|
Pėrmbajtja
Temat e librit metodik
online mbi BE:
Hyrje
Rėndėsia e BE
Ēfarė ėshtė BE?
Zhvillimi i BE
Institucionet e BE
Kėrkimet nė internet rreth BE
|
|
Bashkimi Evropian
BE bėn pjesė nė projektet mė tė rėndėsishme tė paqes
nė gjithė historinė. Pas luftrash tė panumėrta, brenda njė periudhe
shumė tė shkurtėr kohore, u arrit, qė nė kontinentin e vogėl tė
vendosej paqja pėrmes integrimit. Ata, qė dikur ishin armiq,
bashkėpunojnė tani ngushtė me njėri tjetrin nė pothuaj tė gjitha
fushat. Konfliktet zgjidhen me anė bisedimesh. Kjo ėshtė njė arsye,
qė BE ka gjetur nė mbarė botėn vlerėsimin e njė shembulli pėr
bashkėpunimin rajonal dhe tė modelit pėr politikėn e shekullit XXI.
Edhe ata, qė nuk dinė shumė rreth BE, dinė tė paktėn qė ai ėshtė nė
njė farė mėnyre i komplikuar. Mes mėsuesve/eve tė politikės tema e
Evropės shkakton zakonisht reflekse mbrojtjeje. Pėr asnjė temė
tjetėr nuk ėshtė aq e vėshtirė tė rekrutosh dhe motivosh
pjesėmarrės. E nėse kemi parasysh, se sa e madhe ėshtė
rėndėsia e BE pėr tė gjithė
qyetarėt/et, atėherė ky ėshtė natyrisht njė fakt shqetėsues. |

|
Probleme nė pėrēimin e BE
Kompleksiteti i sistemit tė BE ėshtė me siguri njė arsye kyēe,
pse ėshtė kaq i vėshtirė pėrēimi i BE. Por ka edhe probleme tė tjera:
BE ndryshon vazhdimisht. Sa arrijmė tė informohemi rreth
ndryshimeve kontraktuale, vendeve nė parlament dhe ponderimit tė votave
nė Kėshillin e BE, ka ndryshuar sėrish ēdo gjė. Libri im metodik nė fakt
sapo ėshtė botuar, por ja qė nuk ėshtė mė aktual.
BE ėshtė delja e zezė. Tė gjitha vendimet e papėlqyeshme i
atribuohen BE. Por qė nė kėtė proces vendimmarrjeje kanė marrė pjesė tė
gjitha shtetet anėtare me qeveritė e tyre, kjo anashkalohet. Ndaj BE ka
njė imazh tė keq. E kush nuk i njeh tė gjitha legjendat e paragjykimet
pėr "ata tė Brukselit".
BE ėshtė krejt ndryshe nga gjithēka tjetėr, qė ne njohim. Nuk e
fusim dot nė ndonjė nga sirtarėt tanė. Nuk e vendosim dot nė njė
kategori tė njohur pėr ne. Ai nuk ėshtė as njė organizatė ndėrkombėtare
"normale", as nuk funksionon si sistemi ynė politik kombėtar.
Thelbi dhe struktura
Kėto probleme nė pėrēim formojnė sfondin, i cili bėn tė dallueshėm
thelbin e kėtij kompleksi tematik. Nė qendėr gjejmė problemin, se si tė
pėrēojmė njė ide bazė dhe tė pavarur rreth BE, qė do tė ndihmojė jo
vetėm pėr tė kuptuar zhvillimin e deritanishėm tė BE, por, krahas kėsaj,
edhe tė kategorizojmė dhe vlerėsojmė eventet e ardhshme.
Pėr ne, shprehimisht, nuk ėshtė e rėndėsishme tė bėjmė njė hyrje tė
plotė nė objektin tepėr kompleks tė BE. Kjo nuk do tė mund tė realizohej
nė kuadėr tė kėtij libri metodik online. Ne kemi pėrzgjedhur nė mėnyrė
tė vetėdijshme pesė dimensionet e mėposhtme:
Kapitulli 1
i kushtohet
rėndėsisė sė BE, qė zor se mund tė mbivlerėsohet. Kjo vlen,
natyrisht dhe para sė gjithash, pėr qytetarėt e BE - por jo vetėm pėr ata.
