Etapa 4
Lart Pėrmbledhje Etapa 1 Etapa 2 Etapa 3 Etapa 4 Bilanc

 


 

Bashkimi Evropian

Analizė e Procesit tė Integrimit (I) - Etapa 4

Nga DNjE deri nė themelimin e Bashkimit Evropian

Pėrse njė rishikim i Marrėveshjes nė njė distancė kohore kaq tė shkurtėr?

Etapa e katėrt e historisė sė Bashkimit Evropian pėrfshin periudhėn nga Dokumenti i Njėsimit Evropian (DNjE), nė mes tė vitit 1987, deri nė hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes pėr Bashkimin Evropian nė fund tė fitit 1993. Kėtu duhet vėnė re fillimisht, qė periudha nga njė rishikim marrėveshjeje nė tjetrin ka zgjatur vetėm pesė vjet, pra vetėm njė tė katėrtėn e kohės nga Marrėveshjet e Romės deri nė DNjE! Ndaj sė kėtejmi rrjedh natyrshėm pyetja, cili ėshtė motivi i gjithė kėsaj. Kėtu duhen pėrmendur disa faktorė, ndėr tė cilat duhen dalluar faktorėt pėrcaktues tė brendshėm dhe tė jashtėm.
 

Faktorė tė brendshėm pėrcaktues

Faktorėt e brendshėm ndikues lidhen ngushtė nė radhė tė parė me dinamikėn e qartė dhe tė dukshme, qė procesi i integrimit kishte fituar pėrmes projektit pėr tregun e brendshėm dhe DNjE. Kėshtu tregu i brendshėm kishte pikėprerje tė shumta ndėr tė tjera me politikėn monetare, politikėn pėr ēėshtje tė imigrimit dhe azilit, luftėn kundėr kriminalitetit ndėrkufitar dhe politikėn sociale, fjalė kyēe "Dumping Social". Kėto pikėprerje bėnė qė pėr shumė aktorė tė ishte e domosdoshme rritja e bashkėpunimit nė sektorėt e sipėrpėrmendur. Krahas kėsaj kapitali komunitar, i rritur jashtėzakonisht shumė me DNjE, e sillte gjithnjė e mė dhimbshėm nė kujtesė "deficitin demokratik" tė Komunitetit Evropian, dhe bėri qė nė sytė e disa shteteve anėtare ribashkimi i Gjermanisė pėrmes njė lidhjeje edhe mė tė ngushtė tė njė Gjermanie mė tė madhe dhe operative tė dukej edhe mė i nevojshėm.

[Kreu i faqes]
 

Impulse tė jashtme

Pėrsa u pėrket sfidave tė reja tė jashtme, tė cilat prireshin drejt njė thellimi tė integrimit pak kohė pas DNjE, gjė qė ndėr tė tjera do tė thoshte edhe njė rishikim i ri i Marrėveshjes, do tė mjaftohem me disa pėrcaktime kryesore:

  • Pasiguria nė rritje nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe gjithėevropiane pėrmes ndryshimeve rrėnjėsore dhe me pasoja nė ish-vendet socialiste;
  • Perspektiva e njė anėtarėsimi e tė paktėn disa prej kėtyre vendeve,  i cili dukej tė ishte i pamundur pa njė rishikim paraprak dhe tė gjithėanshėm, nė mėnyrė tė veēantė tė procedurave vendimmarrėse brenda pėr brenda komunitetit, pa dėmtuar seriozisht  aftėsinė operative tė Komunitetit Evropian;
  • Globalizimi ekonomik, i cili bėri qė masat ekonomike dhe socialpolitike nė kuadėr tė shtetit kombėtar tė ishin gjithnjė e mė pak efektive.

Tė gjithė kėta faktorė marrė sė bashku bėnė qė Komisioni, Parlamenti Evropian dhe pjesa mė e madhe e shteteve anėtare tė arrinin nė pėrfundimin, se tanimė ishte e nevojshme tė ndėrmerreshin shpejt dhe nė mėnyrė tė detyrueshmė hapa tė tjerė nė drejtim tė thellimit, edhe pse kėta u refuzuan me forcė veēanėrisht nga Britania e Madhe.
 

Bisedimet rreth Marrėveshjes sė Maastricht-it shumė tė vėshtira

Pėrsa i pėrket prologut, nė fakt shumė interesant dhe kurioz, i cili nė fund ēoi drejt hapjes sė dy konferencave qeveritare rreth Bashkimit Monetar dhe atij Politik nė vitin 1991, si dhe pėrsa i pėrket vetė rrjedhės sė zhvillimit tė konferencave, mė duhet pėr fat tė keq tė mjaftohem me disa shėnime tė shkurtra.

Bisedimet ishin jashtėzakonisht tė vėshtira pėr shkak tė interesave shumė tė ndryshme dhe tė divergjencave pjesėrisht tė rėnda nė idetė e shteteve anėtare nė lidhje me pyetjen, nėse Komuniteti Evropian duhej zhvilluar mė tej dhe si. Disa prej pikave mė tė rėndėsishme, veēanėrisht rezistenca e vazhdueshme e Britanisė sė Madhe kundėr ēdo lloj zgjerimi tė komponenti
t socio-politik tė Komunitetit si dhe refuzimi i saj pėr t’u bėrė pjesė e Bashkimit Monetar tė planifikuar, duheshin trajtuar nga kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive nė Samitin e Mastrihtit. Madje edhe kėtu rėnia dakord u bė e mundur vetėm duke bėrė shumė pėrjashtime dhe duke pėrpiluar shumė protokolle shtesė.
 

Probleme pas ratifikimit

Vėshtirėsitė me aparatin e ri tė marrėveshjes nuk arritėn tė kapėrceheshin pėr njė kohė tė gjatė edhe pas ratifikimit tė saj nė shkurt 1992. Marrėveshja e Mastrihtit u refuzua me njė shumicė tejet tė ngushtė prej 50,7% kundrejt 49,3% nė referendumin e zhvilluar pėr kėtė qėllim nė Danimarkė nė qershor 1992, duke vėnė kėshtu sėrish nė diskutim tė gjithė projektin, pasi pėr njė ndryshim tė marrėveshjes duhet tė japin miratimin e tyre tė gjitha shtetet anėtare. Vetėm pas bisedimesh dhe lėshime tė tjera ndaj Danimarkės, ndėr tė tjera nė formėn e njė klauzole Opting-out pėr Bashkimin Monetar, u bė e mundur tė arrihej rezultati i dėshiruar gjatė njė votimi tjetėr nė maj 1993 (56,8% kundrejt 43,2%).

Por probleme me miratimin e nevojshėm pati edhe nė shtete tė tjera anėtare. Tė sjellim ndėrmend kėtu rezultatin tejet tė ngushtė tė referendumit nė Francė (51,05% kundėr 48,95%) apo paditė kundėr marrėveshjes nė Gjermani, tė cilat u hodhėn poshtė nga Gjykata Federale Kushtetuese nė  tetor 1993. E gjithė kjo bėri qė Marrėveshja e Bashkimit Evropian tė hynte nė fuqi me vonesė tė ndjeshme, pikėrisht nė datėn 1 nėntor 1993.
 

Tė rejat e Marrėveshjes sė Maastricht-it

Pra kaq pėr faktorėt pėrcaktues dhe prologun e Marrėveshjes sė Mastrihtit. Mė lejoni tani tė bėj njė pėrmbledhje tė elementeve kryesore tė pėrmbajtjes sė saj. Fillimisht duhet tė themi qė u themelua njė organizatė e re, Bashkimi Evropian, e cila - sikurse shihet edhe nga diagrama - pėrfshin tre kolona nėn njė ēati tė vetme dhe tė pėrbashkėt tė Bashkimit.

[Kreu i faqes]
 


Bashkim me tre kolona


 

 

  • Kolona e Komunitetit Evropian, pra bashkėpunimi i mbėshtetur nė Marrėveshjen e Parisit (KEQĒ), Marrėveshjet e Romės si dhe DNjE, e cila tanimė gjithsesi ka pėsuar disa ndryshime dhe plotėsime tė rėndėsishme pėrmes Marrėveshjes sė Maastricht-it. Politikat e Pėrbashkėta tė Jashtme dhe tė Sigurisė (BPJS) si "kolonė e dytė", me anė tė sė cilės u zhvillua mė tej dhe u vendos nė njė bazė kontraktuale bashkėpunimi ndėrshtetėror nė sektorin e politikės sė jashtme, ekzistues qė prej viteve '70.
  • Bashkėpunimi nė sektorėt e Drejtėsisė dhe punėve tė Brendshme si "kolonė e tretė". Edhe kjo kolonė nuk lindi prej asgjėsė, por u ngrit mbi disa linja marrėveshjeje nė nivel evropian nė kėta sektorė, qė ekzistonin tashmė edhe pse shumė rudimentare.
  • Bashkimi mbahet si i tillė pėrmes objektivave tė tij finale dhe strukturės sė tij tė pėrgjithshme, sikurse ėshtė pėrcaktuar nė dispozitat e pėrgjithshme tė Marrėveshjes.

[Kreu i faqes]
 

Risi nė Kolonėn e Parė

Brenda Kolonės sė Komunitetit Evropian ndėrmerren njė sėrė ndryshimesh nė sektorin institucional si dhe nė sektorėt politikė tė pėrfshirė kėtu, ndryshime kėto qė nė tėrėsi sjellin njė  mbikombėtarizim tė qėndrueshėm. Disa shembuj:

  • Futja e njė procedure tė re vendimmarrjeje, e cila parasheh kompetenca tė vėrteta bashkėvendosjeje pėr Parlamentin Evropian;
  • mė shumė vendime me shumicė tė kualifikuar nė Kėshill;
  • Ngritja e njė Komisioni pėr Rajonet;
  • Zgjerimi i mundėsive sanksionuese pėr Gjykatėn Evropiane nė rast se shtetet anėtare nuk respektojnė vendimet e saj ose nuk zbatojnė ligjet komunitare sipas afateve tė pėrcaktuara;
  • Zgjerimi i pėrgjegjėsive komunitare nė ata sektorė, tė cilėt u shtuan mė DNjE-nė, sikurse ėshtė politika pėr kėrkimet shkencore dhe teknologjinė, politika mjedisore dhe ajo rajonale;
  • Bashkim Monetar! Sikurse Programi pėr Tregun e Brendshem nė DNjE ashtu edhe pėrcaktimet nė lidhje me Bashkimin Monetar pėrbėjnė thelbin e Marrėveshjes sė Maastricht-it;
  • tanimė pėrfshihen edhe sektorė tė rinj, nė tė cilėt mė parė Komuniteti ose nuk kishte qenė aktiv ose nuk kishte marrėdhėnie eksplicite kontraktore, si pėr shembull politika pėr mbrojtjen e Konsumatorit, arsimin etj.;
  • u zgjodh njė strukturė e njė tipi krejtėsisht tė ri, deri nė atė moment unik, pėr bashkėpunimin nė fushėn e politikės sociale, njė fushė kjo gjithashtu e pėrfshirė rishtazi. Pasi Britania e Madhe kishte refuzuar me kėmbėngulje tė jepte miratimin e saj pėr njė zgjerim qoftė edhe minimal nė kėtė sektor, shtetet e tjera anėtare ranė dakord qė, nė kuadėr tė njė protokolli tė veēantė, tė njėmbėdhjeta tė realizonin zgjerimin dhe thellimin e aktiviteteve nė kėtė sektor, gjė qė prej tyre dėshirohej dhe gjykohej si diēka e domosdoshme!

 

Kolona e Dytė dhe e Tretė:  ndėrshtetėrore

Ndėrsa bashkėpunimi brenda Kolonės sė Dytė dhe tė Tretė, ku duhen mbajtur nė konsideratė para sė gjithash pikėprerjet e dukshme me Kolonėn e Komunitetit Evropian, mbetet me njė karakter tė theksuar ndėrshtetėror.

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

... shko mė tej te Bilanci i ndėrmjetėm ...

[Kreu i faqes]

 


Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne .