Hapi 3
Lart Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Hapi 4

 

 





 

Bashkimi Evropian

Kursi bazė 2: Ēfarė ėshtė BE?

Hapi 3: BE si sistem disanivelesh

Grafiku i mėposhtėm paraqet modelin e ri, i cili e koncepton BE si njė sistem disanivelesh. Nė pamje tė parė kjo mund tė duket gjithēka tjetėr pėrveē se spektakolare, dhe duket sikur nuk pėrēon pikėpamje tė reja. Qė ekziston jė organizatė me emrin BE, qė ka shtete kombėtare dhe qė nė disa prej tyre pushteti shtetėror ndahet nė nivel kombėtar dhe rajonal – sikurse nė rastin e Gjermanisė mes Federatės dhe Landeve – kėtė me siguri e keni ditur edhe mė parė. Por nėse shikoni mė me kujdes duke e krahasuar me modelin e vjetėr, dhėnė nė grafikun 2, mund tė dalloni ndryshime thelbėsore.

Grafiku 5: BE si sistem disanivelesh




Sė pari BE, shtetet anėtare dhe njėsitė e tyre rajonale nuk trajtohen mė si njėsi tė ndara, por si njė sistem i tėrė. Kjo ka pasoja tė thella, sikurse do ta bėjmė tė qartė me shembullin e referendumit tė Irlandės rreth traktatit tė Lisbonės. Nė shumė artikuj rezultati i referendumit ėshtė cilėsuar si "fitore e demokracisė"; njė vlerėsim sigurisht bindės – nėse do tė merrnim pėr bazė modelin tonė tė vjetėr tė grafikut. Por le ta kalojmė kėtė proces edhe njėherė pėrmes optikės sė idesė sonė pėr BE si njė sistem disanivelesh.

Grafiku 6: referendumi irlandez rreth Traktatit tė Lisbonės parė nga konceptimi i BE si sistem disanivelesh




Sikurse mund tė shikoni, qė kėtej rrjedh njė imazh krejtėsisht i ri. Duke mbajtur parasysh ndėrvarėsitė lehtėsisht tė dallueshme brenda pėr brenda sistemit, pasojat e thella tė „Jo!“-sė irlandeze bėhen veēanėrisht tė qarta. Ajo ka penguar pėrshtatjen e kuadrit institucional tė BE me realitetin e - ndėrkohė - 27 shteteve anėtare, duke vonuar dhe penguar nė kėtė mėnyrė edhe anėtarėsimin vendeve tė Ballkanit Perėndimor, tė vlerėsuar si urgjentisht tė nevojshėm, dhe – duke qenė se na rastin e ndryshimeve kushtetuese kėrkohet miratimi i tė gjithėve - mbivendoset  nė raport me 23 shtetet e tjera anėtare, tė cilat kanė rėnė dakord me traktatin nė pėrputhje me procedurat e tyre tė brendshme kombėtare dhe kėrkojnė realizimin e tij. A ėshtė kjo njė „fitore e demokracisė“?

Me anė tė kėtij shembulli nuk duam absolutisht tė diskutojmė, nėse vendimi i vendimi irlandez ishte i drejtė apo i gabuar. Pėrkundrazi, e pėrmendėm pėr tė bėrė tė qartė, qė realiteti i ri disanivelesh, qė ėshtė rezultat i miratimit tė herėpas'hershėm tė tė gjitha shteteve anėtare, na detyron tė lėmė mėnjanė modelet e vjetra dhe tė marrim nė analizė tė kujdesshme njė sėrė elementesh, si demokracinė, pjesėmarrjen qytetare por edhe mėnyrėn e mėsimdhėnies sė politikės.

Rreth faktit, qė modeli i sistemit disanivelesh mund tė kontribuojė nė kėtė drejtim, dhe rreth mėnyrės se si realizohet ky kontribut do tė flasim nė pjesėn vijuese duke pėrmendur disa shembuj tė tjerė.
 



... shko mė tej te Hapi 4: Dobia e modelit tė sistemit disanivelesh ...

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

[Kreu i faqes]
 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė onlinė pėr edukim politik ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqėria e Shtutgartit pėr Pėrēim Dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne. Organizatė zbatuese e Programit tė Edukimit D@dalos ėshtė Shoqata Pharos Stuttgart/Sarajevo.