Pėr shkencėn politike bėhet fjalė pėr njė temė veēanėrisht
sugjestionuese. Ajo merret me BE si njė laborator pėr global governance.
Ky kapitull, ndėr tė tjera, sjell nė vėmendje edhe kėrkesat e veēanta qė
duhen plotėsuar, nė rast se duam tė merremi me BE.
Kapitulli 2
shtron pyetjen nė dukje tė thjeshtė: ēfarė ėshtė BE? Dhe
tregohet, qė nė fakt ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė pėrgjigje, nėse
fiksohemi pas modeleve tė vjetra tė politikės. Nė rastin e BE kemi
nevojė pėr njė model tė ri, i cili ėshtė njė sistem disanivelesh.
Kapitulli 3
analizon zhvillimin e BE. Kushti paraprak pėr tė krijuar njė
gjykim tė pavarur nė rastin BE nė ndryshim tė vazhdueshėm ėshtė tė
pasurit e njė perspektive afatgjatė. Sepse vetėm kėshtu bėhen tė
dallueshėm faktorėt determinantė mė tė rėndėsishėm, qė ndihmojnė nė
shpjegimin e progreseve dhe krizave tė sė shkuarės, sikurse edhe ato tė
sė tashmes e sė ardhmes. Ky kapitull pėrmbyllet me njė
vėshtrim pėrmbledhės rreth risive,
qė solli Traktati i Lisbonės, hyrė nė fuqi mė 1 dhjetor 2009.
Kapitulli 4
hedh dritė
mbi sistemin e vendimmarrjes nė BE. Kėtu prezantohen shkurtimisht
organet kryesore: Komisioni Evropian, Kėshilli i BE ("Kėshilli i
Ministrave"), Parlamenti Evropian (PE), Kėshilli Evropian dhe Gjykata
Evropiane. Por do tė bėhet fjalė edhe pėr nivele tė tjera tė sistemit
disanivelesh tė BE si dhe pėr mėnyrėn se si ndėrveprojnė institucionet e
BE nė kuadėr tė "procedurės sė rregullt ligjvėnėse".
Kapitulli 5
trajton problemin e pėrēimit, me fjalė tė tjera, qė ēdo gjė qė shkruhet
rreth BE, vjetėrohet shpejt. Kush kėrkon tė mbetet i aktualizuar, duhet
t'i referohet vazhdimisht internetit. Ky kurs bazė ofron njė hyrje
komplete nė kėrkimin profesional nė internet rreth temės sė BE.
Teknikat e pėrshkruara aty, natyrisht, mund tė pėrdoren me sukses edhe
pėr ēdo temė tjetėr.
Sikurse nė tė gjitha komplekset tematike tė D@dalos edhe kėtu do
tė gjeni njė listė pėrmbajtje me
linke direkte pėr tė gjitha faqet e kėtij libri metodik online.
Sfondin e kėtij libri metodik online e pėrbėn fakti, qė njohuritė rreth
BE janė shumė prapa nė krahasim me domethėnien e tyre praktike pėr
pothuaj tė gjithė sektorėt nė Evropė. Vetėm duke e kuptuar qė nė themel
kėtė organizatė komplekse mund tė krijohet njė gjykim i mirėargumentuar
duke lėnė mėnjanė paragjykimet dhe legjendat e ditės. Nė kėtė drejtim ne
duam tė japim kontributin tonė.
... shko mė tej te Kapitulli 1: Rėndėsia e BE...
-----------------------------------------------
Falėnderojmė Komisionin Evropian, nga "Audiovisual Library" e tė cilit
kemi marrė disa prej fotografive tė pėrdorura kėtu:
http://www.europa.eu.int/comm/mediatheque/index_en.html
[© Teksti dhe grafikėt: Shoqėria
Agora]
|