Etapa 2
Lart Pėrmbledhje Etapa 1 Etapa 2 Etapa 3 Etapa 4 Bilanc

 


 

Bashkimi Evropian

Analizė e Procesit tė Integrimit (I) - Etapa 2

Nga KEQĒ deri nė themelimin e Komunitetit Evropian pėr Ekonominė

Udha drejt KEE

Etapa e Dytė pėrfshin periudhėn nga Hyrja nė fuqi e Marrėveshjes sė KEQĒ deri nė themelimin e Komunitetit Evropian pėr Ekonominė (KEE). Pas dėshtimit tė planeve ambicioze pėr themelimin e njė Komuniteti Evropian pėr Mbrojtjen nė vitin 1954 – dhe lidhur me kėtė edhe tėr njė Komuniteti Evropian Politik -, pra, pėr njė bashkėpunim mbikombėtar nė njė sektor tejet politik dhe tė ndjeshėm, lindi pyetje "Po tani"? Nė kėtė situatė qeveritė e shteteve tė Beneluksit paraqitėn propozime pėr hapa tė mėtejshėm integrimi, tė cilat do tė pėrqendroheshin tanimė nė fushėn e ekonomisė.
 

1955: Konferenca e Mesinės

Propozimet e shteteve tė Beneluksit u diskutuan nga Ministrat e Jashtėm tė shteteve anėtare tė KEQĒ nė Konferencėn e Mesinės, mbajtur nė vitin 1955, dhe u pranuan nė mėnyrė shumė pozitive. Nėn kryesinė e Ministrit tė Jashtėm belg Paul-Henri Spaak u krijua njė komision i pėrbėrė nga pėrfaqėsues qeverish, i cili duhej tė hartonte njė raport, dhe nė kėtė iniciativė u ftua edhe Britania e Madhe, e cila u tėrhoq sėrish nė nėntor 2005, pasi nė gjykimin e saj krijimi i njė zone tregtie tė lirė nuk kishte shanse realizimi.
 

1956: Raporti Spaak

Raporti Spaak i paraqitur nė prill 1956 ishte mė pas baza pėr bisedimet, qė u zhvilluan nė pjesėn tjetėr tė vitit dhe gjatė tė cilave duhej tė gjendej me shumė  pėrpjekje njė kompensim i drejtė interesash, veēanėrisht mes Gjermanisė dhe Francės.
 

1957: Nėnshkrimi i Marrėveshjeve tė Romės;
Themelimi i KEE

Por nė pėrfundim tė tyre u bė e mundur tė bihej dakord, dhe pėr pasojė marrėveshjet nė lidhje me themelimin e  njė Komuniteti Evropian pėr Ekonominė (KEE) si dhe tė njė Komuniteti Evropian pėr Ēėshtje Bėrthamore (KEA) u nėnshkruan nė 25 mars 1957 nė Romė – prej nga morėn edhe emėrtimin Marrėveshjet e Romės — nga gjashtė shtetet anėtare tė KEQĒ (fotografia poshtė) duke hyrė nė fuqi mė 1 janar 1958



Elemente tė Marrėveshjes sė KEE
 

Nė qendėr: Politika tė pėrbashkėta

Fillimisht unė do tė doja tė pėrmblidhja shumė shkurt pėrmbajtjen e Marrėveshjes mė tė rėndėsishme mbi KEE, tek e cila unė do tė dėshiroja tė kufizohesha nė kuadėr tė kėtij vėshtrimi tė pėrgjithshėm nė mbi 60 vjet proces integrimi.  Nė plan tė parė qėndronte objektivi i ngritjes sė njė tregu tė pėrbashkėt, qė do tė thoshte heqje e plotė e kufijve tregtarė midis vendeve pjesėmarrėse, ku ndėr tė tjera bėnin pjesė – tė detyrueshme pėr nga pikėpamja funksionale – njė doganė e jashtme e pėrbashkėt si dhe njė politikė e pėrbashkėt pėr tregtinė. Pikėrisht ky ishte edhe objekti i pjesės mė tė madhe tė dispozitave tė marrėveshjes. Shumė tė pėrgjithshme mbetėn pėrkundėr kėsaj informacionet dhe udhėzimet pėr koordinimin e politikės ekonomike dhe monetare si dhe nė sektorė tė tjerė, sikurse pėr shembull nė politikėn agrare, atė tė qarkullimit rrugor apo aspekte tė caktuara tė politikės sociale.

Pra nėse krahasojmė Marrėveshjen me kushtetutėn e njė sistemi kombėtar politik kemi tė bėjmė me njė situatė krejt ndryshe. Ndėrsa nė kushtetutat e sistemeve kombėtare politike nuk ka sqarime nė lidhje me politika apo sektorė tė veēantė, nė Marrėveshjen e KEQĒ kėto dispozita pėrbėjnė thelbin
.
 

Elemente tė Marrėveshjes sė KEE nė njė vėshtrim


 

Institucione

Natyrisht kjo Marrėveshje pėrmban edhe dispozita klasike kushtetuese, dhe pikėrisht nė ato pika, ku bėhet fjalė pėr ngritjen e strukturės institucionale tė Komunitetit tė ri dhe pėr raportin e organeve me njėri-tjetrin. Nė lidhje me kėtė pikė, pra me institucionet, unė do tė doja tė jepja kėtu vetėm disa terma kyēe, pasi hollėsisht me kėtė temė do tė merremi nė kursin bazė 4.
 

Kalim kompetencash nė favor tė shteteve anėtare

Si bazė pėr strukturimin e kuadrit institucional shėrbeu Marrėveshja pėr KEQĒ, gjė qė tregohet edhe nė faktin e huazimit tė emėrtimeve tė tre organeve (Kėshilli i Ministrave, Asambleja dhe Gjykata). Nė vend tė Instancės sė Lartė u ngrit njė komision, i cili duhej tė ishte iniciatori pėr politikėn komunitare dhe zbatimin e saj, por qė krahas kėsaj kishte edhe disa kompetenca tė tijat tė pavarura. Gjithsesi, pėrsa i pėrket  raportit mes mes Komisionit dhe Kėshillit tė Ministrave – krahasuar me KEQĒ – konstatohet njė kalim i kompetencave drejt Kėshillit, pra drejt shteteve anėtare.
 

Bilanc i Etapės sė Dytė

Pėrsa u pėrket faktorėve pėrcaktues tė procesit tė integrimit, tė cilat kanė interes pėr ne, kėshtu nė pėrfundim tė Etapės sė dytė mund tė thuhet, se mbresat e lėna menjėherė pas luftės  dhe – lidhur me kėtė – motivi kryesor i garantimit tė paqes dalin mė shumė nė plan tė dytė, ndėrsa interesat e shteteve kombėtare autonome kanė tendencėn pėr tė dalė nė plan tė parė. Kjo shihet, ndėr tė tjera, edhe nė kalimin e sapopėrmendur tė kompetencave nga Komisioni drejt Kėshillit tė Ministrave, pėrfaqėsisė sė shteteve kombėtare nė strukturėn institucionale tė KEE sė sapokrijuar.

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

... shko mė tej te Etapa 3: Nga KEQĒ der te Dokumenti i Njėsimit Evropian ...

[Kreu i faqes]

 


Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne .