Etapa 1
Lart Pėrmbledhje Etapa 1 Etapa 2 Etapa 3 Etapa 4 Bilanc

 


 

Bashkimi Evropian

Analizė e Procesit tė Integrimit (I) - Etapa 1

Nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore deri nė KEQĒ

Garantimi i paqes pėrmes ngritjes sė organizatave ndėrkombėtare

Analizėn e procesit tė integrimit do ta fillojmė me Komunitetin Evropian pė Qymyr dhe Ēelik (KEQĒ) dhe me pyetjen: si u mbėrrit deri kėtu?

Njė motiv tejet vendimtar kėtu ka qenė pa dyshim katastrofa e Luftės sė Dytė Botėrore, e cila nė periudhėn e pasluftės ēoi nė themelimin e disa organizatave, tė cilat do tė pėrjashtonin mundėsinė e pėrsėritjes sė saj dhe do tė mundėsonin bashkėjetesėn paqėsore tė popujve. Kėtu duhet pėrmendur ndėr tė tjera themelimi i Kombeve tė Bashkuara nė vitin 1945, ngritja e Fondit Monetar Ndėrkombėtar gjithashtu nė vitin 1945, sikurse edhe GATT (Marrėveshja e Pėrgjithshme pėr Doganat dhe Tregtinė), e cila hyri realisht nė fuqi nė vitin 1948. Dhe nė fund nuk duhet harruar krijimi i Kėshillit tė Evropės, statuti i tė cilit u nėnshkrua nga anėtarėt themelues nė maj tė vitit 1949
.
 

Nė kėrkim tė formave tė njė bashkėpunimi mė tė ngushtė

Pėr tė gjitha organizatat ndėrkombėtare dhe ato evropiane pėrmendur deri mė tani ka qenė i pėrbashkėt fakti qė nė tė gjitha rastet bėhej fjalė pėr forma tė pastra ndėrshtetėrore tė bashkėpunimit  - megjithėse, referuar  Kėshillit tė Evropės nė Kongresin e Hagės ishin ngritur kėrkesa tejet largpamėse nga tė ashtuquajturit "Federalistė". Mbrojtėsit e idesė sė njė shteti federal evropian, pra tė njė forme shumė tė gjerė bashkimi, filluan tė kėrkonin mundėsi, qė tė paktėn nė disa fusha tė caktuara tė arrinin njė njė shkallė mė tė madhe integrimi, duke shpresuar qė nė kėtė mėnyrė tė mbėrrihet nė njė zgjerim nė rritje tė fushave tė bashkėpunimit.



Pala franceze ofronte njė mundėsi konkrete zbatimi tė njė strategjie tė tillė, e cila veē tė tjerash ishte nė pėrputhje me interesat kombėtare, pikėrisht sektori i industrisė sė qymyrit, hekurit dhe ēelikut. Pėrmes bashkėpunimit nė kėtė fushė jo vetėm do tė mundėsohej zhvillimi i industrisė sė rėndė gjermane por edhe do t’i jepeshin shtysa procesit tė pajtimit gjermano-francez. Pėr kėtė arsye nė maj 1950 Ministri i atėhershėm Francez pėr Punėt e Jashtme, Robert Schuman, paraqiti njė projekt pėr ngritjene njė autoriteti pėr kontrollin e prodhimit tė qymyrit dhe ēelikut nė Republikėn Federale dhe nė Francė, tė ashtuquajturin Planin Schuman.
 

Prill 1951: Nėnshkrimi i Marrėveshjes pėr Themelimin e KEQĒ

Qė pas njė muaji pas paraqites sė kėtij plani u thirr njė konferencė qeveritare, e cila trajtoi propozimin e bėrė, dhe pas pak kohėsh, nė prill 1951, nė Paris u arrit qė Marrėveshja mbi Themelimin e KEQĒ tė nėnshkruhej nga Franca, Republika Federale e Gjermanisė, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda (shih fotografinė vijuese).


 

KEQĒ si organizatė mbikombėtare

Nė kėtė mėnyrė u krijua njė Organizatė e njė tipi krejtėsisht tė ri dhe kjo nė pikėpamje tė dyfishtė: kėtu bėhej fjalė jo vetėm pėr njė zonė tegtie tė lirė por edhe pėr ngritjen e njė tregu  tė pėrbashkėt, dhe nė fakt nė njė fushė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr kohėn e atėhershme. Shtetet anėtare ua kaluan njė pjesė tė konsiderueshme tė sovranitetit tė tyre institucioneve tė sapokrijuara mbikombėtare.
 

Aparati institucional i KEQĒ

Struktura institucionale pėrbėhet nga gjithsej katėr institucione qendrore: e ashtuquajtura Instanca e Lartė pėrbėhet nga nėntė anėtarė, tė cilėt pėrmbushnin detyrat e tyre tė pavarur nga shtetet anėtare. Kompetencat, qė Marrėveshja i njihte kėsaj instance, i pėrkasin njė fushe shumė tė gjerė dhe pėrmbajnė ndėr tė tjera edhe ndalimin e subvencioneve apo, nė kushte tė caktuara, kontrollin e ēmimeve. Vendimet e kėsaj instance nė tė tilla ēėshtje janė drejtpėrsėdrejti tė efektshme dhe tė detyrueshme!



Kėshilli i Ministrave, i pėrbėrė nga njė pėrfaqėsues pėr ēdo vend, i shėrben koordinimit mes Instancės sė Lartė dhe Qeverive. Krahas kėsaj, nė raste tė caktuara, edhe pse nė shumė pak tė tilla, ai mbikqyr aktivitetet e Instancės sė Lartė. Kėshtu, pėr shembull pėr deklarimin e njė krize tė dukshme, qė ishte kusht paraprak pėr operimin me kuota prodhimi, ėshtė i domosdoshėm miratimi i tij. Modalitetet e votimit nė Kėshill varen nga ēėshtja, pėr tė cilėn bėhet fjalė, ku parashikohen kushtet e miratimit unanim, me shumicė tė kualifikuar dhe me shumicė tė thjeshtė.

Asambleja e Pėrbashkėt pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė dėrguar nga parlamentet kombėtare dhe kryen funksione thjesht kėshilluese. Institucioni i katėrt dhe i fundit, i sjellė nė jetė pėrmes Marrėveshjes sė KEQĒ, ėshtė Gjykata, detyra e sė cilės ėshtė qė nė raste konfliktesh mes shteteve anėtare, mes organeve tė KEQĒ si dhe mes shteteve anėtare dhe organeve tė marrė vendimet pėrkatėse duke u bazuar nė pėrcaktimet e Marrėveshjes
.
 

Bilanc i Etapės sė Parė: KEQĒ si organizatė e njė tipi tė ri

Nė mbyllje tė Etapės sė Parė tė ekskursit tonė pėrmes zhvillimit tė BE-sė mbetet tė pėrcaktojmė njėherė e mirė, qė me KEQĒ nė fakt u krijua diēka krejtėsisht e re, e cila ndryshonte ndjeshėm nga tė gjitha organizatat e tjera tė krijuara gjatė kėsaj periudhe. Kjo ishte njė strukturė, nė kuadėr tė sė cilės bashkėpunonin nė fakt shtete kombėtare, por qė dėshmonte tipare qartėsisht tė identifikueshme, tė tilla sikurse deri mė atėherė njiheshin vetėm prej sistemeve kombėtare politike.

[Autor: Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

... shko mė tej te Etapa 2: Nga KEQĒ nė themelimin e Komuntetit Evropian pėr Ekonominė ...

[Kreu i faqes]

 


Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni, Ju lutemi, te ne .