Hapi 4
Lart Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Hapi 4

 

 





 

Bashkimi Evropian

Kursi bazė 2: Ēfarė ėshtė BE?

Hapi 4: Dobia e modelit tė sistemit disanivelesh

Nė paragjykimet mė tė shpeshta rreth BE bėn pjesė edhe vlerėsimi, sipas tė cilit burokratė tė huaj tė Brukselit tė largėt – pa njohur fare rrethanat dhe kushtet e pėrgjithshme nė shtetet anėtare, pra edhe pa marrė nė konsideratė problemet dhe nevojat e qytetarėve tė tyre – marrin vendime, qė ndikojnė rėndė nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Njė analizė e fakteve mbi bazėn e modelit tonė disanivelesh, duke marrė Gjermaninė si shembull, tregon se sa nuk korespondon me realitetin ky (para)gjykim.

Grafiku 7: Pėrfaqėsues tė qeverive kombėtare si pjesė e institucioneve tė BE




Ky gjykim ėshtė i gabuar pėr arsye se pėrfaqėsuesit e shteteve anėtare formojnė njė pjesė pėrbėrėse integrale tė institucioneve qendrore tė BE, sikurse janė para sė gjithash Kėshilli i Ministrave dhe Kėshilli i Evropės. Krahas kėsaj Kėshilli Evropian emėron Kryetarin e Komisionit Evropian, i cili nga ana e tij zgjidhet nga Parlamenti Evropian.

Ajo qė mund tė shihni kėtu, pėrfaqėson vetėm majėn e ajsbergut. Veē kėsaj shtetet anėtare marrin pjesė drejtpėrsėdrejti nė vendimmarrjen e BE edhe nė nivel administrativ me nėpunėsit e tyre nė tė gjithė sektorėt nė kuadėr tė qindra komisioneve tė Kėshillit dhe Komisionit, duke patur kėshtu mundėsi qė tė sjellin  kėtu idetė e tyre – pra edhe interesat e qytetareve dhe qytetarėve tė tyre.

Por pjesėmarrja nė vendimmarrjen e BE nuk mbetet e kufizuar vetėm nė aktorėt shtetėrorė tė shteteve anėtare. Faktorėt kombėtarė, joshtetėrorė luajnė njė rol  po aq tė rėndėsishėm. Edhe pse kėta tė fundit nuk mund t'i nxjerrin vetė ligjet e BE, ata janė gjithsesi nė gjendje tė ndikojnė nė njė masė tė konsiderueshme nė pėrmbajtjet e tyre. Le tė shohim pėr kėtė njė grafik tjetėr.

Grafiku 8: Aktorėt kombėtarė joshtetėrorė nė procesin e vendimmarrjes




Pėrsa u pėrket qytetareve dhe qytetarėve tė BE, pjesėmarrja e tyre realizohet nė momentin kur ata zgjedhin deputetėt pėr nė Parlamentin Evropian (1), njė institucion, qė ushtron njė ndikim tė madh. Krahas kėsaj ata kanė edhe mundėsinė t'i drejtohen Gjykatės Evropiane (2) – zakonisht nėpėrmjet angazhimit tė njė gjykate kombėtare -  vendimet e sė cilės, nė tė shkuarėn,  e kanė ndikuar dhe ndryshuar nė njė masė vendimtare sistemin e BE, madje nė disa raste kundėr vullnetit tė shteteve anėtare.

E sė fundmi shumė qytetarė bėjnė pjesė edhe nė shoqata (kombėtare) (3), tė cilat nga ana e tyre ndikojnė nė mėnyrė shumė aktive nė proceset e  vendimmarrjes sė BE. Ato pėrcjellin idetė dhe dėshirat drejtpėrsėdrejti nė Parlamentin Evropian (A) dhe nė Komision (B), e krahas kėsaj zotėrojnė kanale tė rėndėsishme ndikimi pėrmes anėtarėsisė sė tyre nė shoqatat pėrkatėse tė BE (C), tė cilat gjithashtu u drejtohen zyrave pėrkatėse nė Komision (D).

Nė kėtė kontekst vini re Ju lutem edhe shigjetat dyshe nė grafik, tė cilat kėrkojnė tė thonė, qė kėtu sigurisht nuk bėhet fjalė pėr rrugė me njė kalim (Lobbying i Komisionit pėrmes shoqatave), por pėrkundrazi, Komisioni ėshtė i varur edhe nga informacionet, pėrvoja dhe nė disa raste edhe nga angazhimi i grupeve tė ndryshme tė interesit pėr vėnien nė zbatim tė rregulloreve dhe veēanėrisht udhėzimeve.

Veē kėsaj pėr shoqatat kombėtare ekziston mundėsia qė tė marrin ndikim tė drejtpėrdrejtė mbi pėrfaqėsuesit e qeverive tė veta kombėtare (dalluar nė grafik me ngjyrė tė kuqe), tė cilat pastaj pėrmes anėtarėsimit tė tyre nė institucionet e BE mund tė ēojnė mė tej argumentet dhe dėshirat pėrkatėse. Njė strategji qė premton sukses tė veēantė sidomos, nėse vendoset nė mėnyrė unanime, pra me fjalė tė tjera kur secila prej 27 qeverive ka de facto nė dispozicion tė drejtėn e vetos.

Le tė pėrmbledhim shkurt: Nė Kursin bazė 2 kemi dashur t'Ju tregojmė se ēfarė ėshtė BE dhe se si mund ta kuptojmė atė. Ju keni mundur tė shikoni qė vėshtirėsitė e shumta qė hasen nė lidhje me kėtė, kanė pėr shkak faktin qė BE ėshtė njė sistem i llojit tė ri, e megjithatė pėrpiqemi ta shpjegojmė me modelet e derimėtanishme.

Pėr kėtė arsye Ju paraqitėm njė model tė ri (disanivelesh), i cili, sipas bindjes sonė tė palėkundur, nė bazė tė sė cilės janė shumė vite pėrvojė nė mėsimdhėnien akademike dhe nė arsimimin e tė rriturve, mund tė ndihmojė pėr tė kuptuar mė mirė objektin BE nė tė gjithė kompleksitetin e vet dhe pėr tė gjykuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme lidhur me tė – sikurse u pėrpoqėm tė tregonim me shembullin e burokratėve tė largėt e tė huaj tė Brukselit.

Tanimė ėshtė njė para sė gjithash pyetje qė kėrkon pėrgjigje: Si u arrit tė mbėrrihej nė krijimin – dhe nė zhvillimin e mėtejshėm – tė njė sistemi disanivelesh? Pėrse shtetet anėtare kanė vazhduar t'i kalojnė BE kompetenca nga tė tyret, edhe pse shumė qeveri ankohen vazhdimisht nė lidhje me pėrzierjen e  herpas'hershme tė BE nė ēėshtjet e tyre? Me fjalė tė tjera: Cilat ishin dhe vazhdojnė tė jenė forcat lėvizėse tė kėtij procesi integrimi? Kėsaj pyetje duam t'i pėrkushtohemi nė Kursin Bazė vijues.
 



... shko mė tej te Kursi bazė 3: Si ėshtė zhvilluar BE? ...

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

[Kreu i faqes]
 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė onlinė pėr edukim politik ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqėria e Shtutgartit pėr Pėrēim Dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne. Organizatė zbatuese e Programit tė Edukimit D@dalos ėshtė Shoqata Pharos Stuttgart/Sarajevo.