumė sektorė. Dhe kėtu duket se, ndėr tė tjera, njė rol tė rėndėsishėm ka luajtur fakti, qė bashkėpunimi nė njė sektor politik krijon detyrime funksionale, pėr tė pėrfshirė nė bashkėpunim edhe sektorė tė tjerė. Ky fenomen nė kėrkimin shkencor tė procesit tė integrimit pėrcaktohet  me termin Spill-over dhe ėshtė vėnė re veēanėrisht qartė nė programin e tregut tė brendshėm, i cili ka patur pasoja masive pėr politikėn monetare dhe bashkėpunimin nė sektorėt e drejtėsisė dhe politikės sė brendshme. Nė tė njėjtėn mėnyrė ka argumentuar edhe komisioni duke mundur t'i bindė shtetet anėtare pėr tė nisur projektin ambicioz tė Bashkimit Monetar.

[Kreu i faqes]
 

Ide tė ndryshme pėr organizimin e bashkėpunimit

Njė shembull i dytė ėshtė pyetja nė lidhje me bashkėekzistencėn karakteristike, dhe sigurisht tė dėmshme pėr veprime efektive, mes elementeve mbikombėtare dhe ndėrqeveritare tė themi nė marrėdhėniet me jashtė, ku politika pėr tregtinė e jashtme ėshtė kompetencė e Komunitetit, pra ėshtė e organizuar nė mėnyrė mbikombėtare, ndėrsa politika tradicionale pėr punėt e jashtme dhe sigurinė zhvillohet nė kolonėn e dytė ndėrqeveritare.  A do tė mund tė ishte kėtu i rėndėsishėm njė faktor, tė cilin e kemi ndeshur herė pas here, veēanėrisht nė kontekstin e bisedimeve pėr ndryshime tė marrėveshjes, pikėrisht  idetė e ndryshme pėr organizimin e bashkėpunimit nė parim -  mendoni pėr vende tė tilla si Britania e Madhe apo Danimarka nga njėra anė, dhe Italia dhe Gjermania nga ana tjetėr — dhe nė njė sėrė fushash politike dhe ēėshtje tė veēanta? E pikėrisht atėherė do tė mund tė reagohej vertetė kundrejt detyrimeve funksionale, pėr tė cilat tashmė kemi folur, duke pasur qoftė edhe emėruesin mė tė vogėl tė pėrbashkėt dhe, me kalimin e kohės, do tė rezultonte njė model aq i shumėllojshėm formash bashkėpunimi dhe modalitetesh vendimmarrjeje, sikurse kemi mundur ta gjejmė nė Marrėveshjen e Maastricht-it pėr njė Bashkim Evropian tė riorganizuar. Dhe ka argumenta qė flasin pėr faktin se nė rastin e kėtij procesi nė fakt mund tė bėhet fjalė pėr njė model karakteristik zhvillimi tė procesit tė integrimit.
 

Pėrmbledhje Kursi bazė 2

Kaq pėr kėtė bilanc tė shkurtėr tė ndėrmjetėm, i paraqitur nė mėnyrė tė detyruar me anė shembujsh dhe nė linjat e veta mė tė rėndėsishme, por qė duhet tė ketė treguar se sa interesante dhe potencialisht e dobishme mund tė jetė njė pėrballje analitike me zhvillimin e procesit tė integrimit. Kjo pėrballje, krahas pėrēimit tė informacioneve tė nevojshme, do tė jetė edhe nė qendėr tė Kursit Bazė vijues (3), nė tė cilin do tė njihemi mė nga afėr me periudhėn 1993 deri 2005, pra me zhvillimet  pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Maastricht-it. Por nė mbyllje edhe njė vėshtrim pėrmbledhės i informacioneve tona tė deritanishme.

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

... shko mė tej te kursi bazė 3: Analizė e Procesit tė Integrimit (II) ...

[Kreu i faqes]

 


Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne .