|
| |
Analizė e Procesit tė Integrimit (I) - Etapa 3
Nga KEE deri nė Dokumentin
e Njėsimit
Evropian (DNjE)
|
Hyrje: Karakteristikat mė tė rėndėsishme
tė Procesit tė Integrimit
Fushė tensioni mes mbikombėtar -ndėrqeveritar |
Qė me kėtė segment tė shkurtėr tė zhvillimit, qė kemi analizuar
deri tani, ne mundėm tė njohim njė karakteristikė qendrore tė
procesit tė integrimit, e cila kėtu ėshtė mė e dukshme se
gjithkund tjetėr, pikėrisht tensionin e vazhdueshėm mes njė
organizimi mbikombėtar, sikurse e gjejmė te KEQĒ, dhe tendencave
mė shumė ndėrshtetėrore, sikurse i shohim nė Marrėveshjet e
Komunitetit Evropian, ku mund tė konstatohej njė kalim i
kompetencave nga organet mbikombėtare nė shtetet anėtare. Kjo
fushė tensioni gjendet edhe nė segmentin kohor pėr tė cilin do
tė flasim tani, pikėrisht nga themelimi i Komunitetit Evropian
Ekonomik
deri nė ndryshimin e madh tė marrėveshjes, me tė
ashtuquajturin
Dokument tė Njėsimit
Evropian (DNjE), nė vitin
1987.
 |
|
Fushė tensioni mes zgjerim - thellim |
Fusha e dytė e
tensionit, qė pėrcakton jo vetėm periudhėn mes KEE dhe DNjE, por
ėshtė me rėndėsi maksimale edhe nė ditėt e sotme, ėshtė ajo mes
zgjerimit dhe thellimit. Kėto tė dyja do tė pėrbėjnė kompasin dhe
boshtin e analizės sonė tė mėtejshme tė zhvillimit tė BE-sė, por
sigurisht nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me ēėshtjet kryesore tė
pėrmendura nė fillim.
|
|
Tendenca mbikombėtare |
Le tė fillojmė
me tendencat mbikombėtare tė kėtij segmenti kohor, dhe kėtu ka
faktikisht njė sėrė tė tilla pėr tu pėrmendur:
- Ngritja e
institucioneve tė pėrbashkėta pėr tre komunitetet ekzistuese, KEA,
KEQĒ dhe KEE, pėmes tė ashtuquajturės marrėveshje fuzioni, e cila u
ratifikua nė vitin 1965 dhe hyri nė fuqi nė vitin 1967.
- Zėvendėsimii
kontributeve financiare tė shteteve anėtare pėrmes pajisjes sė
komunitetit me njė buxhet tė vetin, sipas vendimit tė Kėshillit nė
vitin
1970.
- Ngritja e
Zyrės Evropiane tė Revizionimit si dhe kalimi i kompetencave tė
pėrforcuara buxhetore Parlamentit Evropian (PE) pėrmes tė sė
ashtuquajturės Marrėveshja e Brukselit tė vitit 1975.
- Futja e
zgjedhjeve tė drejtpėrdrejta pėr PE, vendim ky qė u mor ne vitin 1976.
Zgjedhjet e para direkte u zhvilluan nė vitin 1979
Kėto ishin
ngjarjet formale, qartėsisht tė identifikueshme, tė cilat janė tregues
tė njė zhvillimi mbikombėtare.
[Kreu i
faqes]
 |
|
|
Por
njė faktor tjetėr ndikues edhe mė i rėndėsishėm ishte jurisdiksioni i
Gjykatės Evropiane. Me anė tė njė sėrė vendimesh tė njė natyre
krejtėsisht unike ajo ndryshoi nė njė masė jashtėzakonisht tė madhe
Marrėveshjen e KEE duke i dhėnė asaj elemente tė njė kushtetute tė
mirėfilltė. Kėshtu ndėr tė tjera u zbatua edhe parimi i efektit direkt
dhe indirekt tė sė Drejtės sė Komunitetit Evropian. Gjykata Evropiane ia
doli qė e drejta Komunitare tė kishte pėrparėsi nė raport me atė
kombėtare, si dhe tė pėrfshinte nė jurisdiksionin e KE edhe gjykatat
kombėtare, duke i inkurajuar ato, qė nė rast paqartėsish nė ēėshtje tė
ndryshme tė kėrkonin ndėrmjetėsinė e Gjykatės Evropiane.
