Hapi 1
Lart Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3 Hapi 4

 

 





 

Bashkimi Evropian

Kursi bazė 2: Ēfarė ėshtė BE?

Hapi 1: Si funksionon njė sistem politik?

Sa herė qė bėhet fjalė pėr njė sistem politik, shumė prej nesh kanė njė model nė mendje, qė ne duam t'Jua sjellim ndėr mend kėtu. Bazėn e tij e formon shteti kombėtar i kufizuar me pjesėn tjetėr jashtė tij, nė tė cilin ekzistojnė institucione dhe mekanizma tė caktuara. Shumė shkencėtarė tė politikės e quajnė kėtė njė "sistem politik". Ky sistem politik formulon ligje tė detyrueshme pėr tė gjithė, qė rregullojnė bashkėjetesėn nė njė shoqėri. Grafiku i mėposhtėm bėn tė qartė kėtė varėsi nė njė formė tejet tė thjeshtėzuar.

Grafiku 1: Pėrcaktimi i regullave tė detyrueshme nė njė shtet kombėtar




Mekanizmin e paraqitur kėtu e gjejmė nė tė gjitha llojet e sistemeve, si nė ato autoritare ashtu edhe nė ato demokratike. Por pėrtej kėsaj, sistemet demokratike dallojnė nga fakti, qė qytetarėt dhe qytetaret marrin pjesė nė kėtė proces. Ata zgjedhin deputetėt nė parlament, mund tė aderojnė nė parti politike dhe/ose grupe interesi, dhe krahas kėsaj u ofrojnė mediave tė lira mundėsinė, qė qeveria dhe parlamenti tė marrin feedback nė lidhje me ligjet e miratuara prej tyre.

E nė mbyllje duhet tė sjellim nė vėmendje, qė njė shtet kombėtar nuk pėrmbledh vetėm qytetarė, parti, grupe interesi dhe media, por edhe - sikurse i quajnė shkencėtarėt e politikės - nėnsisteme tė tjera tė shumta, si pėr shembull ekonominė, dhe krahas tij ekzistojnė edhe rreth 200 shtete tė tjera, pra ai ėshtė i vendosur nė njė mjedis ndėrkombėtar. Nėse merren nė konsideratė gjithė kėto ndėrvarėsi atėherė rezulton grafiku i mėposhtėm.

Grafiku 2: Shtetet kombėtare demokratike dhe mjedisi i tyre ndėrkombėtar




Ky ėshtė modeli, qė kanė nė mendje - shpesh nė mėnyrė tė pavetėdijshme - pjesa mė e madhe e qytetarėve dhe qytetareve, gazetarėve dhe politikanėve, kur bėhet fjalė pėr BE. Por a ėshtė i saktė ky model? Kėsaj pyetjeje do t'i kushtohemi nė pjesėn tjetėr.
 



... shko mė tej te Hapi 2: Pėrse modeli ynė nuk ėshtė mė i duhuri ...

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

[Kreu i faqes]
 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė onlinė pėr edukim politik ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqėria e Shtutgartit pėr Pėrēim Dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne. Organizatė zbatuese e Programit tė Edukimit D@dalos ėshtė Shoqata Pharos Stuttgart/Sarajevo.