Nė kėtė mėnyrė pėrmes Gjykatės Evropiane u krijua njė rend juridik, i
cili ngjante me ato tė sistemeve kombėtare dhe kalonte pėrtej gjithēkaje,
qė njihej deri nė moment nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore. Ky
rend juridik u bė karakteristika par excellence e ekzistencės unike tė
KEE-sė.
Dhe nė mbyllje tė pėrmendim edhe njė pikė tjetėr shumė tė rėndėsishme,
pikėrisht faktin qė gjatė periudhės, tė cilėn ne po analizojmė, filluan
gradualisht, sidomos pas fillimit tė viteve '80, tė pėrfshiheshin
gjithnjė e mė shumė fusha politike nė bashkėpunimin zhvilluar nė kuadėr
tė Komunitetit Evropian. Nė kėtė mėnyrė DNjE, nė thelb, nuk bėri gjė
tjetėr vetėm se konkretizoi nė mėnyrė kontraktuale atė qė mė parė kishte
qenė praktikė.
[Kreu i
faqes] |
|
Tendenca ndėrqeveritare |
Tanimė
mund tė krijohet pėrshtypja, qė Komuniteti Evropian ėshtė
zhvilluar dukshėm mė shumė nė dimensionin e mbikombėtarizmit.
Por nuk ishte aspak kėshtu, dhe kėtė e bėn tė qartė njė vėshtrim
nė disa zhvillime tė pėrzgjedhura, qė dėshmojnė elementin e
ndėrshtetshmėrisė.
Le tė fillojmė me tė ashtuquajturin Kompromis tė Luksemburgut
tė fillim tė vitit 1966. Pėrse bėhet fjalė kėtu? Fillimisht Kėshilli
i Ministrave, organi qendror i KEE, do tė ndryshonte nė datėn 1
janar 1966, sipas Marrėveshjes, procedurėn e vendimmarrjes duke
kaluar nga vendime unanime nė ato me shumicė votash. Por
qeveria franceze, nėn drejtimin e De Gaulle e refuzoi kėtė nė
mėnyrė tė vendosur. Kur mė pas nė mes tė vitit 1966 nuk ishte
arritur ende tė bihej dakord pėr ēėshtjen aq tė diskutuar tė
financimeve agrare, ajo tėrhoqi pėrfaqėsuesin e vet nga Kėshilli,
pėr tė penguar marrjen e vendimeve. Kjo e ashtuquajtur Politikė e karriges sė zbrazėt ishte kriza e parė e KEE.
Kjo
krizė u zgjidh nė vitin 1966 pėrmes
Kompromisit tė Luksemburgut. Nė kuadėr
tė kėtij kompromisi shtetet anėtare ranė dakord tė hiqnin dorė
nga vendimet me shumicė votash, sikurse ishte parashikuar, nėse
do tė prekeshin interesa jetėsore tė njė vendi. Ndaj de facto vazhdoi tė ishte i vlefshėm parimi i vendimmarrjes unanime,
sikurse ėshtė karakteristike edhe pėr format tradicionale tė
bashkėpunimit ndėrshtetėror. Kjo pėrbėnte njė kthesė tė qartė nė
historinė e integrimit.

Njė ngjarje tjetėr, qė
dėshmonte pėr drejtimin ndėrshtetėror ishte institucionalizimi i
koordinimit tė politikės sė jashtme mes shteteve anėtare - me
anė tė tė ashtuquajturit Bashkėpunim Politik Evropian (BPE) -
nė vitin 1969. Ai pėrbėnte ndėr tė tjera njė reagim ndaj
zgjerimit me Danimarkėn, Irlandėn dhe Britaninė e Madhe, me tė
cilat Komuniteti Evropian filloi tė pėrfaqėsontė njė fuqi
gjithnjė e mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Me rėndėsi pėr
kontekstin tonė ėshtė fakti, qė BPE-ja u zhvillua jashtė kuadrit
tė Komunitetit Evropian dhe fillimisht nė mėnyrė krejtėsisht tė
vetėdijshme pa asnjė referencė ndaj tij si dhe fakti qė
ekzistonte parimi i vendimmarrjes unanime - sikurse ishte e
zakonshme nė marrėdhėniet krejt normale ndėrkombėtare.
[Kreu i
faqes]
|
|
Fushė tensioni mes zgjerim - thellim |
Le tė
vijmė nė fushėn e dytė tė tensioneve- zgjerimi kundrejt thellimit - dhe kėtu tė pėrmendim fillimisht rrjedhėn e
ngjarjeve.
Zgjerimi i Komunitetit nė periudhėn mes KEE dhe DNjE
u realizua nė tre hapa.
-
Zgjerimi verior me Danimarkėn, Irlandėn dhe Mbretėrinė e
Bashkuar (1973)
-
Zgjerimi jugor (I)
me Greqinė (1981)
-
Zgjerimi jugor (II)
me Spanjėn dhe Portugalinė (1986)
Pra nė mė pak se 20 vjet Komuniteti mundi
saktėsisht tė dyfishonte numrin fillestar tė anėtarėve tė
tij. Kjo pati njė sėrė pasojash, rreth tė cilave do tė
flasim menjėherė mė pas. Por fillimisht duhet tė
pėrcaktojmė, qė raundet e zgjerimit shoqėroheshin gjithnjė
edhe mė zgjerimin dhe thellimin e bashkėpunimit. Kėshtu, pėr
shembull, raundi i zgjerimit tė vitit 1973 dha impulse
vendimtare pėr institucionalizimin e BPE, ndėrsa zgjerimet
nė dimensonin jugor pėrēuan, ndėr tė tjera, impulse tė
rėndėsishme pėr zyrtarizimin dhe zgjerimin e politikės
rajonale.

Efekti tjetėr problematik:
numri mė i madh i shteteve anėtare mbarti edhe njė
heterogjenitet nė rritje tė interesave dhe perspektivave
tė tyre nė lidhje me ēėshtjen, se pėrse do tė shėrbejė ky
KEE dhe si do tė duhet tė zhvillohet mė tej ai, si dhe
dėmtoi shumė rėndė aftėsinė vendimmarrėse.
Mendoni vetėm, qė nė kėtė moment, sipas Kompromisit tė
Luksemburgut vendimet duhet tė ishin unanime.
[Kreu i
faqes]
|
|
Faktorėt pėrcaktues tė DNjE |
Kėshtu
kemi mbėrritur nė fundin e etapės, e cila zgjati pothuaj 20
vjet, nė Dokumentin e Njėsimit Evropian (DNjE) si ndryshimi i parė i
madh i Marrėveshjes. Pyetja e parė qė lind nė kėtė kontekst
do tė ishte padyshim, se si u bė e mundur qė pas dy dekadash
qetėsie nė zhvillimin formal tė Komunitetit Evropian tė
mbėrrihej deri kėtu, prej nga erdhėn impulset, cilėt ishin
faktorėt qė e mundėsuan tė gjithė kėtė. Kėtu duhen pėrmendur
nė mėnyrė tė veēantė tre prej tyre:
-
Sė pari,
aftėsia nė rritje pėr vendimmarrje nė kontekstin e unanimitetit (Kompromisi
i Luksemburgut) dhe interesave heterogjene (zgjerimi).
-
Sė dyti
frika serioze, e shprehur gjithnjė e mė shpesh prej politikanėsh
tė rėndėsishėm nė fillim tė viteve '80, se mos nė kėtė gjendje
tė aftėsisė vendimmarrėse dhe nė kushtet e mungesės sė njė tregu
tė brendshėm tė pėrbashkėt do tė mbeteshin shumė prapa SHBA dhe
Japonisė nė aspektin teknologjik.
-
Sė treti,
fakti, qė perspektivat e qeverive nė disa prej shteteve tė mėdha anėtare
do tė afroheshin dukshėm qoftė tė kushtėzuara nga
ndėrrimi i qeverive (nė Britaninė e Madhe 1979 Margaret Thatcher, nė
Gjermani marrja e pushtetit nga Kohl nė vitin1982 dhe zgjedhjet e reja
nė vitin 1983)
qoftė
pėrmes
proceve tė ndryshimit tė kursit (Francė: Mitterand shkėputet nga
politika ekonomike deri atėherė socialiste).
|
|
Konferencė qeveritare, Programi i Tregut tė Brendshėm dhe DNjE |
Nė kėtė situatė disa shtete anėtare dhe, jo mė pak, Komisioni
ndėrmorėn njė sėrė iniciativash, tė cilat synonin qė Komuniteti tė
ishte funksional. Kėto iniciativa pėrfunduan nė Programin e
Tregut tė Brendshėm, me anė tė tė cilit mendohej qė deri nė fund
tė vitit 1992 tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat ekzistuese mes
shteteve anėtare, para sė gjithash pengesat jo-tarifore pėr
tregtinė, nė mėnyrė qė tė mund tė ngrihej njė treg vėrtet i
pėrbashkėt dhe me vendim tė Kėshillit tė Evropės mė 1985, tė
thirrej njė konferencė qeveritare pėr ndryshimin e Marrėveshjeve
tė Romės sipas nėnit 235 tė Marrėveshjes pėr KEE, e cila mė pas
do tė ēonte drejt DNJE.
|
|
Ristė e DNjE |
Risitė nė kuadėr
tė DNJE kishin kėtė pėrmbajtje, pėrmbledhur shkurtimisht:
- Pėrfshirjen
e njė sėre fushash tė tjera politike brenda kuadrit tė politikės sė
mbėshtetur me marrėveshje. Kėtu bėjnė pjesė politika mjedisore, por
edhe ajo pėr kėrkimet shkencore dhe teknologjinė, si dhe politika
rajonale.
- Pėrfshirja e
realizimit tė Tregut tė Brendshėm si objektiv i Marrėveshjes.
- Ndryshimi
dhe plotėsimi i modaliteteve ekzistuese tė vendimmarrjes. Kėtu bėnte
pjesė ndėr tė tjera futja e njė procedure tė re vendimmarrjeje, e cila
parashikonte miratimin nė Kėshillin e Ministrave me shumicė tė
kualifikuar si dhe mundėsi shumė mė tė mėdha ndikimi pėr Parlamentin
Evropian, i cili deri nė atė moment kishte ushtruar vetėm funksione
kėshilluese.
- Rregullore
kontraktuese pėr bashkėpunimin e shteteve anėtare nė fushėn e
politikės sė jashtme, por gjithsesi jashtė kuadrit tė Marrėveshjes pėr
KEE.
|
|
Bilanc i Etapės sė 3-tė |
Nga
pikėpamja politiko-konstitucionale njė hap i qartė nė
drejtim tė mbikombėtarizimit dhe nė fushėn e politikės
materiale njė zgjerim mbresėlėnės i nivelit tė integrimit,
pra edhe i fushave tė politikės, objekt i bashkėpunimit tė
parashikuar nė Marrėveshjen pėr Komunitetine Evropian
kėshtu mund tė formulohen mė njė fjali ndryshimet e sjella
nga DNjE. Kėtu ėshtė e rėndėsėsishme tė shihet, qė kėto
ndryshime nuk do tė kishin qenė aspak tė mundshme pėr tu
realizuar nė kėtė formė pa hapat e vegjėl dhe tė shumtė tė
viteve, qė pasuan krijimin e KEE, si dhe pa pėrvojat e
jetuara
nga dhe nė shtetet anėtare gjatė kėsaj periudhe nė kuadėr tė
bashkėpunimit. Gjithashtu duhet vėnė nė pah edhe fakti, qė
kėto ndryshime do tė ndikonin zhvillimin e jashtėm si
faktorė shumė tė rėndėsishėm pėrcaktues. |
[Autor: Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i
faqes]
|